Zyrtare: Corentin Tolisso tek Bayern Munich

Gazeta Dita

Bayern Munich ka blerë mesfushorin francez Corentin Tolisso nga Lyon, për 40 milionë euro. Kampionët e Bundesliga firmosën një kontratë pesë vjeçare me 22-vjeçarin. Tolisso, një futbollist që mund të mbulojë disa role në mesfushë, ka nisur të grumbullohet edhe nga kombëtarja e Francës dhe është marrë nga bavarezët në vend të Xabi Alonso, i cili u tërhoq nga futbolli.

Tolisso bëhet blerja e katërt e Bayern për sezonin e ardhshëm pas Serge Gnabry, Sebastian Rudy dhe Niklas Suele

Drejtuesi i lartë i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, deklaroi: “Jemi shumë të kënaqur që arritëm të marrin një futbollist kaq të ri dhe interesant. Carlo Ancelotti na ka thënë se ishte futbollisti i preferuar prej tij dhe ne ia plotësuam dëshirën, sepse besojmë te puna që po bën trajneri. Urojmë që Tolisso të jetë i rëndësishëm për ekipin tonë.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *