U desh gati një shekull i tërë, që bota politike të shkundej nga errësira obskurantiste e së kaluarës dhe të ndërhynte kundër marrëzive shekullore, për të ndalur luftën vrastare të Serbisë nacionaliste kundër Shqiptarve të Kosovës liridashëse. Dekada e fundit e shekullit që kaloi, u mbars së tepërmi me gjakëderdhje të mëdha, fillimisht brenda gjinisë Sllave dhe më pas me luftën e pabarabartë të Beogradit nacionalist, kundër popullsisë etnike të Kosovës Shqiptare. Përballja nisi me luftë të rreptë e të vështirë, por brenda saj edhe pse u fsheh në mënyrë të qëllimëshme nga propaganda Serbosllave, doli menëherë në dukje genocidi nacionalist shtetëror i kombit Serb, i cili u njoh dhe u pa nga afër nga vetë bota moderne e përparimtare, nëpërmjet masakrave vrastare të turpshme, që kryen forcat ushtarake, policore, paramilitare dhe civilët Serb, kundër atij populli të paarmatosur. Shqiptarët e atyre trojeve arbërore, jo vetëm që nuk u përulën, por përkundrazi së bashku me Ushtrinë tyre Çlirimtare të Kosovës luftarake, e mposhtën okupatorin, duke u mbështetur në atë luftë mizore nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, e udhëhequr drejt përsë drejti nga etaloni i demokracisë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse ufta e UÇK-ës kundër Forcave Ushtarake Jugosllave, ishte e drejtë e në përputhje të plotë me kërkesat Kartës të Kombeve të Sanfrançiskos dhe Aktit Final të Helsinkit për të drejtat e njeriut, ajo ushtri e lindur nga një popull liridashës, u tiketua nga Beogradi, Moska, Parizi, Pekini e ndonjë Serbofil tjetër, “si pjellë e komunistëve të Tiranës”, “iridentiste”, “terroriste”, “fondamentaliste islamike” e të tjera nofka të sajuara në mënyrë të qëllimëshme, nga vetë shteti e populli serb, për të dezinformuar opinionin publik botëror, rreth asaj që ndodhte në Kosovë. Në mbështetje të këtyre etiketimeve inegzistente e poshtëruese, u hodh dhe shërbëtori i Beogradit e agjenturave të tjera perëndimore e lindore, Ibraim Rrugova, i cili duke u kamufluar me petkun e gandistit, rendi nëpër Evropë, për të ndihmuar sado pak ustallarët e vetë Serb, në realizim të qëllimeve të errëta nacionaliste për Serbi të madhe.
UÇK-ës nuk e ndali nismën e saj luftarake drejt realizimit të qëllimit strategjik brenda misionit historik kombëtar edhe pse politika botërore nuk kishte formuar bindjen e duhur dhe vazhdonte të studionte zhvillimet e atij agresioni ushtarak, për t’u qartësuar plotësisht rreth gjëndjes së krijuar. Në këto situata tepër të rënduara, në analizën që i bëhet asaj lufte sot në kohë paqe, nuk duhet lënë mënjanë paqartësia politike dhe antishqiptarizmi brenda kësaj Europe demokratike, e cila dhe pse pretendon të bashkohet, nuk mundet kurrsesi të realizojë misionin e marrë për obligim, duke menduar e vepruar tinzarisht e në mënyrë meskine.
Mbështetur gjithmonë në faktet dhe argumentet aktuale të kohës, e ballafaqojmë Evropën me atë të vërtetën reale, se ajo nuk ka qënë dakord me luftën e UÇK-ës, që në embrionin e asaj lufte dhe për rredhojë e ka trajtuar atë ushtri si dele të zezë. Kushdo mund të mos e pranojë dhe të kundërshtojë këtë pretendim, por si në çdo rast tjetër, ashtu dhe këtë herë, do përdoren faktet dhe argumentet e vet politikanëve të asaj kohe, si ish udhëheqës e drejtues të shteteve përkatëse Europiane.
Kështu, Masimo Dalema, ish kryeministër i Italisë në atë kohë, duke dhënë intervistë një gazetari të njohur, pohon me gojën e vet se, “SHBA-ës kanë punuar para së gjithash me forma specifike të sigurisë, për të qënë në krah të Kosovarve. Ndërsa Europianët, deshën para së gjithash pëlqimin e Beogradit dhe nuk e kanë konsideruar aq thelbësore UÇK-ës, e cila duhej të vuloste izolimin e Millosheviçit. Europa, përkundrazi, ishte ajo që kërkoi deri në fund marrëvëshjen me Serbët”.
Ky udhëheqës i një shteti me peshë në Europën e Bashkuar, nuk është i vetëm brënda këtyre paradokseve Europiane, sepse ka dhe të tjerë po aq të rëndësishëm, që janë deklaruar kundër Kosovës dhe lirisë të fituar nga lufta e asaj UÇK-ës. Kështu nisur nga kujtimet e shkruara të Bernard Kushner, kur ai ishte përfaqësues special i OKB-ra në Kosovë, del se presidenti i asaj kohe në Francë, para se Kushner të nisej me atë mision, i ka dhënë porositë e nevojshme.
Këtë e pohon vetë Kushner në kujtimet e veta, ku thekson se, “Pas takimit me presidentin, në përcjellje e sipër ai më tha: Mbaje vath në vesh, që ne duam drejtësi për Kosovarët, por mos harro se jemi e mbetemi miq të Serbve”.
Shtrohet pyetja se a nuk janë të njëjtë në pikëpamje dhe në e këto ditë politikanët e sotëm e këtyre shteteve? A nuk ishte presidenti i Greqisë, ai që dërgoi vullnetar në luftë kundër Boshnjakve në mbështetje të Serbve vrasës”? A nuk ishte po ai president i Greqisë, që fshehtazi Aleancës së NATO-s dhe Këshillit të Europës, këmbente me Millosheviçit mesazhe për fluturimet e aviacionit luftarak të NATO-s, gjatë asaj ndërhyrje? A nuk ishin pilotët Hollandezë, ata që ishin instruktuar nga qeveria Holandeze, për të mos goditur objektet Serbe, por ti hidhnin bombat në vende të tjerë? Këto janë fakte e argumente kokë forte tepër domethënës, me anën e të cilëve vërtetohet plotësisht qëndrimi antishqiptar Evropian, kundër Kosovës dhe UÇK-ës, në kohën e luftës dhe në vazhdimësinë e kësaj paqeje.
Me ndërhyrjen e SHBA-ës, Rambujeja vlerësoi UÇK-ës dhe për këtë caktoi Kryeministër Hashim Thaçin përfaqësuesin politik të sajë, duke i treguar gandistit tradhtar, se ku e kish vendin. Ai duke u vënë në rrolin e Esat Pashë Toptanit, braktisi Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, bashkë me pinjollët që ka lënë pas e që sot nga ai kolltuk legjislativ i siguruar nga gjaku i asaj UÇK-ës, punojnë në rrugë misterioze dhe bëjnë denoncime tinzare kundër ish luftëtarve të UÇK-ës, duke bashkëpunuar ngushtazi me Europianët e asaj kategorie, që u përmëndën më sipër, nën instruktimin e posaçëm të Beogradit nacionalist. Europa e ndjeu thellë emërimin e përfaqësuesit politik të luftës në krye të QPK-ës dhe për më tej mori masat e saj paraprake.U hartua rezoluta 1244 dhe Europianët mbizotërues në Këshillin e Sigurimit hodhën themelet për shkatërrimin e UÇK-ës, duke krijuar hapësira pasvepruese për luftëtarët e sajë. Fill pas Rezolutës 1244, me orientim të sajë, u mblodh në Kumanovë komisioni shumëpalësh për ndalimin e veprimeve luftarake dhe tërheqjen e forcave Serbe nga krejt Kosova. UÇK-ës, përsëri u trajtua si delja e zezë dhe në prapaskenë të saj, ajo u mënjanua nga nënshkrimi si fituese e luftës.
Lufta përfundoi në 21 Qrshor 1999 dhe që nga ajo kohë mbushen plot 14 vite, nga dita kur u largua dhe ushtari fundit Serb, nga ajo tokë e truallit kombëtar të Shqipërisë veriore. Lufta uli siparin e vet dhe në ato troje etnike Shqiptare u instaluan forcat e NATO-s, me një mandat të posaçëm, të rezolutës 1244 të OKB-ra. Këto trupa u pritën si çlirimtar bashkë me UÇK-ës, sepse së bashku ata fituan luftën dhe si aleat u takonte e njëjta pritje. Forcat e NATO-s të autorizuara nga OKB-ra, u përhapën duke u vendosur në të gjithë Kosovën, sipas planit të ndërtuar prej tyre. Ndërsa UÇK-ës, u stacionua si më parë, ashtu si kishin vepruar në kohën e luftës me Zona Operative.
Qeveria e përkohëshme u instalua në qëndër të Prishtinës dhe ashtu si në heshtje po në Prishtinë, u vendos dhe administrata ndërkombëtare. Duke ecur hap pas hapi, organizmi i OKB-ra i quajtur UNMIK dhe forcat e NATOS-s të emërtuara KFOR, nisën të mos pyesin për qeverinë e përkohëshme të dalë nga Rambujeja, nën pretekstin se duheshin zhvilluar zgjedhje të reja, për të sjellë në pushtet njerëz të apetitit Europian dhe më konkretisht ata të LDK, që në fakt nuk janë gjë tjetër veçse përfaqësuesit e denjë të lidhjes komuniste Jugosllave, që Ibrahim Rugova me porosi të UDB-ës Serbe, i transformoi në LDK brenda 24 orëve . I njëjti qëndrim nisi të mbahej dhe ndaj UÇK-ës, e në mos më keq. Nuk i pëlqyen Europës dhe OKB-a deputetët e malit të dalë nga zjarri luftës, por i duheshin si nevojë e domosdoshme fabrikimi dhe përpunimi i atyre që kish përgatitur Beogradi në vite e dekada si besnikët e vet.
Qëndrimi Europian i pas luftës për UÇK-ës, ishte dhe mbeti ai luftës, ku në saj të reprezaljeve të shumta, nisën bastisjet dhe në disa raste dhe vrasje të luftëtarve, si ai që ndodhi në mes të Prishtinës fill pas hyrjes të forcave të NATO-s në Kosovë, duke i krahasuar luftëtarët e UÇK-ës si pjestarët e IRA-s, ETA-s, apo për më keq si fondamentalistë islamikë të Bin Ladenit. Mitrovica u martirizua nga kriminelët Serbë të grumbulluar në atë qytet në mënyrë të qëllimëshme. Ishte po kjo Europë që nëpërmjet emërimit politik, e bëri ish paramilitarin me armë në dorë në luftë dhe komandantin e kriminelëve të pas luftës në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, deputet të Kosovës, pa asnjë votë të atij populli. Këto veprime shkuan dhe më tej, duke i kaluar kufijtë e normalitetit njerëzor dhe trupat Franceze ndërhynë deri në djepet e fëmijve, duke i gjakosur ata në gjumë e sipër në fshatrat e Drenicës. UÇK u transformua në rrethana misterioze në TMK me urdhër të UNMIK-ut dhe luftëtarët më trima u seleksionuan, duke u zëvëndësuar me individ të pa qënë në luftë, e për më tepër në këto formacione u rreshtuan ish pjestarë të ZKZ, UDB e shërbimeve të tjera sekrete të Beogradit, sepse i duheshin Europës në ditët e sotme, për të akuzuar komandantët e luftëtarët e UÇK-ës, për krime lufte. Sjelljet e kundërligjëshme dhe antinjerëzore në pas luftë kryesisht nga Europianët, krijuan situata tepër të rënda, për luftëtarët e UÇK-ës dhe Shqiptarët e ndershëm të asaj treve etnike, por falë durimit, mënçurisë dhe maturisë njerëzore, që e karakterizon këtë krahinë kombëtare, mbizotroi qetësia, sepse në të kundërt, Europa do të ishte përballur me një luftë të tretë botërore dhe pasojat e saj do të ishin katastrofike.
Kosova dhe populli i saj heroik vazhdoi përpara dhe në krye të kësaj ecurie, ishin e mbetën ish luftëtarët e UÇK-ës, të cilët ditën të studjojnë, analizojnë e përballojnë të papriturat e keqkuptimet e lindura, gjatë rëndimit të situatave konjukturale të politikës së brëndëshme e të jashtme, të Kosovës të sapo çliruar. Por, brenda kësaj Europe demokratike, ka akoma shtete dhe politikanë, që në sajë të miqësisë së vjetër më Serbinë, ose të etur pas verdhushkave që vë në dispozicion të tyre Beogradi, nuk njohin moral dhe shkelin çdo etikë njerëzore, për të arritur qëllimet përkatëse vetiake, duke ndërtuar lumturinë e tyre, pa pyetur aspak për gjakun e derdhur nga popujt liridashës.
Në vend që të organizohej një Nuremberg, për të nxjerrë para drejtësisë botërore shtetin, popullin dhe krejt kombin Serb, që së bashku në unitet të plotë, vranë e prenë me miliona shqiptar në shekuj e vite, pa u hyrë një gjemb në këmbë, Europa duke mbyllur njërin sy, përmbysi fabulën e Lafontenit me qingjin dhe ujkun. Nën pretekste të paarsyetuara dhe shkaqe fiktive, u ndalua e arrestuan njeri pas tjetrit ish komandantë të zonave operative të luftës Rustem Mustafa, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, luftëtari Isuf Sherifi dhe Sabit Geci emblema e Drenicës luftarake, që derdhi aq gjak në atë luftë vetë dhe familjarisht, sa Europianët e EULEK-sit, nuk kanë pirë ujë në këto vite, në këtë Kosovë ku ata kanë ardhur të pasurohen. Në atë pas luftë udhëheqës, organizator, drejtues dhe komandantë të asaj UÇK-ës të mbulluar plot lavdi për madhështinë e veprës së kryer, u ngjyrosën nëpër disa lista të zeza, të cilat lindën si rezultat i intrigave të sajuara nga agjentët e ZKZ, UDB dhe shërbimeve të tjera sekrete Serbe, të shpërndarë nëpër UNMIK-un e OKB-ra, KFFOR-i e Aleancës Atlantike të Veriut, EULEK-sit të sotëm Europian dhe agjenturave të tjera të shteteve Europiane e Botërore, që janë akredituar në këtë vend me përfaqësitë e tyre diplomatike.
Si rezultat i kësaj veprimtarie të ethëshme dizinformuese, u arrestuan me radhë, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimi e disa luftëtar të tjerë, të cilët sipas akuzës të hartuar nga filologët e Serbve Karla Del Ponte e Dik Marti, u futën pas hekurave në Hagë. E vërteta vonoi por nuk mungoi dhe këta luftëtarë u kthyen në vatrat e tyre ngadhënjimtarë të pastër si vet UÇK-ës, ku ata bënë pjesë. Turpi dhe poshtërsia ngeli në duart e ish prokurores Del Pontes dhe deputetit të Europës Demokratike Dik Marty, të cilët në vazhdimësinë e jetës, kohë pas kohe botojnë kujtime, duke sajuar përralla si ajo e llampës së Aladinit tek 1001 netët, për të ndihmuar ustallarët e Beogradit që i financojnë. Pangopësia europiane nuk u ndal, por vazhdoi me tej me zullumet e veta politike, duke akuzuar ish komandantin e UÇK-ës Azem Sylën, me pretekstin se një i sëmur psikik, i përgatitur nga shërbmi sekret Serb, është keqtrajtuar dhe sipas atij, ish komandanti i UÇK-ës, mban përgjegjësi dhe për raste të tjera të dhunimit. Hulumtimet e mëtejshme për fakte e argumente, u pasuan me gërmimin e oborrit të Sami Lushtakut dhe bastisjen shtëpive të Hashim Thaçit e Fatmir Limës. Vazhdimësia e kërkimit të provave nuk gjeti asgjë veç gomarit të ngordhur të groposur nga të zotët e shtëpisë. Kërkime të kamufluara përballë sajimeve, që u shoqëruan me prova disfatiste.
Dhe ashtu heshtazi, bashkë me habinë e kontrolleve të kryera, u riprangos Fatmir Limaj, ish komandant “Çeliku” i UÇK-ës, nën pretekstin e rastit “Kleçka”, problem ky që u sqarua në Hagë dhe ai u lirua, duke iu kërkuar ndjesë. Të gjitha këto, vijnë si rrjedhojë e poshtërsive të sajuara në mënyrë të qëllimëshme, nga ish komunistët e LKJ, tani bashkëpuntor të shumë agjenturave, që Ibraim Rrugova i transformoi brenda një nate të errët, si antar të Lidhjes Demokratike.
Trajtimi i UÇK-ës dhe luftëtarve të saj si delja e zezë nga kjo Europë, nuk ka të sosur. Këto ditë mediat e shtypit dhe ato elektronike, lajmëruan se u arrestuan Sami Lushtaku, Sulejman Selimi e disa të tjerë komandant e luftëtar, me pretendimin e EULEK-sit, se gjatë luftës, kanë burgosur, izoluar e keqtrajtuar njerës të pafajshëm. Po i afrohemi gradualisht 15 vjetorit të përfundimit të asaj lufte madhore, dhe akoma kjo Europë e pangopur ndaj Shqipërisë e Shqiptarve, jo vetëm që nuk po ndalet e nuk heq dorë, por përkundrazi, po i shpeshton veprimet antishqiptare, duke vënë shenjën e barazimit midis viktimës dhe kriminelit. Këto ndërhyrje aventureske të EULEK-sit, janë e mbeten në kuadër të veprimeve anti Shqiptare, për të penguar politikën botërore për zgjidhjen përfundimtare të aspiratave kombëtare të Shqiptarve të kudo ndodhur. Sa herë që del në sipërfaqe ndonjë diskutim, propozim apo zgjidhje në interes të Sqiptarve, Beogradi i paraprin dhe nëpërmjet Europës plakë të mbuluar sot me vellon e demokracisë, ndërhyn ashtu si vjedhurazi në zhvillimet politike botërore dhe pengon si pa dashur ecurinë e dy shteteve Shqiptare, për realizimin e misionit historik të përbashkët kombëtar. Si dje në luftë e sot në paqe, janë po këta Europianë që nëpërmjet EULEK-sit, ata që bashkëpunojnë ngushtazi me Beogradin, për të realizuar gradualisht interesat e Serbisë madhe e nacionaliste.
Kjo vërtetohet mësë miri në ditët e sotme, kur po zhvillohen bisedimet dy palëshe, Kosovë–Serbi nën mbikqyerjen e Europës së Bashkuar, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Gadishmëria e qeverisë së Kosovës, edhe pse kryeministri aktual Hashim Thaçi, po sulmohet kohë pas kohe nga pasuesit e gandistit rrugovian si shërbëtorë besnik të Beogradit Serb, është dhe mbetet në stadet politike të Shqiptarisë, brenda së cilës në mënyrë graduale, do të gjejnë zgjidhjen konkrete aspiratat e gjithë Shqiptarve. Por Europa hileqare, duke i nuhatur së largu këto zhvillime, ndërhyn e vepron me EULEK-sin e sajë avangard në Kosovë, për të krijuar një imazh tjetër në opinionin publik ndërkombëtar, për qeverinë e Drenicakut Hashim Thaçi, duke arrestuar pikërisht pjestarë të kësaj qeverie, të cilët janë nga i njëjti bastion i UÇK-ës, nga është dhe Hashim Thaçi.
Ekuacioni i kësaj politike, është ndërtuar me disa të panjohura në mënyrë të qëllimëshme, që me një gur të vriten dy zogj. Kështu që nëpërmjet këtyre arrestimeve, duke akuzuar Sami Lushtakun, Sulejman Selimin dhe të tjerët, ushtrohet presion ndaj kryeministrit Thaçi, në mënyrë që ai të pranojë propozimet Serbe. E gjithë kjo prapavijë e errët, pohohet nga vetë kryeministri serb Inica Daçiç në 6 Qershor 2013, në pritjen që ai dha për kreun EULEK-sit Bernard Borchand, ku theksoi se “ EULEK-si është pjesë e rëndësishëme për marrëveshjen”. Patjetër që për pasuesin e Millosheviçit, ky EULEK-s është rëndësishëm, sepse ashtu si në luftë, Europa nëpërmjet këtij EULEK-si, kërkon zgjidhjen pikërisht aty në Beograd dhe ti si kryeministër i Serbisë, e di më mirë se kushdo tjetër, se çfarë fshihet pas kësaj thënje të deklaruar prej teje. Dhe ec e besoji me tej e në vazhdimësi kësaj Europe…. të etiketuar nga Ismail Qemali si e atillë, për atë demokraci që ajo propagandon brenda bashkimit të saj!!
Arrestimet e fundit të EULEK-sit, të kryera kundër drejtuesve të UÇK-ës, janë dhe mbeten brenda vazhdimësisë politike të Europës së vjetër, asaj të luftës dhe të kësaj në pas luftë, ku qëndrimi në të gjitha rastet është pa asnjë ndryshim, sepse pikënisja e kësaj ndërhyrje nuk ka asnjë dallim nga prapavijat e errëta, që janë ngritur kundër këtyre drejtuesve të UÇK-ës. Ky veprim qartësohet plotësisht në ditët e sotme të pas luftës, duke u mbështetur fuqimisht në paravijat e kësaj lufte. Ishte kjo Europë, ajo që luftën çlirmtare të popullit të Kosovës të Shqipërisë Veriore, e etiketoi si konflikt etnik, e jo si një kërkesë të domosdoshme politike, për të jetuar i lirë dhe i pavarur brenda një shteti të vetëm kombëtar Shqiptar. Ishte po kjo Europë, që nga thellësia e kryeqyteteve të sajë, luftëtarët e UÇK-ës i akuzoi si kamikazë e terroristë, në mënyrë që tu paraprinte ditëve të sotme për arrestimin e drejtuesve të sajë. Është e njëjta Europë antishqiptare, ajo që arreston luftëtarët e UÇK-ës, duke i akuzuar për krime lufte, sepse në këtë mënyrë, ajo akuzon Partinë Demokratike dhe kryetarin e kësaj partie Hashim Thaçin, për tu parapirë të papriturave politike të së ardhmes, në ndihmë të agjentëve që ajo ka në shërbim e që punojnë për Beogradin. Është po kjo Europë që nëpërmjet rrufjanve të vet shkarravitës, akuzon Thaçin për korrupsion, se i vëllai i tij po kryen ndërtime në Prishtinë. Mos vallë këta llafazan të indoktrinuar nga Beogradi, kërkojnë ta zëvëndësojnë vëllanë e Thaçit me djalin e Millosheviçit, për të ndërtuar Prishtinën Shqiptare të çliruar nga UÇK-ës?
Lufta e UÇK-ës, nisur nga përmasat e zgjerimit që ajo mori pas atij genocidi famëkeq, është lufta e një populli të tërë Shqiptar nga Veriu në Jug dhe Lindja në Perëndim, brënda kufijve të Shqipërisë natyrale e historike dhe si e tillë, ajo do mbetet në historinë kombëtare të Shqiptarve, si epopja e lavdishme e asaj ushtria që e zhvilloi e që u pagëzua nga vetë Shqiptarët me emrin e madh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Çlirimtarët e kudo ndodhur, kanë qënë, janë e do të mbeten emblema legjendare e popujve e kombeve përkatës e jo vetëm e atyre, por dhe e të tjerëve në mbarrë rruzullin tokësor. Si të tillë, ata në çdo vend përparimtar e demokratik, nderohen e respektohen deri në përjetësi, sepse vepra e tyre është e do mbetet pjesë e pandarë e asaj historie, që ata e nënshkruan me gjakun e shokve të tyre të rënë në fushat e ndryshme të betejave. Lufta e UÇKës, është pjesë e pandar e hitorisë botërore, sepse ajo brenda vetes, ka një pikë reference tepër kulminante, e cila radhitet ushtarakisht si Qëndresa Heroike e Jasharajve Legjendar dhe si e tillë, ajo do të mbetet në analet e historike ndërkombëtare, si një veprim luftarak i një numri të pakët njerëzish, por që nisur nga raporti forcave, që u përballën për tre ditë rresht, me plot gojën mund të thuhet dhe të quhet Beteja Legjendare e Jasharajve Heroik Shqiptar.
Historia e zhvillimeve njerëzore që nga lashtësia e largët e deri në ditët e sotme, nuk njeh raste ku viktima të akuzohet si kriminel dhe për më tepër nga po kjo Europë, që erdhi në pas luftë në Prishtinë dhe foli me superlativa të dukshme për UÇK-ës, Shqiptarët dhe Kosovën. Lufta e UÇK-ës ishte sa e drejtë aq dhe e organizuar institucionalisht e funksionimi i sajë u shtri nga luftëtari i vijës parë e deri në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-ës, me rregulla e kërkesa imediate, tepër qarta të sakta e të rrepta, të cilat, jo vetëm që parandalonin veprat e dhunshme ndaj kundërshtarve, por ndëshkonin rreptësisht çdo iniciativë, që mund të ndërmerej nga ndonjë individ i veçantë. Ka fakte dhe argumente bindës, nga shumë njerës, të cilët vërtetojnë mbrojtjen e civilve Shqiptar, Serb e pakicave të tjera minoritare. Por Europës i vjen keq e i dhimbsen, ata individ që kryenë veprime agjenturore brenda formacioneve të UÇK-ës, me interesa të shumta për Beogradin dhe Europën vetë. Këta elementë destruktiv, për të cilët qajnë e lotojnë në kor të përbashkët Europa dhe Serbia, janë trajtuar në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare, pa as më të voglin detyrim. dhe deri në këtë kohë që jetojmë, nuk ka dalë ndonjë person i kësaj natyre që të ankohet, me përjashtim, të atyre që i kurdis Beogradi dhe i vë në dispozicion të Europës, për të njollosur UÇK-ës dhe drejtuesit e sajë.
Mirpo, nisur nga të gjitha këto ballafaqime konkrete e reale, që u paraqitën në këtë shkrim, me plot gojën mund të thuhet, se EULEK-si i Europës plakë dhe të re, është kthyer në një çiban, i cili duhet operuar menjëherë, sepse maisja e tij, mund të shkaktojë trazira të pariparueshme për vetë Europën, që po luan me zjarrin e ndezur nga ajo vetë 100 vite më parë kundër Shqipërisë dhe Shqiptarve. OKB-ra u tërhoq ashtu si pa u ndjerë nga Kosova dhe i takon këtij organizmi ndërkombëtar, që të mbyllë këtë plagë, në të kundërtë Kuvëndi i Kosovës, ashtu si në rastin e shpalljes të pavarsisë, të vetvendosë dhe të nxjerrë jashtë ligjit, veprimtarinë e këtij EULEK-si enigmatik. Këto janë rrugët e mundshme për zgjidhjen konkrete të këtij misteri politik dhe nëse kërkohet rrugë tjetër, ajo i takon luftëtarve të UÇK-ës për të vënë nderin e tyre në vend.
*Autori është ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta” të UÇK-ës / Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë


Kta te UCK-se nuk jan te kulluar,keshtu qe u vjen radha si gjith te tjerve!
Sa per Europen,ajo shum e shum i ka duruar se po te kishin luftuar vertet per atdhe,allall ju qofshin,por simbas shum e shum gojthenave shum prej ktyre luftuan si muhexhajdine Islamike e jo per atdhe por vetem per fe!
Ti “beni” je nje cope idioti grek prandaj vjell urrejtje ne menyren me idioteske, kunder UÇK-es, si plakat llafazane dhe thashethemexhesha tek kroi i fshatit.
ty sipershkrus se me vjen turp te ta ze emrin ne goje a nuk te bejne prshtypje nga keto qe ka pershkruar ky njeri i nderuar….mua si shqiptar dhe njeri qe ne trupin levron gjak njeriu kjo eshte renqethese..mesa kuptoj ty te eshte kthyer gjaku ne uje…nga njeres pa gjak si puna jote qe kush e di se cfare race i perket..shqipetaret e ndershem ,as qe pjerdhin per llumbra si puna jote …me indinjojne se teperti sharlatane si puna jote sepse neve nga llumra si puna jote na ka ardhur e keqja ..njeres si ju nu e kane per turp te shesin nderin ,familien nenen motren e jo me kombin juve jeni njeres pa taban familjar,dhe kur je pa kete nuk behet fjale per te tjera.une jam nga shqiperia e une di qe nga shqiperia luftuan me qindra e me mijera ne kosove.a mos do te thuash dhe per ta i shin muxhahidine i turperuar qofsh per jete..mos do te thuash se shqipetaret vajten per te istitucionalizuar fene islame ,,jo o ipa princip se atje vajten,myslimane,,vajten ortodokes vajten katolike,sepse ishin ne radhe te pare shqipetare ti tani te bej pyetjen c fare race je ..te me thuash shqiptar race si ty kure mos linde nena si ty.nuk gjej fjale se me c fare te krahasoj ty ..nese te kam fyer dhe kerkon te shprehesh lirshem me mua une jam gati te ballafaqohem me ty …jam gati tevij ku te duash ti une me ndjenjat e kombit tim nuk los ,,se po te los me te kam lojtur me ndjenjat e prinderve te mi ..mesa kuptoj ti nu ke asgje te shenjte.ti je nje qenie qe ron se nuk vdes dot….njeri pa fe
Ty panxhar Sheqeri po te jap nje leksion,per patriotizmin tend te flakte!
Gjithnje luftohet per dinjitet,per mos pasur diskriminim,por jo per pushtet?
Keta Luftetaret e tu te UCK-se rembyen sa munden,hypen edhe ne pushtet,ashtu si kishte planifikuar dikush nga larg,dhe nderuan edhe ngjyrat e kombit,vetem e vetem per pak pushtet,vrane e prene Kosovare te ndershem,ashtu sic ishte ajo e Racakut,duke ja u faturuar forcave Serbe jo se Serbet nuk bene krime,por duhen ndare krimet,ashtu sic ndahen edhe ata qe luftojne per dinjitet e Komb!
Te jap shum te drejte,se politika eshte Kurve,atje ku te duket e drejte esht e shtrember,por uroj qe perfundoj vetm me kaq se plani ishte ndryshe,nga “Miqte” e tu Amerikane!
Shkrimi eshte nje analize e shkelqyer,qe ben apel per vazhdimin e qendreses se popullit shqiptar te Kosoves. Perndjekjet, etiketimet, perbaltja dhe sidomos arrestimet e komandanteve dhe luftetarve te UCK perben nje atentat ne ndergjegjen e kombit tone.Glorifikimi i figures se Rogoves, si arkitekti i pavaresise , nga disa politikan te Prishtines dhe te Tiranes,eshte nje strategji per te mohuar gjakun dhe sakrificat mbinjerzore te bijve martire te Kosoves per clirimin e trojeve te tyre nga tirania serbe.Edhe dekorimi i Lul Bashes, kryetarit ILEGJITIM te Bashkise se Tiranes nga Isa Mustafa, nuk eshte gje tjeter vecse nje deshmi se ne Kosove, ne mos edhe ne Tirane, ka klane te caktuara qe punoine per te kthyer kohen e Milloshit. Eshte koha per nje reagim te atyre qe bene luften dhe e sollen Kosoven deri ne ditet e sotme te lire e sovrane dhe kaq afer edhe me familjen Europiane, qe te bashkohen, e te lene luften me njeri tjetrin, kur deri dje ishin ne nje llogore dhe te mos harrojne se perballe tyre kan vetem nje armik, politiken shoviniste te Beogradit dhe veglat e tyre, spiunet dhe bashkepunetoret e UDB.
Nuk ndertohet Europa me Xhami or i mare,qe nuk late pellemb e tok ne Kosove pa ndertuar Xhamia!
Europa kerkon integrim nga ju,e jo te visheni te gjith si Vehabia,qe nuk perfaqson Europen,por Sketeren Arabe,diktaturen e jo lirine!
Ik mor pleh i Pedofileve te Vatikanit, apo Janullatosit te Greqise!
z, SPIRO, TI QENKE NJI KOMUNIST PA MORAL SI SALI BERISHA. VETEM ti DHE sala DESHET TA FUSNIT NE LUFTE KOSOVEN, QE AJO TE DIGJEJ E TE PIQEJ NE ZJARR NGA USHTRIJA E MILLOSHIT. rugova NUK ISHTE AGJENT I SERBISE,PO ISHIT ju, saliu DHE ti QE I SHERBENIT DIREKT milloshit. DHE TANI E AKUZON rugoven,SE NUK KE TURP DHE AS MORAL. ti JE NJI FUNDURRINE ,MBASI NUK E KE PA VARRIMIN MADHESHTOR TE ibrahim rugoves NDONESE ATO DIT JANARI ,TEMPERATURA ISHTE -14 grade,POR ty DHE SOJIT TEND NUK I KA PELQYER TA SHOHIN.
Je nji oficer deshtak dhe me moral te dyshimte dhe sevil,por ,nji porosi: RUAJE KURRIZIN!!!
Ore sadik malaj! Ne ate Kosoven tende, a nuk me thua ka shume kunguj si puna jote, qe derrit i thone daje?! Ore, po a nuk e di ti zotrote se ai Ibrahimi yt, ishte ne sinkron me veprimet e Sali Berishes dhe atyre qe e ndiqnin nga pas, ne sherbim dhe funksion te politikes serbe dhe perjetimit te sundimit serb ne Kosove. Po pse nuk ishte ai Ibrahim Rugova, qe ne diten e pashkeve ne vitin 1999 dilte para kamerave dhe shterngonte duart me Milosheviçin, kur kosovaret merrnin arratine neper bote me keq se zogjte e korbit, te debuar prej vatrave te tyre? Nese ajo Kosove dhe populli kosovare u katandisen si mos me keq, ishte “merite” e atij “gand” leshi, spiuni te vjeter serb, qe kerkonte te bente politiken e leshit dhe preshit “terhiq dhe mos keput”, kur djemte dhe populli i kosoves kositej nga plumbat e Arkanit. Do t’i therrisni ndonjeher mendjes ju, apo do te mbeteni akoma tek Ura e Qabese?
po te kthehm prape ty i pa cipe ben..me vjen mire qe me ke vene ate epitet por do te ve nje epitet tjeter ti jr nje presh mashkull qe qelbesh ere kater ore larg…sa per dieni..a to a rgumente qe jep ti pervec shqiptarit cdo njeriu mund ti mbushesh mendjen..nje analist i shquar angles dhe qe ka bere nje liber te madh ka thene [nese kosova sipas ideve te rugoves nepermjet bisedimeve paqesoreme me serbine kosova do te priste edhe 100 vjet edhe nese do ta fitonte…..po ti mer vesh nga politika po aq sa mer vesh gomari nga muzika..qe jam patriot per kete jam krenar.e une nuk ha ne ato govata ku ha ti..njeres si ty e shesin shpirtin kudo une nuk e bej kete…nese je ne gjendje te besh debate me mua e te vesh epitete te tjera dil hapur e te diskutojme si burat e jo si grate eliga..une nuk e bej ate qe beri luli e berisha yt ..mesa duket ti do jesh kallepi tyre kjo ashte fatkeqesi dhe koha do ta tregoje./nese do te reagosh prape ndaj meje une nuk do ta ul veten e te bie aq poshte sa ke rene ti por,,do te kthej nje fjale te vjeter popullore [pordhi kali ne dere te hanit ]
sadik malaj vetm dicka do te them perse rugva nuk u priu kosovareve qe erdhen ne shqiperi e qe ne u hapem deren si vellezerit tane pse rugova juaj pranoi mbrojtjen e milloshevicit enuk erdhi ne trungun meme a nuk do t e ish kjo ruga me e mire ,koha do ti tregoje te gjitha….berisha eshte miku i rugoves kete se lot as topi ..lul basha dhe vajza e berishes ..spiunuan lu ftetaret u.c.k..tani beje analizen vete .fatkeqesi per ne i dashur mik qe ne nuk po kuptojme se keto jane poshtersite e serbit e ne nuk kuptojme ende turp per ne…..
Nuk ne ka nevoje per asnje hetim te ndonje agjensie ineligjente.Spiunet dhe trathtaret e kombit, e ne rastin konkret ata qe kan sherbyer si te tille duke i dhene oksigjen genocidit serb ne Kosove, po vetzbulohen duke e pranua statusin e tyre deri edhe me deklerata publike, sic ishta ajo e Lulashit te Berishes. Lereni Rugoven te prehet ne varrin e tij, le te jap llogari per gjynahet e veta ne ate bote. Po merruni me te gjallet, Me Lulashet dhe Lulet, me kontigjentin serb qe na la Rugava, tani po e nxjerrin koken duke inskenuar veprimtari te hapur antikombetare kunder luftes se UCK dhe komandanteve te saj, qe po dekoroine hartuesit e dosjeve te serbit, njelloj si Berisha ne Tirane, qe dekoroi ata qe i bene varrin pavaresise dhe shtetit te pare shqiptar. Ky nuk eshte nje ciban, komandant Butka, por nje tumor malinje, qe kerkon kimioterapi totale, lavazh me gjyqe speciale te drejtuara nga shqiptare te vertete.Populli i Kosoves eshte ne rrezik te madh, jo vetem nga politika kriminale serbe, qe vazhdon pa asnje ndryshim me ate te Milloshevicit, por edhe nga vete falangat shqipfolese, qe hane akoma ne sahanin e Beogradit.Duhet aksion konkret, jo llafe e fjale boshe ne gazeta e kafene!!!
Shkrim vertet i menduar, i perjetuar dhe krejt atdhedashes. Te mbajme ne njeren dore penen dhe ne tjetren pushken, sepse uji fle, armiku s’fle! Evropa rrospi po ta donte Shqiperine e kishte lene ne kufijte e saj natyrale para shume kohesh. Falenderojme njerez si komandant Butka qe na ndricojne me logjiken e tyre duke na yshtur te qendrojme vigjilente.