Akuzohet për evazion fiskal, Real Madrid në mbështetje të Ronaldos

Gazeta Dita
AFP_8L12W

Real Madridi beson se Kristiano Ronaldo nuk ka kryer evazion fiskal, pas akuzave të autoriteteve spanjolle se portugezi ka fshehur 14.7 milionë euro.

“Real Madridi në tërësi i beson lojtarit të vet, Kristiano Ronaldo, i cili siç kuptojmë, ka vepruar në pajtim me ligjin dhe ka respektuar obligimet e veta”, thuhet në njoftimin e Realit.

Prokuroria spanjolle akuzon sulmuesin portugez se ka fshehur 14.7 milionë euro në periudhën 2011-2014. Ronlado akuzohet se ka përdorur kompaninë në Ishujt Virxhine, ku ka fshehur një sasi të të hyrave të fituara nga të drejtat për publikimin e fotografive të tij. Nga ana e tij, Ronaldo ka hedhur poshtë akuzat. Ai kohë më parë ka thënë se nuk është i shqetësuar për shkak të hetimeve dhe se nuk ka çfarë të fshehë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *