Mbi 5600 studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e Universitetit të Tiranës për të ndjekur studimet e ciklit të parë.
Rektori i Universitetit, Mynyr Koni, bën të ditur se kuotat e pranimit për vitin e ri akademik janë rritur jo vetëm për studimet Bachelor, por edhe për ato Master.
Rektori sqaron se tarifat e reja studimit do të miratohen pasi qeveria të caktojë tavanin e tyre.
Rriten me 5% pranimet në Universitetin e Tiranës për vitin e ri akademik.
Rekori, Mynyr Koni, thotë se mbi 5600 studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e këtij Universiteti për të ndjekur studimet Bachelor.
Mynyr Koni: Për vitin akademik 2017-2018, Universiteti i Tiranës ka miratuar në total 6444 kuota. Për studentët shtetas shqiptar, këtu bëjnë pjesë 5631 kuota.
Janë miratuar kuota për kategori të veçanta, 160. I kemi miratuar në total për t’u dhënë shans të gjithë aplikantëve të fitojnë të drejtën për t’u regjistruar në Universitetin e Tiranës.
Rektori sqaron se tarifat e reja të studimit do të përcaktohen pasi qeveria të miratojë tavanin e tyre.
Mynyr Koni: Për ciklin e parë tarifat nuk mund t’i miratojmë për faktin se ligji autorizon Këshillin e Ministrave për të nxjerrë një vendim se kush është kufiri maksimal i tarifave të shkollimit.
Ato që ne kemi miratuar janë tarifat për vitin 2016-2017. Vonesa e këtyre ka ardhur për shkak se në fund të muajit mars nga ana Ministrisë së Arsimit, neve na ka ardhur një shkresë që kufiri maksimal për këtë vit do jetë ai i vitit të mëparshëm.
Vitin e ri akademik, shtim kuotash me 6-7 % do të ketë edhe për studimet Master.
Mynyr Koni: Për studimet e ciklit të dytë, Senati ka miratuar rreth 6-7% të kuotave më të larta se në vitin paraardhës.
Janë miratuar 3373 në studimet Master i Shkencave dhe 2615 në studimet Master Profesional.
Në Universiteti e Tiranës ofrohen 35 programe të ndryshme studimi. Para se të zgjedhin degën ku duan të studiojnë, rektori Koni këshillon maturantët që të konsultojnë kriteret e pranimit në faqen zyrtare të Universitetit.
Universiteti i Tiranës, kuotat 2017-2018
Fakulteti i Histori-Filologjisë 760
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 1020
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 1100
Fakulteti i Shkencave Sociale 571
Fakulteti i Ekonomisë 1280
Fakulteti i Drejtësisë 750
Filiali UT, Sarandë 150
Totali 5631
Studimet e ciklit të dytë
Master shkencor 3373 kuota
Master profesional 2615 kuota
