Vrimë në motor, avioni kinez bën ulje të detyruar në Sidnej

Ornela

Një avion i kompanisë ajrore “China Eastern” është detyruar të kthehet prapa në Aeroportin e Sidnejit, pas një defekti teknik që shkaktoi një vrimë në motor.

Fluturimi “MU736” ishte nisur nga Sidneji drejt Shangait, por piloti raportoi probleme me motorin një orë pas nisjes në fluturim.

Pasagjerët, që u detyruan të kalonin natën në Sidnej, u thanë medieve se ndienë diçka të digjej brenda avionit. Mjeti i fluturimit “Airbus A330” u ul pa probleme dhe nuk u raportuan lëndime.

Imazhet që qarkullonin në mediet sociale tregonin një vrimë të madhe në njërin nga motorët. Disa pasagjerë thanë edhe se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe nga motori i majtë, pak pas nisjes së fluturimit.

“China Eastern” tha ndërkohë se, ekuipazhi kishte kuptuar situatën jonormale në motorin e majtë në kohë dhe kishte vendosur të kthehej në Aeroportin e Sidnejit. Më pas, të gjithë pasagjerët u vendosën në një avion tjetër të hënën.

Autoritetet e sigurisë ajrore tani kanë nisur hetimin. Ekspertët flasin për një mori mundësish që mund të kenë shkaktuar problemin, mes të cilëve edhe mirëmbajtja e avionit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *