Ndërsa Milan vazhdon të përforcohet në merkato, Inter nuk ka ndërmend të qëndrojë këmbëkryq dhe pas zyrtarizimit të Spalletti-t, është gati të realizojë goditjet e para. Sot Sabatini dhe Ausilio janë takuar me drejtorin sportiv të PSG, Antero henrique, me të cilin kanë folur për Lucas Moura, një nga objektivat e mëdha të klubit zikaltër. Francezët kërkojnë 40 milionë euro për brazilianin, por Inter shpreson tek një ulje.
Inter ka qenë në negociata për Lucas Moura para se ky i fundit të transferohej te PSG në 2012-ën. Zikaltrit janë në kërkim të sulmuesve të krahut, të cilët duhet vënë në dispozicion të Spalletti-t, por edhe sepse Ivan Perisic pritet të transferohet te Manchester United.
Braziliani është i aftë të luajë në krahun e majtë dhe të djathtë të sulmit. Do të ishte perfekt për sistemin e lojës së ish-trajnerit të Roma-s, të cilit i pëlqejnë edhe Di Maria me Marquinhos, dy emra të tjerë për të cilët Inter ka kërkuar informacione
