Barcelona ofron 100 milionë euro për Verrattin!

Gazeta Dita

Një ditë pasi Marco Verratti i PSG-së komunikoi qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi parizien këtë verë, agjenti i futbollistit italian ka në plan të takohet me udhëheqësit “gauls”, me një “bombë” nën krahun e tij.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Donato Di Campli ka marrë pjesë në takimin me Antero Henrique, drejtorin sportiv të PSG-së, me një ofertë prej 100 milionë eurosh për mesfushorin italian.

Një ofertë e bërë nga Barça, e cila, gjithashtu, ofron një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit për mesfushorin, pa llogaritur bonuset e ndryshme nga rezultatet sportive.

Kjo pagesë është katër herë më e madhe se ajo që merr Marco Verrati te PSG. Klubi parizien nuk dëshiron të bëjë pa futbollistin italian në sezonin e ardhshëm, por e di se Barça, Chelsea dhe Bayern Munich i Carlo Ancelottit e kanë bërë objektiv të tyre.

Dhe, nëse Verratti dëshiron të largohet nga Parisi, ka shumë të ngjarë që në fund t’ia hapë derën. Kuptohet, këtë mund ta bëjë duke lënë një sasi të mirë milionash në arkat e PSG.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *