Real Madrid nuk e “braktis” Danilon

Gazeta Dita

Megjithëse për disa mund të duket një surprizë, Danilo do të mbetet te Real Madrid edhe sezonin tjetër. Mbrojtësi do të luftojë për pozicionin e mbrojtësit të djathtë me Dani Carvajal për një tjetër sezon.

Edhe vetë Zidane është shprehur se nuk kërkon shumë ndryshime për sezonin e ardhshëm. Dhe Danilo nuk përbën përjashtim.

Francezi është i lumtur me paraqitjen e mbrojtësit, dhe kërkon ta mbajë në kryeqytetin spanjoll për të paktën edhe një sezon tjetër. Danilo ka rifituar vetëbesimin gjatë fundit të sezonit.

Në La Liga ai luajti në të katër ndeshjet e fundit, duke zëvendësuar të dëmtuarin Carvajal. Danilo ka një kontratë deri në 2021 me Real, pra edhe katër sezone të tjera të cilat ai dëshiron t’i luajë në “Bernabeu”. Me rotacionin e Zidane ai do t’i ketë të sigurta paraqitjet edhe sezonin e ardhshëm.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *