Volejboll, Kombëtarja e femrave mundet 3-0 nga Finlanda

Ornela

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra, u mund 3-0 nga Finlanda, në ndeshjen e parë që këto dy skuadra luajtën në Grupin A të Ligës së Europës.

Takimi u zhvillua në “National Olimpik Park” të kryeqytetit, në sallën e re të lojërave me dorë “Feti Borova”, që nuk i ka sjellë fat kombëtares kuqezi.

Humbja 3-0 është një rezultat i rëndë për kombëtaren shqiptare të rrjetës, që shpresonte në një tjetër nisje të turneut.

Por loja me hope, gabimet në pritjen e topit të parë dhe një bllok jo shumë efikas, ndikuan në këtë ndeshje, që u fitua me meritë nga Finlanda.

Volejbollistet e trajnerit Martiri humbën shpejt shkëlqimin dhe pas zhgënjimit në setin e parë, toleruan e gabuan shumë në lojën e tyre, duke mos rikuperuar dot edhe pse shikuesit ishin të shumtë dhe i mbështetën vazhdimisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *