Ndërhyrje në rrjetin e regjistrimit e të dhënave, dogana greke do të ndërpresë punën për 9 orë

Gazeta Dita

Dogana greke do të pezullojë për 9 orë qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve përgjatë ditës së nesërme.

Autoritetet shqiptare të doganës së Kakavijës bëjnë me dije se janë njoftuar nga policia greke se duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit të së hënës (12 qershor 2017) deri në orën 12:00 të mesditës do të këtë ndërprerje të plotë të lëvizjeve drejtë shtetit grek, të këmbësorëve dhe automjeteve.

Sipas doganës greke, bllokimi i qarkullimit vjen si rrjedhoje e ndërhyrjeve (riparim) qe do te behen në sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *