Pas disa ditësh heshtje ka ardhur momentin vendimtar për Eusebio Di Francesco. Praktikisht është gjithçka gati dhe ai do të jetë trajneri i ri i AS Roma. Trajneri zgjidhi kontratën me Sassuolo, që në vend të tij ka zgjedhur Bucchi dhe pasi përshëndeti ambientin emilian shkoi në Trigoria ku nesër do të prezantohet si trajneri i ri i Roma. Di Francesco, që merr vendin e lënë bosh nga Luciano Spalletti, do të marrë 1.5 milionë euro në sezon dhe do të firmosë për dy kampionatet e ardhshme.
Roma e mbylli në vendin e dytë kampionatin e kaluar, edhe pse grumbulloi më shumë mirë se kurrë ndonjëherë në historinë e klubit kryeqytetas në Serie A
Eusebio Di Francesco luajti katër vjet me Roma si futbollit, në kulmin e karrierës së tij, duke fituar edhe një titull në Serie A. Ai numëron 12 ndeshje me kombëtaren e Italisë. Karrierën si trajner e nisi te Pescara, e vazhdoi te Lecce dhe u bë i njohur me Sassuolo, ekip që e mori nga Seria B dhe e ngjiti deri në Europa League. Prej tre vitesh, nën drejtimin e Di Francesco, Sassuolo ka garantuar lehtësisht qëndrimin. Ai do të zëvendësojë Spalletti, i cili u largua në fund të kontratës dhe zgjodhi të vazhdojë punën te Inter
