Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

KUR KINI DEMOKRACINË, Ç’U DUHET PUNA DHE BUKA ?!

Nuk e kam bërë tjetër herë,
po sot do bëj një leksion,
për demokracinë shqiptare,
pak a shumë si funksionon!

Që të gjithë i bien qark,
po saktësisht nuk e dinë,
ndaj dhe unë do iki larg,
do të vete gjer në Kinë!

Dhe do marr njëmijë kinezë,
t’i çoj në një shkretëtirë,
do t’ju them me zë të lartë:
“Tani jini krejt të lirë!”

Tani jini krejt të lirë,
dhe demokracinë e kini,
mund të shani mirë e mirë,
që nga Maua gjer tek Pini!

Kini të drejtën e fjalës,
jini në demokraci,
as për Maon as për Tenin,
tani s’ju dënoN njeri!

Tani mund të bëni njerëz,
gjithësecili pas dëshirës,
mund të lëvizni pa “viza”,
tej e mbanë shkretëtirës!

Gjithsecili pas dëshirës,
si të dojë me zhurmë e bujë,
veçse kemi një problem,
këtu s’ka një pikë ujë!!

Po kini demokracinë,
krejt të lirë si era jini,
ka dhe një problem të vogël,
bukë për të ngrënë nuk kini!

Por nuk kini diktaturë,
se atë u’a hoqa unë,
pamvarsisht se këtu kurrë,
nuk do kini asnjë punë!

Këto janë gjëra të vogla,
ndaj u thotë Arben Duka:
“ Kur kini demokracinë,
ç’u duhet puna dhe buka?!”

Për demokracinë shqiptare,
gjeta një figuracion,
pikë për pikë si e përshkrova,
ka tetë vjet që funksionon!

Share This Article
3 Comments
  • c’ti shtosh vargjeve te Agron Dukes
    pajtohemi ne c’do varg me te,
    ky eshte realiteti i socem 🙁
    kur e lexon te vjen per te qeshur
    por ne te vertet eshte per te qare 🙁

  • Fabula e Vjershes shume e bukur dhe domethense!
    Eshte Tragjedikomedia e shqiptareve nen regjimin e Sali Katrahures!

  • Dikur dje ne diktature
    Por ama, ruante ligji
    Sot demokraci i thencin
    Se ligjin e ben Maliqi

    Na u dha e drejt e fjales
    Lih si qeni sa te duash
    Po per pune,buke e uje
    Le te tretesh le te vuash

    Tani fol sa te duash
    Shaj te voglin, shaj te Madhin
    Eshte njesoj si per dike
    Ke inat e pshur gardhin

    Midis te djeshmes te sotmes
    Shenje barazimi vura
    Po e kam gabim, dhe them
    Poshte neodiktatura

    Poshte neodiktatura
    Te degjojne fusha male
    Se vete u pasuruan
    Populli ne rruge te madhe

    Kjo nuk eshte demokraci
    Tek drejton horri e vesi
    Ndaj me vote ne Qershor
    Asnje shenje mos t’u mbesi

    Se e kthyen Shqiperine
    Si heret ne kohe te vjeter
    Nje mbret, nje oborr ne krye
    Dhe te gjithe shqiptaret skllever.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *