Në kërkim vëllezërit Daka, flet babai: S’kemi lidhje me vrasjen e komisarit

DITA Online

 

Arrestimi i autorit të vrasjes së  ish-komisarit të policisë Artan Cuku ka rikthyer policinë edhe njëherë tek vëllezërit Daka, të cilët dyshohen si porositës të ekzekutimit të tij.

Dy vëllezërit Bujar dhe Florin Daka janë shpallur në kërkim nga Policia, për t’u rimarrë në pyetje, pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes Mikel Shallari, që dyshohet si vrasës me pagesë.

Babai i vëllezërve Daka, Prela ka mohuar që djemtë e tij të kenë lidhje me ngjarjen.

Ai është shprehur se policia ka kryer disa herë kontrolle në banesën e tyre por djemtë nuk kanë qenë të pranishëm.

Ai ka treguar se i kanë marrë telefonin dhe kërkon nga policia t’ia kthejë.

Prel Daka ka pohuar se kanë kohë që e kanë mbyllur këtë çështje dhe nuk e di se pse policia e ka rikthyer.

Policia bëri të ditur sot se dy vëllezërit Bujar dhe Florian Daka janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë porositur vrasjen e komisar Cukut me motiv hakmarrjen.

Kjo pasi vëllai i tyre Agim Daka u vra në zyrën e komisarit në vitin 2005 dhe ngjarja u raportuar si vetëvrasje asokohe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *