Protestuesit i presin rrugën Ramës në Shkodër, përfundojnë në polici

DITA Online

 

Tre persona në Shkodër, që protestonin për paratë e dëmshpërblimit të përmbytjeve i kanë dalë para eskortës së kryeministrit Edi Rama këtë paradite.

Paulin Maçaj, Gjon Lasku dhe Osman Osmani janë disa nga banorët e fshatrave të Shkodrës që protestojnë prej kohësh për dëmshpërblimet.

Ata kishin dalë që të takonin Edi Ramën, i cili ndodhet për takime elektorale ne qarkun e Shkodrës.

Policia ka ndërhyrë dhe të tre protestuesit u shoqëruan në ambientet e Policisë, nga ku më pas janë lënë të lirë.

Share This Article
1 Comment
  • Borxhin e kane bakshish te premtuart nga qeveria Berisha,dy uje e nji oriz,qe ne kohen e Vencies shkodrane, apo Shkodra Veneciane(xhozefina veneciane).Tashti e kerkojn e tek Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *