Ide qesharake, gjyshja përdor tharëse flokësh për të ulur shpejtësinë e makinave

Gazeta Dita

Një gjyshe angleze përdor tharëse flokësh si një pajisje që e përdorin policët për të ulur shpejtësinë e mjeteve që kalojnë para shtëpisë së saj.

Pamjet ku ajo e bën këtë gjë janë bërë virale në internet duke marrë më shumë se 33 milionë klikime.

 “Kur dëgjon makina dhe motorra që kalojnë me shpejtësi në rrugë, duhet që ti ndalosh. Dhe fëmijët tani janë të sigurtë. Shumë e thjeshtë, vetëm me përdorimin e një tharëse bëhet kështu.

Dhe nuk kam parë kurrë dritat e frenave të kaq shumë njerëzve. Unë jetoj këtu, miqtë e mi jetojnë këtu, fëmijët e miqve të mi jetojnë këtu dhe nëse ne nuk mund të jemi të sigurtë në rrugët tona, si mund të jemi të sigurtë në botë? ” – tha ajo për BBC.

Jean Brooks nga Nottinghamshire është bërë një heronë në zonë ku banon pasi makinat tashmë kanë filluar të ndërgjegjësohen dhe nuk ka rrezik për fëmijët.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *