Eqrem Çabej, një shkrim i panjohur për origjinën e gjuhës shqipe

DITA Online

Nga Moikom Zeqo

Brikena Çabej, vajza e nderuar dhe e denjë e Eqrem Çabejit më dërgoi me email, që nga Parisi ku jeton, një shkrim të panjohur, ose shumë pak të njohur të babait të saj, të shkruar mesa duket në vitin 1977. Çabeji, i cili ka qenë edhe profesor i gjuhësisë, lektor, në Universitetin e Prishtinës, e ka shkruar këtë tekst për ta botuar në ndonjë nga organet në gjuhën shqipe të Prishtinës.

Mesa di unë, ky shkrim nuk është i përfshirë në veprat në disa vëllime me format të madh, që Prishtina botoi, duke përmbledhur dhe koleksionuar trashëgiminë e paçmuar dhe shumë të rëndësishme të këtij dijetari të madh shqiptar.

Moikom Zeqo

Brikena Çabeji më shkruan se padyshim ky shkrim, që merret me origjinën e gjuhës shqipe në rrafshin e dyfishtë historik dhe linguistik, do të përfshihet në libra të tjerë që do të botohen sëbashku me korrespondencën ende të panjohur të Eqrem Çabejit, kryesisht me linguistë dhe albanologë të huaj të botës.

Ajo që të bën përshtypje, gjatë leximit të tekstit të Çabejit është fakti që ai mbështet, pa mëdyshje, origjinën ilire të etnogjenezës së gjuhës shqipe, pa përjashtuar këtu dhe një dimension trak. Çabeji e artikulon këtë subjekt gati të një vështirësie të madhe algjebrike, të ndërlikuar, me pak të njohura brenda të panjohurave të mëdha të shekujve, i bindur se instrumentat mendorë të gjuhës mund të përvijojnë historinë e gjenezës, të formimit, të zhvillimit, të ndryshimit, të identitetit të vijuar dhe të plotësuar deri në ditët tona.

 Teza e Çabejit është një tezë e drejtë nga pikëpamja shkencore. Me të drejtë Çabeji nuk e mbështet tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe, e cila në shek.XIX, për shkak të fazës parashkencore të dijes tek shqiptarët, u bë një lloj teze mit, një lloj totemi i paargumentuar i prejardhjes. Teza e origjinës pellazge është rigjallëruar tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor, nuk njohin parametrat akribike të linguistikës dhe as procesin e evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintaktike dhe morfologjike, të leksikut etj. të gjuhës shqipe.

Por teza e Eqrem Çabejit qe me fat në shkencë dhe për faktin se zbulimet e prehistorisë shqiptare, të ndërmarra nga arkeologu i madh shqiptar siç është Çesk Prendi, vërtetuan se të paktën që nga epoka e bronzit dhe deri në antikitetin e vonë, kur spikat identiteti i arbërorëve, duke përfunduar deri në kohërat moderne, të sotmet, flasin për informim in situs, pra në këtë truall, pa ndërprerje të etnosit ilir, pa dyshim pa mohuar dhe një dimension trak.

Deri më sot shkenca si e arkeologjisë historike ashtu dhe shkenca linguistike në Shqipëri janë komplementare, por dhe tek dijetarët më seriozë në botë, nuk e mohojnë këtë përputhje identitare të gjuhës dhe të etnogjenezës.

Këtë mund ta mohojë vetëm ata që nuk kuptojnë asgjë nga shkenca ose që merren me fantazmagori që nuk i hyjnon ë punë askujt. Është kënaqësi nga ana ime dhe e falënderoj Brikenën, që më dha mundësi ta publikoj këtë shkrim të Eqrem Çabejit, për ta njohur jo vetëm publiku i gjerë, por edhe ata specialistë qëndrimëtarë, të paepur, që e kuptojnë dhe e mbrojnë idenë se shkenca është shkencë dhe s’mund të jetë fantazi.

Teksti është si më poshtë:

MBI TEZËN ILIRE E PELLAZGE

Eqrem Çabej

Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike, sepse më shumë se elementet e tjera gjuha është karakteristika që dallon një popull nga të tjerët. Një problem i tillë ndërkaq, për çdo popull, të çdo vendi qoftë e të çdo kohe, paraqitet kompleks, dhe për kushtet shqiptare veçanërisht i komplikuar. Kompleks: sepse në formimin e një populli si një njësi më vete e me tipare vetjake që e dallojnë nga popujt e tjerë, kanë pjesë, sikundër dihet, rrethana të ndryshme të karakterit gjeografik dhe procese të shumëfishta historike, etnike, ekonomike, kulturore e gjuhësore. I komplikuar: në këtë fushë të studimeve shqiptare është shumë e ndjeshme mungesa e burimeve historike e të shkrimit. Megjithatë, dija e re shqiptare, edhe me këtë varfëri burimesh, me mjetet që ka në dorë përpiqet t’i afrohet zgjidhjes së këtij problemi. Dhe ka arritur në këtë lëmë rezultate që mbeten, e që kanë zënë vend dhe në fushën shkencore ndërkombëtare. Për  vetë karakterin kompleks të çështjes edhe metoda për t’u zbatuar këtu duhet të jetë komplekse. Aty duhet të bashkëpunojnë disa disiplina shkencore. Sidomos vijnë në vështrim aty gjeografia historike, historia, gjuhësia, etnografia dhe arkeologjia parahistorike. Rezultatet e njërës ndër këto fusha duhet të merren parasysh e të vlerësohen në masën e duhur nga disiplinat e tjera, të kombinohen me rezultatet e tyre, që të përmblidhen faktet e shumëllojshme në disa parime të përgjithshme, në disa fakte më të sigurta, për të arritur kështu disi në një sintezë.

Shqiptarët janë autoktonë ose anas në Gadishullin Ballkanik, duke qenë që rrojnë aty që nga kohët e lashta parahistorike. Ata janë bashkë me grekët populli më i moçëm i kësaj treve, janë trashëgimtarë të situatës etnike të periodës së lashtë në këtë pjesë të Europës Juglindore. Në këto rrethana pyetja se ku e ka burimin populli shqiptar, do të thotë me fjalë të tjera këtë: Stërgjyshët e shqiptarëve, ai popull që ka folur gjuhën nga e cila ka rrjedhur shqipja e sotme, me ç’emër njihej në kohët antike në Ballkan? Prej cilit popull të lashtë të këtij gadishulli rrjedhin pra shqiptarët e sotëm?

Në shekullin e kaluar u përhap shumëkund hipoteza se shqiptarët ishin stërnipët e pellazgëve. Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të Italisë. Ajo gjeti një truall pjellor në idetë e romanizmit, i cili në Europën Juglindore u përhap më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishin dalë rryma letrare të tjera. Teoria pellazge ndërkaq më vonë ra poshtë.

Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane. Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike konkrete. Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë rezervë, pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birëri pellazge të popullit shqiptar.

Duke u nisur nga një platformë më reale, për sqarimin e problemit të burimit, do t’i sillemi pikësëpari historisë si vazhdim i situatës parahistorike në Gadishull të Ballkanit. Kjo trevë e Evropës Jugore, në periodën antike ka qenë e banuar prej disa popujsh, popuj të ndryshëm nga ata të sotmit dhe të ndryshëm edhe nga njëri-tjetri. Dihet se në viset perëndimore të Gadishullit kanë banuar ilirët, në viset lindore trakasit, në anët jugore grekët, në qendër makedonët, të cilët kanë qenë të ndryshëm nga grekët edhe me një gjuhë më vete, sipas Herodotit me “gjuhë barbare”, d.m.th. jogreke. Duke lënë mënjanë disa popullsi më të vogla, si fiset iranike në pjesën lindore të Gadishullit dhe disa fise kelte në viset veriperëndimore e qendrore, kjo ka qenë gjendja etnike në epokën greko-romake. Në këtë mes shtrohet pyetja se prej cilit nga këta popuj zbresin shqiptarët, prej cilës nga gjuhët e tyre rrjedh gjuha shqipe. Në këtë problematikë grekët, ose si quheshin në atë kohë, helenët, përjashtohen vetvetiu, si një popull i ndryshëm nga populli shqiptar. Përjashtohen gjithashtu dhe makedonët e vjetër, si një popull relativisht i vogël dhe gjeografikisht më në skaj të truallit gjuhësor të shqipes, ndonëse për punë të afërsisë territoriale disa lidhje nuk mund të mohohen kryekrejet. Në këto rrethanat dy janë popujt që vijnë në vështrim si të parët e shqiptarëve, ilirët dhe trakasit.

Ilirët kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë. Duke lënë mënjanë përhapjen e tyre në kohët parahistorike, në periodën historike ata shtriheshin që nga anët e Istrisë afër Triestës në veriperëndim e nga viset afër brigjeve të Danubit në veri gjer në gjirin e Artës së Çamërisë në jug, qytet që aso kohe quhej Ambrakia. Kështu fiset ilire banonin viset e sotme të Shqipërisë me Çamëri, të Malit të Zi, Bosnjes e Hercegovinës, Dalmacisë e Kroacisë, pra gjithë bregdetin lindor të Adriatikut me hinterlandin përkatës. Të fisit ilir kanë qenë pas gjithë gjasësh edhe mesapët e japigët e Apulisë në Itali Jugore.

Në lindje fiset ilire mbërrinin gjer në anët e lumenjvet Vardar e Moravë në Maqedoni Veriore e në Kosovë, një trevë që në lashtësi quhej Dardania, dhe shtriheshin edhe në një pjesë të Serbisë së sotme. Në ato anë ilirët ishin kufi me fiset trake, vise-vise edhe duke u përzier me to. Edhe trakasit kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë: Herodoti e quan popullin më të madh pas indasve. Shkonin që prej kufijve të ilirëve në perëndim e gjer në brigjet e Detit të Zi në lindje, prej Detit Egje në jug e gjer në malet e Karpateve në Veri. Përfshinin kështu një pjesë të Greqisë e të Turqisë europiane të sotme, Bullgarinë, Rumaninë e një pjesë të Hungarisë e të Polonisë.

Për fatet historike të këtyre popujve e të fiseve të tyre, nga mungesa e materialit burimor për të cilin u fol më sipër, shumë pak jemi në gjendje të dimë, dhe kjo errësirë njohurish shtohet sa më lart të ngjitemi në lashtësi të kohëve.

Dimë p.sh. që koncepti edhe emri ilir erdhi e u përhap vetëm me kohë, duke dalë prej një popullsie me këtë emër e duke përfshirë edhe fise etnikisht e gjuhësisht të afra.

Ky emër në epopetë e Homerit ende nuk shfaqet. Emri i ndonjë populli të veçantë, si ai i dardanëve dhe ai peonëve, të cilët në kohë historike kanë banuar në veri të makedonëve, del në skenë të historisë shumë më përpara se emri i përgjithshëm i ilirëve. Dihet gjithashtu që këta popuj të lashtë të Ballkanit, nën ndikimin e qytetërimit greko-romak, e sidomos me zotërimin e gjatë të Perandorisë Romake, me kohë pjesërisht u greqizuan, e për një pjesë të madhe u romanizuan.

Me fjalë të tjera këta, pa u zhdukur si popuj, me kohë u asimiluan: lanë gjuhët e veta dhe morën vise-vise greqishten, vise-vise në pjesën më të madhe – latinishten. Kjo ndodhi sidomos nëpër qytete, nëpër qendra administrative e ushtarake ku romakët kishin ngulur garnizonet e tyre. Nëpër vise malore ndërkaq asimilimi nuk arriti të kryhej kryekrejet. Popullsitë vendase ruajtën më gjatë karakterin e tyre etnik dhe gjuhën e tyre. Ndonjëri nga këta popuj bile i shpëtoi gjer në fund romanizimit. Dëshmi e gjallë për këtë është populli shqiptar, i cili duhet të jetë pasardhës i njërit nga këta popuj (a fise) të paromanizuar. Çështja e birërisë, e filacionit, d.m.th. e rrjedhjes së një populli të sotëm prej një të lashti, të një gjuhe të re e të njohur prej një gjuhë të vjetër e të zhdukur, paraqitet mjaft e lehtë kur prej popullit të lashtë e prej gjuhës së tij kemi njohuri relativisht të sakta.

Po në lidhje me shqiptarët e me shqipen, kjo çështje, si u tha, mbetet veçanërisht e vështirë. Gjuhët e lashta të Ballkanit, për mungesë shkrimesh të tyre, mund të thuhet se njihen pak e aspak. Prej gjuhës së trakasve ka disa pak mbishkrime, prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim. Mbishkrimet e mesapëve të Italisë Jugore lexohen, porse interpretimi i tyre ka mbetur gjer sot i pasigurtë. Prej të dyja gjuhëvet, ilirishtes dhe trakishtes, kanë mbetur disa të ashtuquajtura glosa, d.m.th. disa fjalë të tyre të dëshmuara prej autorësh grekë e romakë bashkë me kuptimet e tyre të dhëna greqisht a latinisht. Ka edhe një numër mjaft të madh me emra vendesh e personash, të gdhendur nëpër gurë a të dëshmuar nëpër tekste të autorëve klasikë; emra shumica me interpretim gjuhësor-kuptimor të dyshimtë dhe ku dijetarët modernë kanë gjetur prandaj një fushë të lirë për gjykime shpeshherë arbitrare. Kështu dy gjuhët në fjalë mbeten thuajse të panjohura për ne. Ne nuk ua dimë strukturën gjuhësore, as sistemin gramatikor, as fjalorin e tyre. Në këto rrethana mjetet e krahasimit mungojnë: mungon çelësi për të krahasuar materialin e shqipes me atë të dy gjuhëve në fjalë.

Duke qenë gjendja kështu, kriteri i gjuhës duhet të vështrohet së bashku me gjendjen gjeografike e historike. Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire. Në pikëpamje historike është vënë re me të drejtë, që sot e dy shekuj më parë, që nuk ka asnjë të dhënë, asnjë kumt historik që shqiptarët të jenë ardhës, që të kenë zënë vend në këto troje në një periodë historike të caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i kohës antike, ose në mesjetën e hershme. Në këto kushte vetë arsyeja e thjeshtë shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton në këto anë, në mos qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së paku që prej kohës antike e këtej. Këto dy arsye, arsyeja e banimit në teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e autoktonisë, shpien vetvetiu në mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e fiseve ilire të jugut dhe që shqipja është vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra ilire.Mund të thuhet bile që barra e argumentimit më fort u bie atyre që mohojnë burimin ilir të popullit shqiptar e të gjuhës së tij se atyre që e pohojnë.

Në lidhje me këto nuk mund të jetë një gjë gand e e rastit edhe kjo, që emri i  fisit ilir Albanoi, që përmend astronomi e gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit në shekullin e dytë të erës sonë në trevën midis Durrësit e maleve të Kandavisë në Shqipëri të Mesme, vazhdon të rrojë në Arbën Arbër, Arbënesh Arbëresh, emri i Shqipërisë e i shqiptarëve në mesjetë, i gjallë dhe sot e kësaj dite. Në pikëpamje gjuhësore këtyre rrethanave vjen e u shtohet ky fakt, që vazhdimi i emrave të qyteteve, maleve e lumenjve të trevës shqiptare të kohës së lashtë, në trajtat e tyre të sotmet ka rrjedhur në pajtim me rregullat fonetike të gjuhës shqipe. Aty hyjnë barazime të tilla si Scardus: Shar, Scodra: Shkodër, Drivastum : Drisht, Pirustae : Qafa e Prushit, Lissus : Lesh (Lezhë), Isamnus : Ishëm Ishm, Dyrrachium : Durrës, Aulon : Vlonë Vlorë, Thyamis: Çam e të tjera. Edhe kjo dëshmon për autoktoninë ilire të popullit shqiptar: sepse ky zhvillim nga trajtat antike të këtyre emrave në të sotmet nuk gjen spjegim veçse me mjetet e shqipes. Nuk mund të shpjegohet as me mjetet e gjuhëve romane as të gjuhëve sllave, e as nëpërmjet të ndonjë gjuhe tjetër të zonës ballkanike.

Për vazhdimësinë ilire ka dhe të tjera të dhëna nga fusha gjuhësore, si disa barazime që dalin në emra personash ndër ilirët e hershëm e ndër shqiptarët e sotëm. Përveç këtyre, ato të paka fjalë që dihen prej ilirishtes, shpjegohen mirëfilli me anë të shqipes. Edhe mjaft fjalë të mbishkrimeve mesapike zbërthehen me gjuhën tonë. Në këtë mënyrë të dhënat e gjeografisë historike dhe të gjuhës vijnë e plotësojnë njëra-tjetrën. Nuk mungojnë edhe disa paralele të karakterit etnografik, në të cilat nuk po hyhet këtu. Prej lëmit të arkeologjisë meriton vëmendje rrethana që në disa stacione parahistorike të trevës shqiptare vihet re një vazhdimësi e kulturës materiale, një kontinuitet nga epokat e lashta gjer në mesjetën e hershme; kjo rrethanë vjen e u shtohet argumenteve gjeografike, historike e gjuhësore që u shtruan më sipër.

Për sa u përket trakasve dhe gjuhës së tyre, mbi dëshminë e disa të dhënave historike dhe gjuhësore (emra vendesh me tipare trake) është vënë re me kohë një prani elementesh trake në krahun veriperëndimor të Gadishullit Ballkanik e veçanërisht në viset bregdetare të Adriatikut të jugut. Ato duhet të jenë përzier me kohë me elementet ilire, pa mundur të themi se nga ilirët e trakasit kush qe anas e kush i ardhur.

Si përfundim, edhe për arsye historike mund të thuhet se në formimin e etnosit shqiptar në bazë qëndron elementi ilir, porse mund të ketë pasur dhe një komponente trake, me përmasa gjithsesi më të vogla. Si u krye procesi i këtij formimi etnik e gjuhësor, në ç’rrethana territoriale e historike, në gjendjen e sotme të njohurive është vështirë të përcaktohet. Aty shihet më qartë përfundimi, që është populli shqiptar më gjuhën e tij, sesa rruga e zhvillimit që u përshkua gjersa u arrit gjer në gjendjen e sotme.

Share This Article
26 Comments
  • Shqipja eshte gjuh e vjeter,dhe ka Gegerishten,qe fillon ne lumun shkumbin,e ka Toskerishten,ne jug.Pra mendoj se rishikimi i kufijve ne kete Zone te Ballkanit eshtee i mireseardhur!ne kete rast perfitoj ne dy Shtete te reja Gegerija,dhe Toskerija,si dhe Shteti i vjeter Bullgarija!Pse,sepse Shteti i ri Toskerija,merr Qamerine deri ne janine,duke u bere Shtet i Pavarur,ndersa Gegerija merr Kosoven,pjesen Shqiptare te Maqedo nise,dhe gjysmen e ShkupitNdersa Pjesa tjeter e Shtetit artificjal te Maqedonise,i kalon Bullgarise,dhe keshtu shmanget rreziku i ko nflikteve ne kete Zone.Tashme,Toskerija qe ka nje Civiliizim pak me te maddh meqense deshiron zhvilli mte shpejte,i urojme suksese,dhe te behet Shtet i pasur!Ndersa Gegerija,ndoshta do te ec pk me ngadale,por me Pavarsine,qe do te fitojje,ndoshta ecin punet mire.mund te pyes dikush po qfar pavarsije,pavarsi,nga Toskerija,sepse tosket gjithmon ishin Shefa,,pavarsi nga Maqedonija,pjesa e maqedonise,pavarsi nga kombet e bashkuara,pjesa e Kosoves.Pra sipas ktij piksynimi,del e fituar Toskerija,del e fituar,Gegerija,si dhe del e fituar,Bullgarija.Greqija zvoglohet pakez,por del po ashtu e fituar,sepse nuk ka me pretendime territorjale,nga Maqedonja.Rroft Toskerija e pavarur,rroft Gegerija e pavarur,si dhe suksese Bullgarise,qe merr pjesen qe i takon!

    • I dashur Goni, shko meso shqipen nje here pastaj eja na trego neve se ku i kemi kufijte. Ketu behet fjale per gjuhen shqipe dhe jo per pretendime territoriale. Shqiptaret e dine mire se ku jane, ku kane jetuar, dhe ku do te jetojne ne te ardhmen. Nese ke origjine sllavike nuk do te punoje helmi qe hedh gjoja per Shqiperine e Madhe. Shqiptaret e dine shue mire se cfare duhet te bejne.

    • Nga na dole ti mor gjeni qe i kuptoke kaq mire keto pune?! Per fat te mire ne Shqiperi nuk ka shume budallenj/maskarenj si puna jote.Rilindasit vdiqen per te bere nje Shqiperi te bashkuar dhe ti na dashke qe ta copetojme ne krahina!!! pa le , pa le por po na ben edhe profetin kur na thua se Toskeria do na u bashkoka me çamerine! Ne rast se nuk te pelqejne tosket, mos zbrit neTirane, por rri ne “treven” tende: Kruje e siper.

      • Po i shqipnis nuk eshte ,se ne fjalet me Ç nuk i shkruajme Q ..zotnia munde te ket pashaporte shqiptare apo kosovare kjo do te thote qe shtetas i nje shteti , por jo shqiptare Etnik njera ,e dyta ..Z.-zeqo per nje fraze e nje fjali shpjegon nje roman se gjerat jane te komplikura kurse disa komentues pa kulifikim dalin shkruajne teori kontroverse me dy tre rreshta si profetet ..Gjithe bota shkencore thote qe Iliret jane popullsi Heterogjene ne Ballkan me fise te ndyshme por me nje gjuhe kulturee gjeneze te njejte ne nje grup Etnik , cfare ka ketu qe nuk kuptohet …

    • o A goni!!
      shqiptarët kanë përfunduar në një glasë pule sepse kemi shumë si ti!!
      kemi shumë si ti që ju duhen bërë robt para e pas!!
      ndyrësi më të madhe vështirë se mund të lexojë njeriu!!

  • Ka nje oqean qe e ndan nivelin e Cabejt me te Moikom Zeqon. I pari sa i civilizuar dhe i moderuar ne shprehje; i dyte sa harbut dhe arrogant . Shikoni ne nje fjali te vetme, nga vjen valle gjuha shqipe, sa paqshem shprehet i pari e sa me sharje per te tjeret i dyti. Eqrem Cabej per origjinen e gjuhes shqipe : “Një problem i tillë ndërkaq, për çdo popull, të çdo vendi qoftë e të çdo kohe, paraqitet kompleks, dhe për kushtet shqiptare veçanërisht i komplikuar”. Moikom Zeqo do merret jo me çeshtjen por me ata qe kane guxuar te japin nje opinion : “Teza e origjinës pellazge se gjuhes shqipe është rigjallëruar tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor”. Patetike !

    • Vezhguesi, mesa duket te ka humbur shikimi dhe nuhatja.
      Cabej eshte ai qe eshte. Dhe Moikomi eshte ai qe eshte. Ketu nuk eshte vendi te krahasohen aspak, aq me teper qe Moikomi me nje nderim e respekt te jashtezakonshem per njerez te dijeve, i referohet atij dhe te bijes si nje nder i madh qe i eshte bere per te prezantuar kete shkrim te Cabejit, qe ne kete rast, mesa duket, ka folur shkurt, dhe pothuaj nuk ka thene asgje shkencore, apo te provuar pervecse disa shembuj te thjeshte qe i dime te gjithe.
      Nga ana tjeter, Moikomi si mbrojtes i tezave te Cabejit, dhe si mbrojtes i gjuhes se standardizuar shqipe, por edhe ne rolin e studiuesit, kritikon disa pseudo studiues qe kane dale me shumice tani dhe flasin cfare ju do qejfi, pa prova dhe nen nje trysni politike apo revanshiste.

  • Une mendoj qe Prof. Cabeji megjithese nje gjuhetar i shquar nuk ka njohuri te sakta per perberjen e popullit shqiptar. Kjo ben qe edhe konkluzionet e tij lidhur me origjinen ilire te gjuhes shqipe te mos jene te sakta. Dihet qe popullsia shqiptare perbehej nga dy grupime te medha: 1) Iliret dhe 2) Epirotet. Ka shume libra qe pershkruajne faktin qe shqiptaret perbeheshin nga dy grupime te medha. Iliret jane Geget e sotem dhe Epirotet jane Tosket e sotem, perfshi ketu edhe Camerine. Prandaj te arrish ne konkluzionin qe Iliret dhe ilirishtja ishin origjina e vetme e shqipes eshte i gabuar. Ne ekuacion duhen perfshire edhe Epirotet dhe Epiri. Sigurisht qe Epirotet mund te jene vazhdim i Pellazgeve dhe gjuhes se tyre, te konsideruar barbare nga fiset helene. Fiset helen quanin barbar cdo popull qe nuk fliste gjuhen e tyre, jo sepse ata ishin vertet barbare. Une mendoj se historigrafia dhe gjuhesia shqiptare kane shume per te bere lidhur me orgjinen e gjuhes shqipe dhe te trojeve ku kane jetuar shqiptaret. Shteti shqiptar duhet te mbeshtese me shume institutin perkates qe te beje nje studim te thelle e shkencor lidhur me origjinen e gjuhes shqipe dhe te territoreve te banuara nga shqiptaret.

    • Me vjen keq te konstatoj qe shume prej atyre qe bejne komente ketu jane thjesht ose armiq (greko-serbo-sllave) te Shqiperise ose shqiptare patriote qe nuk kane shume dijeni nga historia e Shqiperise (perfshi Ilirine dhe Epirin). Per shembull, nena e Aleksandrit te Madh ishte Epirote por jo ilire. Pirru i Madh i Epirit ishte po ashtu Epirot por jo ilir. Kjo nuk do te thote qe shqiptaret e atehershem nuk ishin nje rrace por ishin dy mbreteri te ndryshme. Bota e atehershme ishte e ndertuar me qytete (si Athina apo Sparta) dhe krahina disa shume te gjera si Iliria dhe Epiri. PO ashtu ishte edhe Mbreteria e Maqedonise. Ne krye te saj ishin Mbreter me origjine ilire (si Filipi – i jati i Aleksandrit te Madh) por edhe ipirote (si e jema e Aleksandri te Madh). Vete Aleksandri pra kishte nje perzierje iliro-epirote. Materialetv kryesore per te studiuar gjuhen iliro-epirote ishin emrat e njerzve si iliret me Teuten, Gencin dhe shume te tjere, por edhe emrat e qyteteve. Por kishte edhe emra te Epirit si Pirro apo Aleksander. Dajua i Aleksandri te Madh quhej Aleksander. Dhe ai ishte Mbret i Epirit, madje beri tentativa te pasukseshme per te pushtuar pjesen jugore te asaj qe njihej si Perandoria Romake. Ne fakt ai deshtoj ne perpjekjet e tij ne dallim nga i nipi Aleksandri i Madh. Keto dhe shume fakte te tjera te bejne te mendosh qe gjuha e sotme shqipe eshte shume e pasur, me origjine iliro-epirote dhe jo vetem ilire. Ketu kane nevoje te punojne sebashku historianet dhe gjuhetaret. Sigurisht qe Prof. Cabej ishte nje figure e shquar dhe e madhe e kombit shqiptar. Por kjo nuk do te thote qe cdo gje qe ai tha eshte e sakte. Ai i beri konkluzionet e tij ne lidhje me njohurite qe kishte ne ate kohe. Kini parasysh qe komunizmi e mbylli Shqiperine ndaj literatures se huaj. Ishte e pamundur te gjeje libra nga bibliotekat e Vatikanit apo te Venecias. Komunizmi nuk besonte tek Vatikani dhe ishte armik i tij. Tani qe librarite me te rendesishme jane hapur une mbeshtes perpjekjet e Prof. Pellumb Bufit per ringjalljen e historiografise por edhe te studimit te gjuhes shqipe. Per kete dihen para dhe mbeshtetje nga shteti. Shpresoj qe Edi Rama qe po tregohet vertet nje patriot i mire te mbeshtesi studime te tilla.

      • TImi , me vjen mire se ke sado pak njohuri te Historis , por sa per kurjozitetin tuaj si epirin qe permend, dhe iliria ishin nen sundimin e Filipit te Maqedonis ,dhe ashtu edhe te Alesandrit te maqedonis , sa per Moikomin and CO. iliret shtriheshin ku eshte bosnja sot dhe kroacia , ku eshte shqiperia e sotme ne ate kohe shtrieshe maqedonia e
        e cila ne veri kufizoheshe me iliret ne juge greket ne lindje traket dhe ne perendim kishin detin ,
        hajt tung

        • Mbeshtes komentin tuaj plotesisht Timi.
          Profesor Çabej beri me te miren e vet per kohen, por nuk ishte plotesisht objektiv, sepse mbeti dhe besnik i dijeve te profesorit te tij austriak.
          Dua te them se po te kishte marre ne konsiderate mendimet dhe studimet e Profesor Spiro Kondes dhe vepres se tij madhore, “Origjina Pellazge e Shqiptareve” dhe te studiuesit Italian Zahari me “Fundin e misterit Etrusk”, “Etrusket filluan te flasin” etj, ndoshta ai do te kishte dale ne te njejtin mendim me ta se ” SHQIPTARET NE BALLKAN E EUROPE JANE POPULLI ME I VJETER, DHE ME SIGURI PERPARA GREKEVE”
          Por Prof. Çabej nuk e shtriu me tej studimin, nuk i morri ne konsiderate studimet qe pohonin temen e mesiperme dhe perkundrazi i perjashtoi ato , duke perdorur dhe mbeshtetjen qe kishte nga superautoriteti i kohes,Hoxha.
          Gabimi i dijetareve te sotem eshte akoma me i madh, se nuk duan te shkojne me tej se sa ka arritur Çabej, pavaresisht nga hapesira qe u ka dhene hapja dhe liria e pas 90-tes.
          Prof. Moikom Zeqo, te befason me faktin se sot, ne nje kohe kur studiues te huaj kane avancuar ne studimin e origjines se Shqipes, ka ngecur ne vend-numero, dhe aq me keq propagandon ne shkrimet e tij perulesine ndaj Kultures Greke, e cila nderkohe mund te jete , ne shume raste, krijim i popullit “barbar”, ashtu si dhe perendite e vjetra, emrat e te cileve jane te kuptueshem vetem me shqipen tone.
          Ajo qe eshte e rendesishme , eshte se ne pjesen me te madhe, kjo shihet dhe mga komentet e shumta, populli ka dije dhe kupton shume mire vendin qe ne ne fakt kemi ne kete Europe, qe ka tere jeten qe na shtyn,.
          Por e keqja eshte se ata qe na perfaqsojne nuk luftojne per Shqiperine , me dijet qe u ka dhene Shqiperia, por bejne vepra vetem per vehte, per famen dhe perfitime personale.
          Ne se lexoni sot shkrimin, “Epirotizmi skënderbejian i Frang Bardhit”, nje shkrim qe me pelqeu pa mase, eshte aktual per trajtimin e temes se sotme, sikur eshte shkruar apostafat per t’i kujtuar studiuesit e sotem qe, ne shekuj, dhe 400 vjet me pare, eshte bere e njejta lufte kunder gjuhes e vendit tone, por qe patriotet pa dallim feje e krahine nuk e kane ndare kurre shqiperine ne Iliri e Epir.
          Dhe kete shembull e ka dhene pikerisht Skenderbeu, heroi yne , qe greket e serbet duan ta bejne te tyrin, si na kane marre shume e shume heroj te tjere.
          Prandaj studiusit e sotem , jane per tu vleresuar, per aq sa kane arritur, por po bejne shume pak akoma ne drejtim te interesit patriotik.

      • Tim,
        Komenti më i mirë, dhe nje reflektim mjaft i thellë. Nuk i heq as pike as presje.

        Pershendetje!

      • Mbeshtes komentin tuaj plotesisht Timi.
        Profesor Çabej beri me te miren e vet per kohen, por nuk ishte plotesisht objektiv, sepse mbeti dhe besnik i dijeve te profesorit te tij austriak.
        Dua te them se po te kishte marre ne konsiderate mendimet dhe studimet e Profesor Spiro Kondes dhe vepres se tij madhore, “Origjina Pellazge e Shqiptareve” dhe te studiuesit Italian Zahari me “Fundin e misterit Etrusk”, “Etrusket filluan te flasin” etj, ndoshta ai do te kishte dale ne te njejtin mendim me ta se ” SHQIPTARET NE BALLKAN E EUROPE JANE POPULLI ME I VJETER, DHE ME SIGURI PERPARA GREKEVE”
        Por Prof. Çabej nuk e shtriu me tej studimin, nuk i morri ne konsiderate studimet qe pohonin temen e mesiperme dhe perkundrazi i perjashtoi ato , duke perdorur dhe mbeshtetjen qe kishte nga superautoriteti i kohes,Hoxha.
        Gabimi i dijetareve te sotem eshte akoma me i madh, se nuk duan te shkojne me tej se sa ka arritur Çabej, pavaresisht nga hapesira qe u ka dhene hapja dhe liria e pas 90-tes.
        Prof. Moikom Zeqo, te befason me faktin se sot, ne nje kohe kur studiues te huaj kane avancuar ne studimin e origjines se Shqipes, ka ngecur ne vend-numero, dhe aq me keq propagandon ne shkrimet e tij perulesine ndaj Kultures Greke, e cila nderkohe mund te jete , ne shume raste, krijim i popullit “barbar”, ashtu si dhe perendite e vjetra, emrat e te cileve jane te kuptueshem vetem me shqipen tone.
        Ajo qe eshte e rendesishme , eshte se ne pjesen me te madhe, kjo shihet dhe mga komentet e shumta, populli ka dije dhe kupton shume mire vendin qe ne ne fakt kemi ne kete Europe, qe ka tere jeten qe na shtyn,.
        Por e keqja eshte se ata qe na perfaqsojne nuk luftojne per Shqiperine , me dijet qe u ka dhene Shqiperia, por bejne vepra vetem per vehte, per famen dhe perfitime personale.
        Ne se lexoni sot shkrimin, “Epirotizmi skënderbejian i Frang Bardhit”, nje shkrim qe me pelqeu pa mase, eshte aktual per trajtimin e temes se sotme, sikur eshte shkruar apostafat per t’i kujtuar studiuesit e sotem qe, ne shekuj, dhe 400 vjet me pare, eshte bere e njejta lufte kunder gjuhes e vendit tone, por qe patriotet pa dallim feje e krahine nuk e kane ndare kurre shqiperine ne Iliri e Epir.
        Dhe kete shembull e ka dhene pikerisht Skenderbeu, heroi yne , qe greket e serbet duan ta bejne te tyrin, si na kane marre shume e shume heroj te tjere.
        Prandaj studiusit e sotem , jane per tu vleresuar, per aq sa kane arritur, por po bejne shume pak akoma ne drejtim te interesit patriotik.

      • Ore tim por Iliriotet dhe Epiriotet flisnin te njejten gjuhe pra eshte i njejti komb apo jo? Iliret ishte nje popullsi qe shtrihej nga veriu i ballkanit (sllovenia e sotme dhe deri ne gjirin e Artes) dhe ne gjithe kete hapsire kishte mbreteri te ndryshme ne kohe te ndryshme Epiriote Taulante Dalmate Albane qe flisnin nje gjuhe dhe per kete gjuhe flet i madhi pro. Cabej. dhe jo per principatat dhe per mbreterite e ketij kombi

  • po kur thuhet se, iliret vende vende, muaren greqishten. vende vende latinishten, do te thote per identitetin grek, qe jo vetem ishte stoik dhe unik, por i fuqishem, sa mikloi te perqafohej dhe nga iliret . qe i bje; se kush mburret me dinjitetin ilir, ne relacion me ate grek, eshte plagjiatur e varfer . per hire te se vertetes, jam per t’i dhene grekerve vlere te vertete etno kulturore, siç edhe pranohet shkencerisht, nga e gjithe bota moderne dhe jo se “injoroj” prejardhjen tone ilire, si do e kulturuar ose jo .

    • duhet te thuash “helenet” ( sic e quanin ata veten se greke i kane quajtur se pari banoret e vjetr te Italise) sepse kur thua ‘greke’ duhet te nenkuptosh nje mishmash etnish aziatike, europiane dhe afrikane. Keta greket e sotem si surogate, gjithcka dijne per helenet e kane mesuar nga Europa , sidomos gjermanet e italianet.
      Thjesht per saktesi o ‘grosha’ , qe historine e paske mesuar neper fiq…

    • Je ca push , ti “Fotaq” , me fal , ti “sidoqofte njeriu rron….”Ne kete shkrim , nuk flitet fare per pecmim te gjuhes greke , por thuhet qe shkalla e qyteterimit grek e romak ,dhe sundimi shume shekullor iu imponoi deri diku popujve ballkanike asimilim greko-romak . Por ti , si pjelle e Megali idese , i rritur me therrimet e meshes se kishes greke , te pelqen ta shohesh boten , me syrin “pa
      xham ” , qe t`i hedhesh benzine zjarrit te kol. Janulles !

  • Ehe more Goni.! Te paska pervluar plani i aKADEMIS sERBE TE bEUGRADITE I CILI QE NGA VITI 1990 E KA PROKLAMUAR PER HAPSIREN SHQIPTARE TE VERIUT GJUHEN gEGERISHTE TE KOHES SE gJON bUZUKUT,
    Si kundervenje e ketij plani Akademik te Beugradit Akademiket shqiptare perpiluan dhe vendosen perfundimishte gjuhen e njehsuar qe ne vitin 1992.
    Keshtu ti Goni me disa antishqiptare te tjere, kerkoni ta coptoni shqiperin pikrishte aty ku i ka vete kufijte Pansllavizmi qe me fitoren e autonomiste serbe nga Turqia dhe po ashtu edhe Greqia. Pra qe ne viti 1838 grekrit dhe Serbet i vune shqiperise kufirin ne shkumbine dhe jo u quaj nga an e tyre Projek Ide.
    Sa “mire” ti more kodoshe po kerkon ta vesh ne zbatim kete plan te armiqve tan me te eger kunder vendit tone.
    Sote mbar kombi shqiptar mendon per dite se si te bashkohemi, ti kerkon dy shtet shqiptare,. Shtetin Gege dhe shtetin Toske. Ty tu thafte goja dhe jo vetem ty pore te gjith atyre qe ushqejn pikpamje te tilla antishqiptare. Shqiperia eshte NJje dhe meu nda nuk ban. Geg e toske malsi Jallia eshte nje e gjith shqiperia.!
    Posjht Armiqte e vendit tone.
    Rrofte shqiperia e Bashkuar.!

  • Propagande idiote ne sherbim te Greqise e Serbise.
    Cabeu i madh flet per gjuhen si elementi me i rendesishem i identitetit dhe unitetit te popullit, kurse “gonet” idiote na mesojne si te ndahet e te percahet ky popull, i vetmi popull pasardhes i ilireve te lashte

  • Ne saje te gjeniut te madh shqiptar, gjuhetarit te rangut me te larte nderkombetar, sic e ka quajtur gjuhetarja gjermane Oda Buchholz, sot bota shkencore (nuk e kam fjalen per propaganden antishqiptare te fqinjeve serbe e greke) ka pranuar prejardhjen ilire te shqiptareve dhe prejardhjen e gjuhes shqipe “nga nje dialekt i ilirishtes”.
    Vertetimi perfundimtar i autoktonise se shqiptareve nga Eqrem Cabej ishte nje fitore e madhe shkencore, ideologjike dhe politike kunder planeve dhe synimeve te fqinjve per cberjen e Shqiperise, per te cilen ne shqiptaret i jemi mirnjohes te madhit Cabej
    Nuk ishte aspak teperim ajo qe shkruante ne Kosove ne fillimin e viteve 70 Rilindja, se per Shqiperine “Eqrem Cabej beri me pene ate qe beri Skenderbeu me shpate”.
    Ka ardhur koha qe ne kujtim e nderim te vepres se ketij kolosi e gjeniu atdhetar, figura me e paster dhe perfaqesuesi me i madh te kultures shqiptare te ngrihet ne Tirane nje shtatore madheshtore e tij.

  • Ky shkrim i Cabejt ka kohe qe eshte bere i njohur pra nuk eshte dicka e re apo tronditese…Eshte mire qe Moikomi te na thote kush e vodhi muzeun e Durresit? Natyrisht nuk e bej ate me faj apo te shoqen, por te merret me shume me vjedhjet dhe shkaterrimin e pasurise arkeologjike te shqiptareve..

  • Moikom Zeqo me ato që shkruan, nuk e njeh historinë e gjuhës shqipe, pranon se ajo vjen nga ilirishtja dhe kundështon pa baza prejardhjen pellazgjike, dhe mbështetësit e kësaj i quan “diletantë” “pa shkollë dhe njohuri”. Është vërtetuar plotësist me mbishkrime të lashta se gjuha shqipe vjen nga ilirishtja, epirotja, maqedonishtja, thrakishtja, dakishtja etj., që në lashtësi kanë pasur një gjuhë, zakone të njejta . Është vërtetuar njëkohësisht se shqipja dhe të gjitha këto gjuhë e kanë origjinën tek gjuha pellazge. Në kohën e Çabejt shumë nga këto nuk njiheshin ose pak. Pse injoron M.Zeqo Stelën e Lemni, monument i gjuhës pellazge dhe shqipe?. Kështu ecet tek ne shkruajnë pa përfillur faktet, por këtë shkenca nuk e pranon. Rekomandaj lexoni librin “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhë e tyre” (L.Peza & L.Peza 2013) aty do i gjeni të gjitha provat se gjuha shqipe e ka origjinën tek gjuha pellazge.

  • Cabeu nuk eshte profet…ai ka arritur gjer tek iliret dhe kjo nuk ka asgje per te diskutuar.Ndersa Zeqo eshte nga ata qe: te mencurit dhe budallenjte nuk ndryshojne nga mendimet e tyre.Fakti eshte qe ne Troje jane Priam Dardani,teukret,Ene Dardani etj.Te gjithe keta komunikonin me te gjitha fiste qe mbeshteten trojanet dhe fiset akeje dhe danajt,te ashtyquajtura greke (ku greket as ne molekulat e ujit nuk ekzistonin).Lind pyetj se ne cfare gjuhe ke ilirisht,akeisht.apo danaisht!.Ne gjuhen qe na thote babai i historise,Herodoti,ne shtresen pellazge.Ku i ka shkelur vete keto vende.Pra pas luftes se Trojes ka nje periudhe te herret,nuk dihet asgje,nuk flitet as shkruhet asgje…Vjen Homeri me bemat e tij,ne vitet 800-850 p.kr dhe gjithe pohema edhe pse e pastruar nga Psisitriat dhe bijte e tij nuk e kane be as helene dhe as greke,dhe as ilire,por pellazgjike qe duket nga shtresa e poshteme e saj me fjalet qe vine ne shqip.Pra vete Cabej ka shkruar se mbi 1000 fjale te Iliades shpegohen me ane te shqipes se sotme…

  • Prisja nje analize gjuhesore me baza shkencore, por fatkeqexsisht lexova vetem argumenta gjeo-historike te marra nga leximi i historianeve te lashte si Herodoti, Straboni etj. Por:
    Ka sh emertesa te lashta qe shpiegohen me gj shqipe si vete Ister, Priami, Akili, Athina, Ajaksi, Friganet, Kasandra et.etj…..
    Mesa kuptoj ky eshte shkr i moshes se re te sthudiusit te njohur dhe jo i periudhes se pjekurise si studiues

  • Timi ma hoqe petllen timiiiiiii .Cfare di ti per Iliret dhe cfare di ti per epirotet timiiiiiii!!!!!Cabeu te thote qe Iliret shtriheshin nga gjiri Ambrakise(gjiri i Artes ose i Prevezes) e deri ne Istria dhe ketu ka parasyah edhe nengrupet Epirotet;edhe fiset,Dardanet,Ardianet,Liburnet .Cfare di ti per gjuhesine timiiii se ma hoqe petllen me kete sigurine,kompetencen tende harbute prej injoranti te lyer me rubrika enciklopedike!!!!Po kur Epiri perfaqesoka tepke Toskerine dhe Iliria, Gegerine perse ndryshimet gjuhesore si Rotacizmi dhe assimilimi i grupeve te bashtingelloreve mb ,ng etj,ne toskerishten ndodhen rreth 1000 vjet me vone se te permendej Epiri dhe Iliria,aty nga shek.VII i eres sone?????Perse camerishtja qe eshte pjese e toskerishtes ngjan me shume me gjuhen e Buzukut,qe me shume gjase ishte GEGE nga Kraja? Cfare constaton ti mooor,cfareeee,qe Cabeu nuk kishte njohuri te saktaaaa?????. Ai Pellumb Xhufi nuk quhet Pellumb Bufi.Shko meso ndryshimet historike te fonemave dhe morfemave ne gjuhet Indoeuropiane dhe kur te kesh marre nje note kaluese ec e shkruaj ketu baglat e tua pellasgjike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *