Në fshatin Hyzgjokaj të Lushnjes, fermerët po hedhin pjeprin e kultivuar në sera, pasi nuk arrijnë të shesin. Ata thonë se fara ishte e keqe dhe çdo pjepër çahet pa arritur në treg.
Një dynym serë e mbjellë u ka kushtuar 700 mijë lekë secilës familje dhe këtë shumë e kërkojnë rimbursim nga firma qe u shiti farën.
Specialistët në drejtorinë e bujqësisë në Lushnje këshillojnë fermerët që kur të blejne farërat duhet të lidhin kontratë dhe të marrin garanci nga firma që i tregton.
“Është një problem shumë i madh. Nuk është vetëm problemi i farës. Po të marrim aspektin e farës që kanë fermerët. Fara që vjen duhet të jetë e certifikuar, e regjistruar. Rekomandimi bazë i joni është çdo produkt që blihet, të blehet me faturë”, thotë Miço Qorri, specialist në drejtorinë e bujqësisë, Lushnje.
Për shumë familje në Hyzgjokaj kultivimi i pjeprit është e vetmja mënyrë jetese, ndaj kërkojnë ndihmë për të përballuar humbjet e këtij viti.

Bravo gazeta Dita ,shkrime te tilla duhen te jene me te shpeshta .Ka plot probleme ne Shqiperi ,eshte detyra mediave ti pasqyrojne ato.Jepini me pak rendesi politikes duke pasqyruar me shume hallet e turmes.
Po vete u ka ngrene bytha kur nuk e blejne faren me certifikate dhe garanci