Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, aktualisht zëvendësministër i Transporteve, hedh kritika të forta mbi PD-në dhe kryeministrin Berisha, për mospërfshirjen e ballistëve në listat e demokratëve. Në një intervistë për GSH, Alimadhi e quan këtë një padrejtësi, pasi PD sipas tij i harroi ballistët dhe u afrua me komunistët. “Është një padrejtësi që iu bë ballistëve dhe PBK-së dhe nuk duhej të ndodhte kështu, por edhe ne duhej të ishim pjesë e listës së PD-së dhe të trajtoheshim njësoj si të tjerët, pasi PBK-ja ka një kontribut të pamohueshëm në të djathtën shqiptare. Padrejtësia na u bë nga Partia Demokratike. Kryesia e partisë i kërkoi përgjigje zyrtare PD-së dhe kryeministrit Berisha që edhe ne të trajtoheshim të barabartë me aleatët e tjerë, pasi mendoj se askujt më parë se PBK nuk i takonte që të vendoseshin në listat e sigurta të PD-së si disa çapaçulë dhe të përjashtohej Balli Kombëtar. Jemi i vetmi subjekt politik që i dolëm komunizmit përpara dhe morëm plumbin prej tij, eshtrat e mijëra ballistëve ndodhen të shpërndarë në arat e këtij kombi, të cilët kërkuan një Shqipëri pa komunizëm, pa diktaturë, një Shqipëri të lirë, demokratike, etnike të bashkuar dhe të vëllazëruar, pra kush u sakrifikua dhe kush fiton, kjo është një e padrejtë që bëri PD ndaj PBK. Ky veprim do të ngelet dhe mbahet mend gjatë në historinë e kombit shqiptar si padrejtësi që PD i ka bërë Ballit Kombëtar. Ndaj ne i drejtuam PD-së një letër zyrtare kur e kërkonim përfshirjen e listën e saj njësoj si aleatët e tjerë”, thotë ai.
Ndërsa në lidhje me përfshirjen në listat e demokratëve të ish-socialistit Islami, kreu i PBK-së thotë se është përgjegjësi e PD-së përfshirja e ish-komunistëve si ai.
“Për mua nuk është aspak normale. Por meqë kanë vendosur që të afrojnë pranë vetes Islamin, ish-komunist apo ish-sigurimsa të shtetit, kjo është përgjegjësi e PD-së. Një gjë e them me siguri, nuk ka më ballistë në Shqipëri të votojnë për Kastriot Islamin, kur Partia Demokratike nuk na do, atëherë ballistët për kë do të votojnë, prandaj edhe thirrja ime është shumë e ndershme: mblidhuni ballistë në shtëpinë tuaj dhe votoni partinë e të parëve tuaj, votoni për gjakun, eshtrat, vuajtjet, internimet, dëbimet, përbuzjen dhe përbaltjen e padrejtë nga kriminelët komunistë. Nëse bashkohen të gjithë ballistët në mbarë vendin, ata që janë tek PD-ja apo në parti të tjera, ju garantoj se do të jemi surpriza e zgjedhjeve të 23 qershorit”.
Allimadhi thotë se në PD ka plot ish-komunistë dhe ish-sigurimsa, megjithatë partia e tij do të kontribuojë në fitoren e së djathtës.
“Janë nga të gjitha anët. Ish-komunistët dhe ish-sigurismat kanë gjetur strehë tek partitë, pasi ju e dini shumë mirë që brenda në Shqipëri janë, se nuk ikën jashtë shtetit. Ne do kontribuojmë me çdo kusht për fitoren e të djathtës shqiptare dhe do ta quaja mandatin e tretë si mandatin e vazhdimësisë”, thotë ai.

Po ti mor dordolec i Ballit Kombetar mendon se te ardhi koha te lehesh kunder komunisteve qe sakrifikuan per ta bere shqiperine vend me dinjitet se po te ish per liderat tuaj te mesjetes ajo do kish ngelur anadollake , ne mos do ishte fshire fare nga harta gjeografike.Nuk zute njehere mend ju morra te historise.
Landi.Mire ja thua por dua te beje nje dallim qe edhe sot abuzohet .Fjala komuniste ne Shqiperi presupozon te keqen qe hoqem .Por edhe sot populli nuk e di se cilen te keqe hoqem .Shqiperia u shkeput nga sistemi i meparshem se nuk egziston me .Ra BRSS komunizmi si sistem u fshi .Tani me kemi neper kembe bishtat e tije qe kane te injektuar dozen komuniste si praktike per te vepruar .
Nuk duhet barazuar Saliu me te gjithe ata burra te ndershem dhe partiot qe mbanin dikur testen e PPSh.Saliu eshte nje lloje i vecante komunisti qe kur ja donte puna ulerine ,qeshte ,denonte e persekutonte ne emer te PPSH.Per keto ka shume fakte qe nuk mohoen .Medalja tjeter e Saliut qe e kompromenton figuren e tije komuniste jane lidhjet e tije jashte interesit kombetar.Ky nuk quhet me komuniste por shites i interesave kombetare dhe pengus i proceseve te integrimit te Shqiperise ne familjen Evropjane .Per keto ka mjafte fakte. Komunistet e vertet qe themeluan shtetin shqiptare mbas luftes se dyte boterrore jo qe nuk jane me por dhe ata qe kane mbetur jane pa force qe ti bejne keq Shqiperise .Te pjellte e tyre kane me shume fakte ne duar dhe nuk bejne duvane e te shkuares .Kuptojne me mire se kushdo tjeter se per cfare ka nevoje Shqiperia .Keta qe ka mbledhur Saliu dhe qe ankohet Balli Kombetare jane pjesa ne e degjeneruar e atyreve qe mbanin testen e PPSH.Njerez me karakter te njejte ose te perafte me te Saliut. Per kete Balli ka te drejte.
Skam cte shtoj tjeter nga komenti i Landit vetem ju sugjeroj ballisteve qorra qe ta kuptojne nje here e mire,le qe e di qe e kane kuptuar por sja u mban bytha te flasin se qenia e kreut te pd-s komunist i thekur afermend qe nuk do te pranonte ne gjirin e saj bashkepuntoret e nazizmit.
Në një farë mënyrë,Almadhi ka një të drejtë:Kritika ndaj ramizistit Berisha dhe PD mbushur me sigurimsa për vazhdimesi projekti. Unë jam i majtë dhe kam tjeter koncept për Ballin Kombetar,organizate pluraliste shqiptare gjer ne Konferencën e Pezes të cilen edhe sipas dokumentave italiane te kohes,janë ata qe e braktisen dhe per kete Lexo gazeten shqiptare Telegraf te vitit te kaluar ku flitet edhe per terroristin Isa Toska! Pas Konferences se Pezes thone dokumentat italiane,Balli Kombetar iu bashkangjit fashizmit dhe me vone nazisteve gjermane!Ne gjithe Europen ata qe bashkpunuan me nazifashizmin u quajtën kolaboracionistë! Me sakte per Ballin Kombetar flet Xhelal Staravecka qe i tregon se si bashkpunonin dhe morën cfarë meritonin,sidomos krahu ekstremist qe u nda nga krahu nacionalist!Alimadhi keto mund ti mbulojë,por jane realitete te pavdekshme dhe mbetën si turp i ballit Kombetar!Fillimi po,por mosdistancimi nga bashkpunimi me pushtuesit(arsyeja e penti it te komunizmit,nuk qendron e para se nuk mund te pengohej ajo fryme e re,atehere,se dyti,sepse nuk mund te behesh me pushtuesin per te vrare vellain tënd qe ka bindje tjeter!…Natyrisht,per kohen BK morì ate qe dhe meritoi,por dhe partizane te shumte u vrane prej ballisteve qe pushtuesit i conin perhere pararoje…edhe per mbrojtjen e vetes.Cte benin komunistet,partizanet,populli i rrebeluar nga pushtimi i huaj?…Të mbetesh ne llogore mbrojtese per Ballin bashkpunetor,nuk ke fitore!Natyrisht edhe me pas komunistet staliniste ku perfshihet Saliu,Kastriot Islami(projekti te drejtoje PD)Ritvan Bode(vullnetar i Enverit eshte ne fotot e takimeve me H.Milloshin)e gjer tek ish vullnetari i ri i Enverit,Luciano Boce(me pas shkoi tek Zogu e pastaj kerceu ne PD)e perfundo me spiunet e njohur te sigurimit(krahu i Jagove-dore Beogradi)si Olldashi,Patozi,e dil lart tek Jozefina!Per keta Alimadhi ka te drejte dhe ketu jemi bashke!Se pari sepse e degjeneruan demokracine me korrupsion,familjaritet e gjer dhe vrasje ne Gerdec e 21 janar,së dyti,jane ne pushtet dhe kryedrejtim shqiptaresh dhe nuk hapin dosjet e tyre!Perse?Nuk kam degjuar dhe me sa kam vezhguar shtypin, mund te mos jemi dakord me Alimadhin per luften clirimtare ku BK braktisi konferencen e Pezes,por une nuk mund ti them dot si shqiptar qe i dua te miren dhe Alimadhit,se ai eshtë spiun i sigurimit…Kjo e nderon ate dhe jam i bindur se ai dhe une po te kishim pushtet dosjet tona do tja benim prezent shqiptareve!Ketu jam me Alimadhin:spiunet e Jagos se Beogradit,fillo me pardesybardhin kryesor Berisha,jane spiune te peshtire te sigurimit te shtetit!Alimadhi ka te drejte kur proteston kunder mospjesmarrjes se BK ne ndarjen e deputeteve ne zona,nga PD! Por nuk duhej te priste tjeter vendim prej Jagove!Dakort qe vendit i duhet nje e djathte e paster, e ndershme, luajale dhe e forte,dhe Partia FRPD,ka shenja pozitive, megjithse edhe ajo i shpetoi vlersimit historik per aleance me opoziten te perkohshme, me qellim kryesor thyerjen perfundimtare te Jagove te Ramizit,ku Jagoistet Berisha-Islami-Selami-Basha-Topalli,mesiguri do të groposen kete rradhë!Nuk dyshoj se arsyet e Alimadhit pergjithsisht jane te drejta dhe i sherbejne demokracise;por spostimi i tij djathtas eshtë nje gabim qe po e vuan kjo parti e vjeter dhe me fillim te mire gjer ne Konferencen e Pezes!…BK,nuk ka qene asnjehere ne fillimet e saj parti e djathte,por mund ta quaj parti të qendres se majte,pavarsisht se lideret e saj me Frasherin kryetar,vinin nga shtresa te larta!Por rradhet e Ballit,eshte e vertet(te mos lezetosemi me ato qe shkruanim ne monizem)mbusheshin me qytetare te shquar, fshatare te mesem bile dhe te varfer!Eshte shkruar se BK nuk ishte parti e se djathtes ne fillimet e saj, por e qendres se majte,natyrisht aspak komuniste!Alimadhi keto vlera mendoj se duhet ti dije dhe ti ruaj,para se të shkoj kot me kot ne të djathte!Sektarizmi i tij per te mbrojtur gjithshka te BK,nuk i ben mire kesaj partie e cila ka merite se eshte partia me e vjeter shqiptare dhe ka nisje te mire edhe sipas studiuesve te huaj, gje qe e thame,u prish pas Konferences se Pezes dhe vet BK u nda atehere ne dy pjese!…Do të me pelqente per racionalitet politik reformimi i vertet i vijes politike,duke gjetur anet pozitive dhe lene pas ato negativet,ku bashkpunimi me nazifashizmin eshtë pika me e zeze e kesaj partie te vjeter,aspak e reformuar!…Natyrisht eshtë e drejte e Alimadhit te pretendoje te fitoje mandatin e trete Berisha; por pikerisht me keto fjale,ai si Ali Kelcyra, me traktatin e tij,i heq tullen e themelit,keshtjelles se tij BK dhe e rrezon si prej rere!Sepse kritikon me të drejte neokomunistet ramiziste dhe spiunet e shumte, ne PD dhe,si Ali Kelcyra qe flinte i ruajtur nga italianet, edhe Alimadhi kerkon te fleje tek Berisha!Eshte kontradiksion i madh pasi Alimadhi nuk bashkohet as me FRPD, apo Gjinushin e PSD,qe i ka zene vendin ne qendren e majte,por me Berishen!Sepse Berisha spiun sigurimi dhe Jago i Ramizit, kerkon mandatin e trete!Abas Ermenji qe pata rastin ta takoje dy here,ishte me preciz me gabimet e tij,gjat luftes dhe me i pozicionuar ne qendren e majte,aty ku ka edhe me shume mbeshtetes BK, te cilet edhe pse kane patur dike a disa me Ballin Kombetar,e dine qe kane qene te majte te qendres(jo komuniste)por kurre te djathte!Alimadhi ka dhe s’ka te drejte me keto deklarime qe e largojne nje cast nga Berisha, por e mbajne lidhur pergjithmone rreth tij!Nuk eshtë shtepia e BK ne të djathte!Ky gabim i rende,pas gabimit katastrofik te bashkpunimit me nazifashizmin ne luften nacionalclirimtare,eshte shkaktar i disfates elektorale te Zotit Alimadhi qe pas zgjedhjeve duhet, mendoj,te reflektoje thelle e te rigjeje pozicionin e humbur pas Konferences se Pezes!Megjithse eshte ndofta vone:Partite politike si kudo dhe ne Shqiperi duhet te vdesin!Jane Banda militantesh per pushtet e korrupsion,zyrat e tyre jane zyra kuadri vetem per keta militante qe shpesh jane te dhunshem, pa kulture qytetare e profesionale;por të ethshem per para!…Fakt eshtë vet Berisha dhe te tjere!Revoucioni Web,zhdukja e NJESHAVE dhe dalja e ARBITRIT qe nuk merr poste,shkurtimi i vendeve ne parlament,rrogat e tyre dhe mosfinancim i partive,do ngjitin demokracine reale ne nje shkalle me të larte!Edhe pse ende nuk kuptohet Levizja…(Partite vdesin) e ardhmja i takon verdiktit te lire,te Sovranit!Alimadhi i mbetet te kuptoje kohen dhe te gjeje rruget e duhura tek Sovrani dhe jo tek shtepia e tij kulle e vjeter me frengji,nga shtie e ende i shtjen me lufte klasash te pazhdukur, Jagot qe ai i do të fitojne mandatin e trete(?!)…