Vrasja e komisar Artan Çukut, burg për Mikel Shallarin

DITA Online

 

Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën e sigurisë “arrest me burg” për Mikel Shallarin, i arrestuar për vrasjen e komisarit Artan Cuku më 8 prill 2017

Kjo ishte dhe masa e sigurisë që kërkoi Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas prokurorisë ka përputhshmëri gjenetike 100% të gjurmëve të gjetura

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u mbajt në gjykatën e Krimeve të Rënda.

Shallari u arrestua më 11 qershor.

Prokurori i çështjes Enrik Ligori deklaroi atë ditë se “dimë që dora që ka tërhequr këmbëzën është Mikel Shallari. Kush është ideatori i këtij krimi nuk mund ta themi dot. Ne sot dimë ekzekutorin. Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të jetë Shallari, mund të jetë dikush tjetër. Ne po hetojmë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *