Januzaj pranë lamtumirës me Manchester United, Sociedad e kërkon në La Liga

Gazeta Dita

Real Sociedad konsideron talentin e padëshiruar te Manchester United, Adnan Januzaj, si objektivin kryesor të merkatos së verës. Januzaj, i cili shpenzoi vitin e kaluar në huazim te Sunderland, raportohet se ka ngjallur interesimin e ekipeve në La Liga.

Media gjigante spanjolle, “Marca”, pretendon se Presidenti i Real Sociedad, Jokin Aperribay, beson që një marrëveshje për të nënshkruar me 22-vjeçarin anësor është një premtim realistic.

Januzaj një herë e një kohë u konsiderua si zbulimi dhe premtimi i ardhshëm në Old Trafford, pasi shpërtheu nga akademia nën drejtimin e David Moyes.

 

Por, pasi dështoi në misionin për të lënë gjurmë dhe bërë përshtypje gjatë huazimit të tij në Bundesliga, te Borussia Dortmund, sikurse dhe me “Macet e zeza” te Sunderland gjatë sezonit të kaluar, United tashmë është gati të dëgjojë dhe vlerësojë ofertat për futbollistin me kombësi shqiptare e shtetësi belge.

Sulmuesi 22-vjeçar u aktivizua në 28 ndeshje për Sunderland sezonin e kaluar, por duke shënuar vetëm një gol. Futbollisti që arriti të grumbullohet nga përfaqësuesja belge ka ende edhe një vit kontratë me klubin e Manchester United dhe skuadrat e interesuara, shumë mirë mund të durojnë edhe pak, për të siguruar shërbimet e Januzaj pa kundërpagesë, ndërkohë që United raportohet se e ka vlerësuar sulmuesin £8.5 milionë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *