Vendimi: Arben Frroku dënohet me burgim të përjetshëm

redaktor
Arben Frroku, i akuzuar per vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, i cili eshte lene i lire pasi eshte shpallur i pafajshem. /r/n/r/nArben Frroku, accused of killing Dritan Lamaj commissioner, during a hearing at the Court of Serious Crimes, where is declared innocent.

 

Arben Frroku dënohet me burgim të përjetshëm.

Vendimi sapo është dhënë nga Gjykata e Lartë.

Frroku është i akuzuari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, raporton DITA.

Relatori i çështjes ishte Shkëlzen Selimi.

Pas një kalvari gjyqësor, në prill të 2015-ës, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm.

Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë.

Nga sot ai duhet të vuaj dënimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Holanda./DITA

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Kush eshte ky mo? Ai qe bente aheng ne Dajt, pak kohe para krimit, me grupin çiftelia me solist kryebodigardin e Berishes sot, keshilltar i sigurise se PD, Kuliçaj?! Nderkohe vellai i kriminelit ishte kryetar partie dhe deputet i Kuvendit. Por sidoqofte edhe ky eshte sot prapa hekurave. Por nuk mjafton, sepse e keqja eshte shume me thelle dhe ne rradhe te pare tek nje sistem i korruptuar politik, rruge qe pastaj te con patjeter dhe ne bashkefajesi me krimin dhe kriminelet.

    • Eshe ky mo qe Tahorri i fiku sistemin TIMS qe te kalonte i pashqetesuar kufirin. Pse te dridhet dora te shkruash qe vellai ishte deputet ne koalicion e kryepsikopatit qe do te bente shtet ashtu si shume kriminele te tjere qe afruan per te pasur sa me shume vota.
      Imagjino sa e besojne njerezia Kryepsikopatin kur ne krye te sistemit vendos kriminele e shpall me te madhe se po dekriminalizon e po ben vetting. E lexove kete http://www.respublica.al/2017/06/11/raporti-i-antidrog%C3%ABs-italiane-34715-m%C3%AB-shum%C3%AB-marijuan%C3%AB-nga-shqip%C3%ABria-p%C3%ABr-vitin-2016
      Gjithe merite e Tahorrit qe mbeti duke luftuar drogen duke shumefishuar trafikun ne vendet fqinje. Eh cfare shteti qe bene keta qe pa punuar asnje dite na u bene milionere me koncesione e trafik kanabisi. Tani qe kane fituar me thase kane vendosur ti japin nje pjese edhe Lulit e te bejne koalicion per te vazhduar te vjedhin me rehat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *