Klubi kinez Tianjin Quanjian ka nisur një tjetër sulm për sulmuesin kryesor të Koln Anthony Modeste. Bëhet fjalë për një shifër 30 milionë euro. Për Modeste është gati një ofertë trevjeçare me 10 milionë euro neto në sezon. Bild zbulon se të premten e kaluar ka pasur një takim sekret midis dy palëve.
Qëllimi është i qartë: Tianjin Quanjian kërkon të transferojë Modesten në Kinë. Përfaqësuesi i lojtarit: “Ishte një bisedë e mirë për të dyja palët.”
Në ditët në vazhdim pritet të vijë edhe oferta zyrtare e klubit kinez për gjermanët. Tianjin Quanjian është një klub shumë i pasur. Klubi ka një buxhet transferimesh prej 200 milionë euro të mundësuar nga pronari Shu i cili është një miliarder që merret me mobilie metalike.
