PSG-ja mban në vëzhgim zvendësuesit e mundshëm të Marco Verrati

Gazeta Dita

Marco Verrati do të qëndrojë në Francë?! Vullneti i PSG është shumë i qartë: ai nuk do të largohet, me asnjë kusht. Duket se nuk do të mjaftojnë as 100 milionë euro të ofruara nga Barcelona.

Paris SG ka filluar të planifikojë të ardhmen, por me apo pa mesfushorin italian, “L’Equipe” nxjerr listën e kandidatëve për të qenë titullarë në vend të tij, duke marrë rastin që transferimi në “Camp Nou” do të ndodhë në javën e ardhshme.

Rabiot, Vidal, Saul, kante, Bonaventura dhe Nainggolan shihen nga “L’Equipe” si gjashtë kandidatët për t’u bërë regjisorët e PSG, pas largimit të Verratti

Alternativat për t’i besuar rolin e regjisorit të PSG shihen si brenda ekipi, (Rabiot), ashtu edhe në mënyrë eksperimentale (Vidal), deri për të mbërritur nga alternativa franceze (Kante) pa harruar të rinjtë (Saul Niguez).

Në listën e gjashtë kandidatëve të nxjerrë nga “L’Equipe”, si zëvendësues të mundshëm të Verrati figurojnë edhe dy lojtarë të luajnë në Serie A: Bonaventura i Milan dhe Nainggolan i Roma. Një sondazh i tifozëve ka zbuluar se Kante është i preferuari i tifozëve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *