Real Madrid ka fituar Champions League për vitin e dytë radhazi dhe për herën e dymbëdhjetë në historinë e klubit. Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë përfituar nga efekti Champions, por jo të gjithë. Ai që nuk ka përfituar, për sa i takon kostos së kartonit, nga triumfi në Kardif ka qenë Gareth Bale, i cili ka luftuar kundër një dëmtimi në gjysmën e dytë të sezonit, duke humbur vendin e tij në formacion.
Uellsiani, që ka qenë në stol edhe në finalen e Kardifit, nuk ka dhënë kontributin e tij në suksesin e skuadrës. Për këtë arsye vlera e tij tani ka rënë nga 90 në 80 milionë euro. Më pas vjen Pepe (ka rënë në 3 milionë), i ndjekur nga Coentrao (5 milionë).
Por ajo që çudit më shumë është se mes lojtarëve që kanë humbur vlerë është edhe Modric, i cili ka qenë një nga më të mirët në fushë në finalen e luajtur kundër Juventus.
Vlera e kartonit të Real Madrid ka rënë nga 45 në 40 milionë euro. Një përjashtim që konfirmon rregullin e rritjes së vlerave të lojtarëve, duke parë se përballë rënies prej 19.5 milionë është një rritje prej 38 milionë. Që ka çuar vlerën e përgjithshme të ekipit në nivele maksimale, duke regjistruar rritjen më të madhe në kontinent nga 764,8 në 783,80 milionë euro.
Lojtari, vlera e të cilit është rritur më shumë, ka qenë gjermani Toni Kroos. Kartoni i kampionit të botës ka kaluar nga një vlerë 60 milionë euro në 70 milionë. Është rritur edhe vlera e Isco-s, nga 35 në 40, Marcelo-s (nga 32 në 38), Carvajal (nga 30 në 32), Casemiro (nga 25 në 30), Asensio (nga 15 në 20) dhe Nacho (nga 10 në 15).
