Grabitësi më qesharak që keni parë ndonjëherë, thërret policinë se nuk hap dot derën

Gazeta Dita

Përpjekja e një hajduti për të hyrë dhe vjedhur në një banesë ishte drejt dështimit, por ai nuk u dorëzua dhe njoftoi policinë për t’i “dhënë një dorë”.

Jason Burns, 29 vjeç, doli para gjykatës me akuzën e hyrjes me dhunë dhe grabitjes në një apartament në South Wales, në Britaninë e Madhe.

I riu tha në gjykatë se ishte i dehur dhe nuk kishte si qëllim të grabiste. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte pohimi i tij se në hyrjen me forcë të tij në banesë e ndihmoi policia.

Ai tha se i telefonoi policisë duke u deklaruar se apartamenti ishte i një shokut të tij dhe ai nuk kishte çelësin e kishte ngelur jashtë.

29-vjeçari thotë në dëshminë e tij se patrulla policore e ndihmoi që të hapte derën dhe u largua.

Vetë policia e mohoi këtë deklaratë të të riut, që u arrestua pak orë pas daljes nga shtëpia me një pasaportë që nuk e kishte të veten dhe një shumë parashë të grabitura nga banesa ku thotë se hyri me ndihmën e policisë.

Share This Article
1 Comment
  • përse jeni kaq idiotër!!
    e titulloni me “Grabitësi më qesharak ..:”dhe e vazhdoni me”hajduti për të hyrë dhe vjedhur”!!
    ku u zhduk GRABITËSI që paska thirrur policinë??
    grabitja dhe vjedhja janë dy krime të ndryshme!!
    grabitësi dhe vjedhësi janë dy kriminelë të ndryshëm!!mund të jetë dhe i njëjti person,por në dy krime të ndryshme!!
    GRABIT kal.
    1. Marr me forcë një gjë që i përket dikujt tjetër dhe e bëj timen;
    VJEDH kal.
    1. I marr dikujt diçka fshehurazi a duke e mashtruar dhe e përvetësoj, marr për vete pa leje e pa të drejtë dhe përdor diçka që s’është imja, që është pronë shoqërore ose e dikujt tjetër
    këto janë dy rastet e marra nga fjalori shqip!!fjalor i formuluar jashhtë zakonuisht keq,por që e kemi për fat!!
    ps:tek vjedhja kanë futur dhe mashtrimin që nuk duhet të bëjë pjesë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *