Gara për studimet e larta/ Si ndikon mesatarja e gjimnazit për fituesit tek Universiteti Politeknik

Ornela

Pranvera Kola- DITA

Mesatarja e shkollës së mesme do të jetë vendimtare në përzgjedhjen e fituesve të rinj që do të ndjekin për herë të parë studimet e larta në një nga programet e Universitetit Politeknik të Tiranës për vitin e ri akademik 2017-2018.

“Seleksionimi i kandidatëve, që do të aplikojnë në një program studimi, do të bëhet duke ju referuar në masën 70 notës mesatare të shkollës së mesme, si dhe në masën 30 për qind mesatareve aritmetike të peshuara të tre lëndëve matematikë, fizikë dhe kimi, në të tre vitet e shkollës së mesme, sipas koeficienteve të dhënë për secilën prej tyre.

Rezultati final i këtij vlerësimi do të ponderohet me koeficientin e shkollës së mesme, të përcaktuar për çdo program studimi, sipas specifikave të tyre. Konkretisht, formula e fituesve për programet e Politeknikut është: pikët finale=[ 0.7*mesatare e përcaktuar nga qeveria + 0.3(0.5* mesatare matematike + 0.4* mesatare fizike+ 0.1* mesatare kimie)]* koeficientin e Shkollës*1000. Si mesatare për të qenë pjesë e garës për të fituar këto programe studimi do të merret nota 6, e cila është përcaktuar nga qeveria si kriteri bazë që çdo maturant duhet të përmbushë për të qenë pjesë e studimeve të larta të programeve që ofrojnë fakultetet e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Mesatarja e matematikës llogaritet nga notat e thjeshta të matematikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme përfshire këtu edhe rezultatin në Maturën Shtetërore në provimet e detyruara dhe në provimet me zgjedhje.

Po ashtu, si mesatare e fizikës llogaritet nga notat e thjeshta të kësaj lënde në të gjitha vitet e shkollës së mesme përfshire këtu edhe rezultatin në Maturën Shtetërore në provimet e detyruara dhe në provimet me zgjedhje.

Ndërsa, mesatarja e fizikës llogaritet  nota mesatare e thjeshtë e fizikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme  përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të  provimit me zgjedhje.

Ndonëse vendimi konkret për kuotat e pranimeve nuk është zbardhur ende, për vitin e ri akademik parashikohet që në Universitetin Politeknik të pranohen rreth 400 studentë më shumë se sa një vit më parë në ciklin 3vjeçar të studimeve “bachelor”.

Në total për të gjitha fakultetet e këtij institucioni universitar do të pranohen 2049  studnetë të rinj të dala nga gara e konkurrimit që do të zhvillohet përgjatë muajit korrik dhe shtator.

Shpallja e fituesve

Gara për studimet e larta nis me aplikimin e zgjedhjes së degëve në dhjetëditëshin e fundit të muajit korrik. Sipas udhëzimit zyrtar të miratuar nga MAS, muajin e shkuar, bëhet me dije se përgjatë muajit korrik, përkatësisht në datat 20-29 korrik, maturantët do mund të aplikojnë online duke plotësuar formularin e zgjedhjes së 10 degëve ku duan të fitojnë studimet e larta për pranimet e reja të 2017-ës. Për të shmangur mbingarkesën në sistem, është vendosur që plotësimi i formularit të bëhet në data të veçantë për secilin rreth në vend. Kalendarin e datave të plotësimit të formularit të preferencave e gjeni të detajuar në tabelën bashkangjitur shkrimit.

Më mbarimin e fazës së aplikimeve online për listimin e preferencave, si dhe në varësi të kritereve të vendosura nga vetë fakultetet, këto të fundit do të bëjnë kalkulimet përkatëse në lidhje me kandidatët që plotësojnë kushtet për të qenë fitues. Aplikimet për zgjedhjen e degëve do të zhvillohen në dhjetëditëshin e fundit të muajit korrik, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet në 28 gusht, për të nisur një ditë më pas me regjistrimet.

Një ditë më pas  në datën 29 gusht do të nisë edhe procesi i regjistrimeve për të përzgjedhurit si fitues të raundit të parë. Ky regjistrim do të bëhet brenda një raundi, që ndryshe nga viti i kaluar do të pasohet nga 7 minifaza regjistrimesh 48-orëshe.

Që do të thotë se kur aplikanti është shpallur fitues dhe është shënuar me atë ngjyrën jeshile, ai duhet të shkojë pranë sekretarisë mësimore me dokumentacionin përkatës dhe të bëjë regjistrimin si fitues. Për të marrë statusin si student, ky kandidat duhet të respektojë afatin prej 48 orësh.

Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda këtij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe studimi ku ishte përzgjedhur.

Çka do të thotë se vija e kuqe e fituesve do të spostohet 7 herë sipas numrit të vendeve që do të mbeten të paplotësuara nga mbyllja e secilës minifazë regjistrimesh.

Në fund të përfundimit të kësaj faze 14 ditore regjistrimesh do të bëhen edhe verifikimet përkatëse në lidhje me numrin e kandidatëve të regjistruar në secilin program studimi të universiteteve publike, duke identifikuar kështu edhe vendet e mbetura bosh, kuota të cilat do të jenë pjesë e raundit të dytë të pranimeve, aplikimet për të cilën do të zhvillohen sërish online me plotësimin e një tjetër formulari preferencash që nga data 15 shtator

Share This Article
2 Comments
  • KE NGATERRUAR FIZIKEN ME KIMINE ZYSH KOLA !

    Ne se ky eshte sistemi i ri arsimor i psikopatit me kartele nga Surreli, per disa dekada duhet ti themi lamtumire inteligjences se shqiptareve.

    Ne enveroxhizem, me mesatare 8 (tete) mund te beheshe nje Engjellushe Agaçi, veteriner apo Jamarber Malltezi, agronom, si dhe geolog si Merushe Baze e Tema-s.

    Ne fakultetin e inxhinjerise minimumi i mesatares ishte 9 (nente).

    Me mesatare 6 (gjashte) me se shumti mund te beje numuruesin e karrocave te plehut qe shkarkoheshin ne landfillet e kohes.

    Shijoeni kete sketerre te injorances ediramiste me te korruptuarit e tjere….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *