Shënohet një tjetër rast i fëmijëve shqiptarë që kanë rene pre e lojës së frikshme të ‘Balenës blu’. Burimet thanë se në Gjirokastër, një vajzë adoleshente e cila kishte 14 ditë që luante këtë lojë, eshte zbuluar pasi shokët e klasës kishin vënë re shenja të vetëplagosjes.
Burimet policore thanë se vajza kishte 10 ditë pa ngrënë, ajo kishte arritur në nivelin e 33 të lojës së frikshme dhe kishte nisur të ndëshkonte veten.
Kanë nisur hetimet nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Vajza 12 vjeçe jeton me prindërit me probleme mendore, thane burimet e policise.
