Rama nga Roskoveci : 40% rritje të rrogave për 4 vitet e ardhshme

Gazeta Dita

Nga Roskoveci, kryeministri Edi Rama bëri premtime konkrete për ekonominë, duke premtuar deri në 40% rritje të rrogave për katër vitet e ardhshme.

Kreu i socialistëve tha se edhe projekti i rilindjes urbane i fokusuar në qendra e bashkive të reja do të shtrihet deri në fshatin më të largët.

Rama: “E vetmja forcë që bën shtet, punë dhe që mund të rrisë mirëqenien është PS. Në këtë betejë nuk jemi në garë me partitë e tjera por në një garë drejt të ardhmes për të shpejtuar, vazhduar dhe garantuar që flamuri kuq e zi i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit do të ngrihet dhe valëvitet krenar në oborrin e familjes së bashkuar europiane.

Ne jemi të bindur se mund ta çojmë ekonominë tonë mbi 5.5% nëse na jepni timonin e reformave pa na vënë të tjerë në prehër. Jemi të bindur se rrogën minimale do ta çojmë 300 mijë lekë, do rrisim pensionet çdo vit dhe në katër vitet e ardhshme 240 milionë dollarë do të shkojnë për pensionistët e Shqipërisë.

 Duke hequr taksën mbi vlerën e shtuar dhe duke kthyer subvensionin për fermerët do i japim çdo fermeri bashkë me ujin për të vaditur arën dhe mundësinë që të ngrihet ekonomikisht si asnjëherë më parë.

Jemi të bindur se rrogat do ti rrisim 40% në katër vitet e ardhshme, ashtu sikundër çfarë kemi filluar me rilindjen urbane të qendrave të bashkive të reja do ta shtrijmë në njësitë administrative dhe do ta çojmë deri në fshatin më të largët.

Ripërtëritja e sistemit arsimor do të vazhdojë dhe mund të vazhdojë vetëm nëse ju nuk i lejoni partitë e tepsisë së pushtetit të fusin duart për të përcaktuar se kush do të jenë mësuesit e fëmijëve tuaj.”

 

Share This Article
2 Comments
  • Shumica e pensionisteve do ta votojne Ramen, pasi shpresojne t’i nxjerre nga niveli minimum i varferise.

    Rama: Do rrisim pensionet çdo vit dhe në katër vitet e ardhshme 240 milionë dollarë do të shkojnë për pensionistët e Shqipërisë.” (Nuk eshte ndonje shifer e pa arriteshme. Tete vite me pare kjo shifer u vodh nga Berisha dhe Luli ne Rrugen e Kombit)

  • Ky per rrogat thote do te rriten 40% ndersa per pensionet tregon sa do te dali nga buxheti.Nuk tregon sa eshte rritja.Pra kete rradhe nuk thote si ne mandatin e pare rritje dhe rritje nuk pati por mbulim inflacioni.
    Kete rradhe eshte me i sinqerte qe nuk ka rritje sa te jete banda e Rames ne pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *