Rendi Publik në qerthullin e pamundësisë

redaktor

Deklarata e Kryeministrit Berisha këto ditë, ku ai pranon më së fundmi se veprat kriminale janë rritur dhe se policia ka nevojë për një reformë të thellë, nuk tregon shenja kthese dhe pendimi për  performancën e dobët të Qeverisë dhe të Policisë në fushën e rendit dhe të sigurisë publike. Ajo është thjesht një manovër elektorale. Ai po përpiqet të trajtojë çështjen e nxehtë të rendit të shkatërruar publik si një çështje që deri tani nuk ka qënë e tija. Ai do të paraqitet si një njeri i shqetësuar për rendin dhe sigurine publike në vend, dhe se me t`u rikonfirmuar si fitues i zgjedhjeve, do te merret seriozisht jo vetëm me rendin dhe sigurinë publike por edhe me të gjithe ata te cilët e prunë gjëndjen e kriminalitetit në vend në këtë derexhe. Pra do ti “reformojë” .

Gjatë këtyre tetë viteve qeverisje të Kryeministrit Berisha, pikërisht “reforma” që ai premtoi se do te bënte për të vendosur rendin dhe sigurine publike, duke u bazuar në mënyrën e tij të të bërit të punëve, pra shkel e shko, solli edhe pasoja të rënda dhe vështirësisht të riparueshme në fushën e kriminalitetit e rendit. Nuk po përmendim këtu aksidentet rrugore bilanci i te cilave është pa as më të voglin dyshim, një bilanc lufte.

Janë me mijëra oficerët profesionistë të policisë të cilët u larguan pa asnjë motivacion nga Policia gjatë viteve 2005-2013 dhe u nxorrën në lirim, thjesht dhe vetëm sepse konsideroheshin si njerëz të krahut tjetër. Ata u goditën në të gjitha drejtimet,  por sidomos ekonomikisht duke mos i lejuar të shpërbleheshin dhe te mbanin familjet me pagën dhe punën e tyre, dhe për ta çuar deri në fund hakmarrjen primitive ndaj ketij grupi interesi, u dha atyre pensionin më të ulët në hierarkinë e pagave dhe pensioneve të Republikës së Shqipërisë. Largimi i profesionisteve nga puna dëmtoi jo vetëm ata por edhe vetë Policinë. Dëmtoi programimin dhe bërjen e strategjive të luftës kundër krimit, dëmtoi vendimmarrjen dhe përcaktimin e prioriteteve në fushën e rendit, dëmtoi organizimin dhe përcaktimin e detyrave funksionale, dëmtoi hierarkinë, gradimet dhe përcaktimin e karrierës, dëmtoi policimin në komunitet.

Por Policia u godit edhe për shkak të një drejtimi joprofesional e joligjor. Në drejtimin e Policisë u sollën njerëz të cilët nuk  kishin asnjë lidhje me Policinë. I erdhi rradha të drejtonin Policinë edhe truproje të marrë nga rruga dhe të emruar në drejtimin më të lartë të saj. Por po ti pyesësh sot, janë zhvilluar rrugës, dhe kanë nga tre katër diploma e trainime të larta. Një pjesë e këtyre drejtuesve të lartë janë akuzuar nga koleget e tyre në media dhe publikisht si të inkriminuar në afera mafioze, janë parë në foto të ndryshme në shoqërinë e të akuzuarve dhe të kontigjentit, janë inkriminuar në ngjarjet e 21 Janarit, kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk ekzekutoi uredherndalimet e Prokurorisë duke sjellë një precedent të rrezikshëm në praktikën e drejtësisë shqipëtare. Kryeministri jo vetëm që mori pjesë të drejtepërdrejtë në emërimin e tyre por edhe kur treguesit e kriminalitetit kapen shifrat më të larta të këtyre njëzet viteve në analizën e Policisë në Janar të vitit 2013 ( përjashto këtu vitin e luftës 97 ), nuk mori as edhe një masë formale për të bërë ndryshime në drejtimin e lartë të policisë, për të dhënë një shenjë që ai e ka patur seriozisht çështjen e uljes së kriminalitetit në vend.

Sot Policia vuan mungesa të theksuara strukturore, organizative, logjistike e sidomos të trajtimit ekonomik e financiar, etj. Sipas një studimi të kryer nga vetë përfaqesuesit e Policisë, të misionit PAMECA, të misionit ICITAP etj, sot punonjësit e policisë paguhen në terma krahasimore me pak se në vitin 2003 pavarësisht se paga bruto është rritur, por paga neto është ulur. Paga e policisë në krahasim me pjesën tjetër të administratës publike në vitin 2003 ishte 1 me 1.8 në favor të Policisë, sot është 1 me 1.1.   Policia vuan njësoj si administrata publike, moszbatimin e vendimeve të gjyqeve për të shpërblyer të larguarit pa të drejtë  dhe kthimin e tyre në punë.

Mospranimi i situatës kriminale dhe servirja e vetëm sukseseve nga ana e drejtuesve të Policisë të çon edhe në tezën e vjetër dhe të diskutueshme në mjediset policore, për rritjen e zbulueshmërisë në fushën e krimeve. Kjo tezë është përdorur shpesh edhe në të kaluarën për të mbuluar punën rastësore,  mungesën e punës sistematike dhe  me program nga ana e policisë. Por teknikisht shkalla e zbulueshmërisë së kriminalitetit nuk përcaktohet as nga Policia dhe as nga Prokuroria. Është gjykata, dhe vendimi i formës së prerë pas kalimit të shkallëve të gjyqësorit, që përcakton se autorët e vërtetë të një krimi janë autorët e gjykuar e të dënuar, dhe jo ata të dyshuar.

Kryeministri ynë e ka kapur këtë si një tezë justifikuese për kriminalitetin në rritje duke thënë shprehimisht se “Lidhur me rendin, në mënyrë të padiskutueshme janë shtuar veprat e kriminalitetit dhe policia duhet të bëjë më shumë. Por shkallën e zbulimit, policia e ka ndër më të lartat dhe kjo është shumë e rëndësishme”,  dhe e thotë ngado pa e kuptuar mirë ate ose e përmend qëllimisht për të krijuar konfuzion.

Po përmendim vetëm një fakt dhe ndodhi të fundit në lidhje me tezën e Kryeministrit mbi zbulueshmërine. Ngjarja e rëndë e të dyshuarit dhe të akuzuarit për rrembimin dhe vrasjen e një të mituri, atij që me të drejtë u quajt mostra Ardian Prenjasi, u raportua nga Policia si një ngjarje me autor dhe se autori ishte i  lartëpërmenduri .   Jo vetem kaq por u quajt zbulim i madh nga ana e Policisë. Me kalimin e kohës, për shumë arsye provat për ta akuzuar për vrasje Prenjasin, nuk po sigurohen. Tani në kushtet e mungesës së provave dhe pasi e ka kaluar shokun psikologjik ( nëse është akoma njeri normal) ai ka filluar të ndryshojë edhe thëniet e tij në lidhje me ngjarjen duke e kthyer atë në një ngjarje nga e zbuluar në të pazbuluar.

Nuk mund të pranojmë tezën se “s’ka gjë, le të kemi krime se më pas i zbulojmë”, “rrisim zbulueshmërinë dhe jemi në rregull”. Policia ka A-në e punës së saj, Parandalimin. Nëse forcohen masat e parandalimit të krimit nëpërmjet përdorimit të formave e metodava të ndryshme një nga të cilat është edhe teoria dhe praktika e Policimit në Komunitet, Policia patjeter i ka mundësitë të bëjë detyrën e saj për të cilën është ngritur e funksionon dhe e gjithë shoqëria paguan për mabajtjen e saj.

Gjatë këtyre tetë viteve u shënuan ngjarje të renda kriminale të cilat nuk kishin ndodhur asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë. Ato kulmuan me ngjarjen e rëndë të Gërdecit dhe të 21 janarit, ku në supin e krimineleve që shkaktuan këto ngjarje, u vendos dora e ngrohtë e Kryeministrit i cili i shpalli ata heronj, dhe nga ana tjetër kërcënoi kundërshtarët politike se nëse do të provonin të protestonin përsëri do të tjua bënte atyure siç ja u bëri protestuesve më 21 Janar.

Por rritja e kriminalitetit gjatë këtyre viteve ka edhe një arsye tjeter. Vendi gjatë gjithë kësaj kohe kaloi në një krize të thellë politike e sociale, por sidomos ekonomike. Papunësia sipas treguesve statistikore zyrtare arriti shifra nga më të lartat, çmimet u rritën dhe indeksi i pagave në krahasim me inflacionin dhe fuqinë blerëse, pësoi ulje. Shumë të rinj të pashpresë u larguan nga shkollat dhe ju futën rrugës së kriminalitetit. Por Qeveria dhe Kryeministri asnjëhere nuk pranuan që ka krize dhe nuk moren masa te riparonin pasojat e saj edhe në fushën e kriminalitetit.

Kohët e fundit u propozuan dhe u shtuan një sërë dënimesh për një sërë veprash penale të rënda të cilat Kryeministri i përmend në fjalen e tij. Edhe pa u rritur dënimet, veprat penale të përmendura, kishin masa të rënda dënimi, të cilat nëse do të silleshin si duhet para gjykatës dhe nëse do të gjykoheshin si duhet, do ta ruanin ndikimin e tyre ndëshkues pa patur nevojë të rriteshin vitet e dënimit për to. Por edhe këtu kemi një difekt tjetër që ka lidhje me sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e saj në Republikën e Shqipërisë. Defekt që lidhet drejtëpërdrejt me vijën e sjelljes së mazhorancës ndaj drejtësisë, me kapjen e institucioneve të drejtësisë që sipas interesit etiketohen një herë “Silvia Konti” e më pas me fjalët më të ulta të fjalorit shqiptar, dhe që në krye të kësaj mazhorance është pikerisht Kryeministri që po përpiqet të rivendosë rendin publik tani një javë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Fjala e Kryeministrit mbyllet me shprehjen: . “Ne do të bëjmë gjithçka për konsolidimin e një rendi publik, siç e meritojnë qytetarët shqiptarë,” .

Po pse nuk e meritonin qytetaret shqipëtare një rend më të mirë gjatë këtyre viteve?. Pse nuk meritonte një rend më të mire Komisari i Shijakut, dhe oficeret e tjerë të policisë që vrau krimi, po vajzat e gratë që u vranë për shkak të kthimit mbrapa në mentalitet gjatë këtyre tetë viteve?. Po lulja e këputur në arë, Maria a ishte një qytetare që meritonte një rend më të mirë? Po vajza e vrarë krejt aksidentalisht, në krah të të fejuarit,  nga bandat që i bënin atentat njeri- tjetrit tek Komuna e Parisit, dhe që edhe sot nuk janë zbuluar, a meritonte një rend më të mirë? Po ata burra e gra që u vranë e nuk jetojnë më, a meritonin një rend më të mirë? Po ata mijëra qytetarë të pafajshëm që u bënë pre e krimit në këto vite a e meritonin një rend më të mirë.

Sigurisht që të gjithë e meritonin një rend më të mirë, por këtë rend nuk ishte në gjendje t`ua siguronte Kryeministri aktual. Ai dështoi me rendin publik si edhe në shumë fusha të tjera, duke hyrë tërësisht tani në fund të mandatit të dytë në ciklin apo në qerthullin e pamundësisë. Por rendi publik dhe sigurimi i këtij shërbimi për qytetarët ka një veçanti,  nuk është një kërkesë lluksi apo një kërkesë e përkohshme. Është një nga tre kërkesat bazë sipas hierarkisë së nevojave të Masllow-it. Ushqimi, strehimi, siguria.

Këto shqiptarëve do tjua sigurojë një Qeveri e Re e dalë nga zgjedhjet e 23 -Qershorit. Një Qeveri dhe një Kryeminister që rendin publik duhet ta kenë një interes të përditshëm dhe jo një nevojë për vota në fund të mandatit.

 

 

 

Share This Article
44 Comments
    • ajo qe solli berisha dhe kafshet e tij jane vetem vrasje te pafajshmit,tortura,krime nga te gjitha anet,korrupsione nga me te ndryshme,presione me shkembim jeten e shenjte qe na e ka dhene tjeterkush,rrenim te te gjitha familjeve shqiptare qe me djersen e tyre dhe te te pareve tane jane rropatur per kete vend.berisha eshte ai qe nuk morri parasysh asnje nga keto gjera.thjesht pa interesta e tij, mbuhsi xhepat e tij dhe te te gjithe te ardhurve nga pylli qe pane per here te pare qytetin me sy.

    • Per sa kohe policia e shtetit eshte vene ne shenjester te qeverise dhe eshte mbushur me militante te paafte jo profesioniste te ketij pushteti, nuk mund te kemi rend e siguri publike.
      sot ke frike te qendrosh ne shtepine tende, se vijne te vrasin.
      Si mund te kemi rend e siguri publike kur ligjet nuk zbatohen, kur gjykatat jane te impenjuara per te mbyllin ceshtjet gjyqesore e mos te jene te paanashme?

      • Forcat e rendit sot jane te tradhetuara.duke pasur sali berishen ne krye eshte e pamundur qe te rikthehet besimi i popullit tek policia
        Per me teper nuuk kemi nje polici shteti por shume polici te shperndara ne seksione te ndryshme

        Sot vriten komisaret qe kerkojne fajtoret dhe zbatojne ligjin dhe shperblehen me dreka darka nga ana e ministrave dhe drejtoreve keta mafioze vrases

        Analiza ishte shume e hollesishme dhe e sakte.Por ne nuk mund te rrime thjeshte duke pranuar realitetin
        Ne duhet ta ndryshojme realitet.duhet te gjithe te dalim te votojme ne 23 qershor

        • CFARE FORCA RENDI KA NE SHQIPERI AMAN TE NDALO POLICIA DHET TE SHIKO SI KARTMONEDH

          OSE NESE JE NGA TROPOJA DHE KE NJE FLAMUR TE PD

          ESHT MIRA TE MOS KESH AZGJE NE SHQIPER SE STE NDALO KUSH

          NE SHQIPERI VRET TANI DHE POLICIA VJEN PASI I PLAGOSUR TE KET VDEKUR SE ESHT I ZEN DUKE PIRE ME DIKE QE KA KA NDONJE MJET PA LETRA

          NUK DO MARRIN FUND TURPET E SALI BERISHESS

      • Lidhur me rendin, në mënyrë të padiskutueshme janë shtuar veprat e kriminalitetit dhe policia duhet të bëjë më shumë. Por shkallën e zbulimit, policia e ka ndër më të lartat po ka nje problem i mbulon saliu se i jep amnisti , nuk ka shtet, nuk ka polici

    • ATE
      qe i ka beri sali berisha shqiperis nuk do ja bente dhe serbii

      po nuk thone kote qe esht serb

      nuk do te kesh me nje mundesi te drejtosh nje vend si shqiperia nuk do ta kesh me kete mundesii

      un do te votoj per 29 per edi ramen
      besoj ke edi rama ai beri shqiperinn voto voto 29

    • po vuan e mjera shqiperi nga nje njeri si sali berisha qe di vetem te vjedhe dhe te kercenoje esht koha ti themi stop

      keti njeru qe vetem vjedh dhe kerceno na ka shkaterruar

      shqiperi ka nevoje per nje nnjeri SI EDI RAMA

      EDI RAMA BERI TIRANEN QE SOT PO E SHKATERRO KLYSHI I SALIUT

      ESHT KOHA TE KEMI RILINJDE

    • Rruge ,rruge ,rruge na la rrugeve , rrena ja futi vetes jo neve se jemi prap ne ata qe vendosim , vota jone nuk shkon me per te, partia socialiste e meriton fitoren ka nje lider fantastik dhe nje skuader te shkelqyer . Te gjitha cfare jane permendur me larte jane te bazuara mbi fakte realiteti ku ne jetojme dhe njerezit me te cilet ne rrethohemi urojme qe kjo situat te marr fund sa me shpejt

    • CFARE PREMTIMESH DHA SALI BERISHA PARA 8 VJETESH DHE NUK MBAJTI AS NJE

      PSE NE SHQIPERI KA PERDIT VRASJE SE SALI BERISHA NUK DI TE BEJ SHTET SE POLICA ESHT E ZEN DUKE KORR LEK

      A ESHT KY SALI BERISHA QE VETEM VJEDH DHE NA KA SHIT SHQIPERIN

      DHE FEMIJET E TI KAN BLER BREGDETIN

      • CFARE NUK NDODH NE KETE SHQIPERI QE E KA SHKATERRUAR SALI BERISHA

        SALI BERISHA DI VETE TE VJEDH DHE TE KERCENOJE SE NUK E MERR DOTE VOTEN E SHQIPTARIT NDYSHE

        ESHT KOHA TE VOTOJM PER 29 PER RILINJDEN TONE

        RILINDJA NIS NGA TII

        • skandaloze dhe e faktuar nga raporte te nderkombetare gjendja e suguris ne vend , dhe saliu qe na thote perralla per zhvillimin kur gjeja e pare qe duhet te kete nje vend eshte siguria dhe rendi qe aktualisht jane ne duart e saliut, rilindje

    • Ne 8 vite ka shenur tragjedi dhe afera te medha korrupsioni dhe mos zbatimi te ligjit dhe kete kur e ben ai populli do ta bej e do ta bej, te shporret se ka zhgenjyer kedo , ai nuk ka me vend ketu nuk meriton me asgje Berisha dryshme,presione me marrje ne menyre te pa drejte jeten e shenjte qe na e ka dhene tjeterkush,rrenim te te gjitha familjeve shqiptare qe me djersen e tyre dhe te te pareve tane jane rropatur per kete vend Nuk e duam me kete njeri kjo ka qene qeveria e tij kaq ka bere ber berisha

    • Nuk ekziston me as rendi dhe as siguria.
      Ne vend te ketyre kemi nje grumbull policash barkmedhenj qe e kane mendjen me marre ndonje lek nga njerezit. Ka edhe disa te shkrete qe perpiqen te bejne punen, po qe nuk i lejon njeri dhe qe u duhet te perballen perdite me indiferencen dhe makuterine e kolegeve. Boll police kane vdekur keto vite, duhet te mbeshtesim Ramen dhe programin e tij per Rend e Siguri. Ndryshe do perfundojme te gjithe si viktima te mungeses se rendit!

    • asnje vote per askend qe nuk eshte pjese e rilindjes, asnje vote per tradhetar e te pafte qe jane skllever te berishes dhe kompanise se ti private, shteti duhet te marre emrin shtet se ka kohe qe askish sve dore ne kete vend, cdo gje po behet kundra ligjit

    • Gjatë këtyre tetë viteve u shënuan ngjarje të renda kriminale të cilat nuk kishin ndodhur asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë. Ato kulmuan me ngjarjen e rëndë të Gërdecit dhe të 21 janarit, ku në supin e krimineleve që shkaktuan këto ngjarje, u vendos dora e ngrohtë e Kryeministrit i cili i shpalli ata heronj, dhe nga ana tjetër kërcënoi kundërshtarët politike se nëse do të provonin të protestonin përsëri do të tjua bënte atyure siç ja u bëri protestuesve më 21 Janar.ja ky ehste saliuu

    • po ku ka rend e polic sot aman, njerzit rrihen e vriten ne sy te policit polici kthen koken nga ana tjeter, ose ose do nja 3 ore pasi ehste mbyll sherri e jane zhduk njerzit

    • Sigurisht që të gjithë e meritonin një rend më të mirë, por këtë rend nuk ishte në gjendje t`ua siguronte Kryeministri aktual. Ai dështoi me rendin publik si edhe në shumë fusha të tjera, arsim, shendetsi rrenim kudo

    • Këto shqiptarëve do tjua sigurojë një Qeveri e Re e dalë nga zgjedhjet e 23 -Qershorit. Një Qeveri dhe një Kryeminister që rendin publik duhet ta kenë një interes të përditshëm dhe jo një nevojë për vota në fund të mandatit, urime fitore rilindjes

  • veprat krimanle jane rritur sepse ti di te qeverisesh shume bukur.je 1-shi per te qeverisur.shiko si e ke bere popullin kafshe gjen sot neper rruge nga te gjitha llojet dhe kjo sepse ti i zbrite ne qytet dhe i dhe atyre mundesine te bejne budallalliqe lart e poshte sepse i ke njerezit e tu e sigurisht qe nuk do ti denosh e do ti japesh te drejte.te ka ardhur fundi berisha.29 do te te shpartalloje kesaj here dhe ka te gjithe te drejtat e zotit per ta bere kete.

    • ne 23 qershor do te mund te marrim fryme lirisht.o sa mire do te jemi prej 23 qershorit e tutje.te pakten nuk do ta kemi me salen me fytyren e tij prej mafiozi lart e poshte qe te bej si idote neper televizione dhe te mos dije te lidhi 2 llafe.23 do te na lejojme te jetojme si njerez sepse deri me sot berisha vetem krim kurthe e presion tek njerezit solli.keto jane gjerat e vetme qe ai ka bere me mire nga te gjithe dhe do te vazhdoje te beje nqs neve populli dele nuk do te ngrihemi te votojme.hiqeni berishen sepse ndryshe nuk do te gjeni shpetim e do te jetojme me vrases rreth e rrotull e hajde ti heqim pastaj e tja shkulim rrenjet e ketyre mostrave qe krijoi berisha.

  • S’mund te vendoset kurre rendi publik per sa kohe ministria e brendshme drejtohet nga nje Nul si Mul Noka dhe nga nje kupole mafioze qe drejton shtetin qe i le te gjithe te bejne c’te duan sepse do te te beje vete c’te doje.
    Per sa kohe kemi kriminelet ne qeveri nuk do te kete kurre rend e siguri publike.

  • kaos gjithandej.maloke gjithandej.njerez te etur pas puhstetit gjithandej,specie me fytyre njeriu qe kane fituar padrejtesisht nje pozicion diku ne nje institucion shteteror dhe sot bejne tangerllik kur truri i tyre nuk thith dhe nuk percjell asgje.krimin e krijoi berisha per arsye te vetat e shtriu ate dhe me gjere sepse i transformoi kavjet e tij se salinj te vegjel qe sot vetem veprojne ne saje te urdherave te tij te ketij qelbesire qe e ka cuar vendin drejt dhunes e drejt rrenimit.

  • NJE NJERI INJORANT SI SALIU SIGURISHT QE I MOHON TE TILLA GJERA QE JANE TOTALISHT SHEMTIA ENJE SHTETI DEMOKRATIK, QE ME NE FUND DHE VET BABAGJYSHI ME ANTIPLUMB E PRANOI, SE NUK ESHTE I TILLE. KETO JANE ARRITJET E SALIUT NE KETO VITE, VRASJE, VJEDHJE DHE KORRUPSION PRANDAJ NE 23 QERSHOR DUAM #RILINDJE!

  • O SALI INJORANTI IK TI NGA SHQIPERIA SE NA E KE SHPIFUR TOTALISHT, IK SE DUAM RILINDJE TE POLICISE, DUAM TE DALIM TE QETE NE RRUGE PA FRIKE, JETOJME NE NJE VEND DEMOKRATIK PRANDAJ DUAM RILINDJE TE KETIJ VENDI JO KORRUPSION SIC DI TE BESH VETEM TI!!

    • TURPET E SALI BERISHES NUK DO TE KEN FUND NOI HERE SE AI NJERI ESHT VET TURPI JONE

      UN DO TE BESOJ KE EDI RAMA KUR ISHTE EDI RAMA NE BASHKI TIRAN NDICOJE

      TANI KAN ARDHE KETA BANDITAT QE DINE VETEM TE VJEDHINN

      DHE SALI BERISHA ESHT SUPER KOMUNIST

      NE 90 EDI RAMA THA QE TE PUSHKATOHEN TE GJITHE KOMUNISTAT

      DO TE KISHMI NDRYSHUAR

  • rendi publik nuk ekziston ne shqiperi, kur nuk ka shtet nuk ka si mund te kete as polici, sepse kur policia drejtohet nga kryeministra, kur perdoret vetem per interesa te qeverise dhe jo per te ruajtur rendin, mund te ankohemi sa te duam po nqs nuk iken sala skemi per te pasur ndonjehere rend ne vend

  • NA E KE SHPIFUR KETE VEND O SALI INJORANTI! POLICET E TU E KANE MENDJEN VETEM [ER TE PIRE BIRRA GJITH DITEN NUK E KAN MENDJEN TEK RENDI, PRANDAJ LARGOHU PER TE MIREN E KETIJ VENDI DHE PER RILINDJEN E POLICISE SE SHTETIT!!

  • Rendi publik po lene shume per te deshiruar ,kjo jo vetme nga ana profesionale e cila eshte teresisht e nje niveli t eulet duke qene se ne krye te rendit jane militante te partise demokrtaike por edhe per faktin qe kjo strukture eshte politizuar teresisht

  • Rrendi publik ka nevoj per disa reforma konkrete nga ekspert te posacem te cilet qeveria aktuale nuk i ka garantuar me qellim ose pa qellim! Vetem nje qeveri e re me nje frym te re munt ti garantoj keto reforma !

  • Sali Berisha nuk do ta pranonte kurre nje gje te tille , por nuk kishte nga ja mbante kur i’a tregoi nje qytetare i thjeshe ne nje takim qe ai pati me njerezit…Kriminaliteti eshte rritur frikshem, sot ndjehesh i pasigurt tek sheti rrugeve te qytetit tend dhe kjo gjendje duhet te mare fund, policia e shtetit duhet te jete ne sherbim te qytetarit dhe jo te pushtetit.

  • rendi publik eshte shkaterruar nga kjo qeveri qe ne vend qe ta luftoje at ee keto 8 vite e ka mbeshtetur dhe perkrahur krimit dhe e eshte be pjese e saj ne cdo moment dhe krimi po lulzon ne shqiperi

  • krimi ne keto 8 vite esht ekthyer si ne 1997 ku shqiperia ishte kthyer ne nje shtet katastrofal dhe krimi kishte zene rruget ndaj shqiperia ka nevoje per nje shtet ligjor e jo pale me te sic po ben kjo qeveri…

  • rendi publik ne shqiperi ka humbur fare dhe nuk ekziston qe pas ardhjes se sali ebrishes sepse esht ekrijuar klmia e mos ndeshkueshmeri sepse kriminelet shofin gerdecin dhe shofin 21 janarin e kutpjne realitetin shqiptar

  • Sot njerezit e thjeshte ndihen me te pasigurt se kurre, sepse qetesia publike ka mae fund, krimi ka dale mbi ligjin dhe mbi shtetin, krimi eshte lidhur fuqishem me pushtetin…Duam Rilidje sepse duam rend dhe qetesi publike, duam minimumin e asaj qe qeveria ka per detyre ti ofroje qytetareve te saj.

  • shqiptaret kane nevoje per nje shtet ligjor sepse jane dhe vend antari i i natos dhe aspirant per ne be nderkohe qe kriminelet nuk ndeshkohen dhe policet vriten cdo dite ne shqiperine kjo esht eteresisht gjendje alarmante…….

  • shqiperia eshte vendi kryesor tranzit per krimin e organizuar dhe kjo nuk ka mbaruar e as nuk do t embaroje kurr sa t ejet ene pushtet sali berisha sa te jet ene pushtet ky diktator qe ka kthyer shqiperi ne kartel droge

  • shqiperia ka nevoje per nje lufte t emadhe pa kompromis kunder krimit te organizuar dhe kunder korrupsionit dhe kjo eshte nje nder pikat kryesore te bashkimit europiane per te marres statusin kandidat per ne be

  • rendi publik esht edhe duhet te jete kryesore per cdo qeveri e jo te jete tallje me popullin dhe te jete dicka e turpshme saqe qeveria ben sikur e lifton ate nderkohe esht epjese e saj dhe aleate me te ne shumme biznese

  • i duhet thene stop dhunes i duhet thene stop krimit te organizuar i duhet thene stop sa e pare te jete e mundur krimit dhe t ebehet llufte pa kompromis me te ne cdo moment seps ekjo gje po e shkaterron vendin

  • prandaj shqiptaret ne 23 qerhsor dueht t evotojen edi ramen dhe aprtine sociliste se kane nje alternative te mrekullueshme ne luften kunder krimit te organizuar dh eesht eprezent ne programin e rilidnjes

  • Duhet te nderhyhet menjeher mbi kete sistem kaq te rendesishme per jeten tone ,Kriminaliteti ehste rritur nemenyre te frikeshme dhe cdo dite vazhdon te kete ngjarje nga me te rendat ,Prania e forcabve te rendit eshte pothuajse inegzistente kudo

  • KJo qeveri shkateroj cdo lloj sistemi duke perfshire edhe ate te rendit publik duke hequr nga puna profesionistet ose duke i ulur ne pozita dhe duke i zevendesuar me militante partiake dhe kjo e coj sistemin e rendit ne degardim total dhe mungese profesionalizmi ne cdo lloj situate

  • TE NDERUAR NJERES HAJDUTI NUK EKAP HAJDUTIN…SEPSE NE KRYE K ANE KRYEHAJDUTIN. ME VJEN KEQ QE PO E THEM PO NE PARTINE DEMOKRATIKE 85 PER QIND JANE NJERES TE HURIT E TE LITARIT NESE DUAM QE TE NDERTOJME ME TE VERTETE NJE SHOQERI ME TE VERTETE DEMOKRATIKE ,,DUHET QE PARTIA DEMOKRATIKE TE NXIRET JASHTE LIGJIT,,E KUNDERTA BERISHIZMI MBETET PER JETE..PASOJAT DO TE JENE FATALE,,KUSHDO E MOS EHAROJE.KJO MUND TE NDRYSHOJE NESE VJEN KORADO KATANI OSE TE NGIHET I PA HARUARI YNE NDJESE PASTE GANI MALUSHI I PA HARUAR SHOKU IM I DASHUR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *