Në mars të 2017-ës, e përditshmja “The Sun” ka zbuluar se Cristiano Ronaldo po priste binjakë.
Që nga ajo kohë, jeta profesionale e portugezit ka pësuar përmirësim të ndjeshëm, me titullin në La Liga dhe Champions League të fituar në Kardif kundër Juventus. Ronaldo ka realizuar dy gola të tjerë në ndeshjen Portugali-Letoni të luajtur të premten në mbrëmje.
Gjithashtu, ai duket se do të jetë favorit për të siguruar Topin e Artë për herë të pestë, ashtu si edhe kopertinën e FIFA 18.
Kur doli lajmi për binjakët, nuk kishte një konfirmim se kur do të lindin ata nga mamaja surrogato.
Tani, televizioni portugez SIC, ka konfirmuar lindjen e binjakëve, një djalë dhe një vajzë.
Ata janë quajtur Eva dhe Mateo dhe kanë ardhur në jetë ditën e enjte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nuk dihet akoma nëse Ronaldo është takuar me të porsalindurit.
Për momentin nuk ka ardhur asnjë konfirmim nga lojtari në profilet që ka në rrjetet e tij sociale në lidhje me lindjen e binjakëve.
