Lista e zgjedhësve nën mbrojtjen e task-forcës

Gazeta Dita

Lista e zgjedhësve të 25 qershorit do të kenë task-forcë të posaçme për monitorimin e tyre.

Në një deklaratë të dhënë për mediat zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandia thekson se angazhimi do të jetë i plotë në përmbushjen e misionit për një proçes zgjedhor dhe të qetë.

Qëllimi kryesor i krijimit të task-forcës është koordinimi i punës ndërinstitucionale në funksion të zhvillimit të një proçesi zgjedhor të drejtë dhe të qetë.

Ledina Mandia: “Task-forca monitoron zbatimin e rregullave ligjore në fuqi nga administrata shtetërore dhe ekzistencën e parregullsive në listat zgjedhore kurdoherë në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut gjatë proçesit zgjedhor.

Në rastet kur nga monitorimi konstatohen raste të sjelljeve apo veprimeve të kundraligjshme të cilat cënojnë mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor, task-forca procedon me njoftimin e institucioneve kompetente ligjore për ndjekjen e mëtejshme të çështjes konformë dispozitave ligjore në fuqi”.

Deklarata e Mandias ka ardhur pas kërkesës për proçedim ndaj administratorit të njësisë 2 në Tiranë, Elez Gjoza, me akuzën e regjistrimit të 70 personave në një banesë.

Për këtë rast Mandija kërkoi hetimin e shpejtë të ngjarjes nga Prokuroria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *