Shezai Rrokaj i LSI jep alarmin nga Vlora: Po dhunojnë simpantizantët tanë, do të ndiqen ligjërisht

Gazeta Dita

Kryesuesi i listës së LSI-së në Vlorë Shezai Rrokaj, nëpërmjet një deklarate dënon dhunën që po ju bëhet simpatizantëve të LSI e cila sipas tij po krijon  klimë presioni të qëllimshme ndaj qytetarëve vlonjatë.

Rrokaj shprehet se LSI po grumbullon gjithë provat e nevojshme  dhe shumë shpejt këto akte do të ndiqen ligjërisht nga ana e drejtësisë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë dhe mos bien pre e presioneve të kundërshtarëve.

Deklarata e plotë:

LSI Vlorë denoncon shkeljet e rënda ligjore, që lidhen me goditjen në mënyrë të turpshme të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë dhe krijimin e një klime presioni ndaj qytetarëve.

I garantojmë mbështetësit tanë dhe të gjithë qytetarët e Vlorës se ne nuk frikësohemi dhe nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion ndaj LSI-së, gjë që shpreh në mënyrë të qartë ankthin ndaj fitores së LSI më 25 Qershor.

Ne po mbledhim prova të pakontestueshme në bazë të informacioneve që kemi dhe në ditët në vijim do t’i bëjmë publike  do t’i ndjekim ligjërisht edhe me emra konkretë individësh të përfshirë. Qytetarë vlonjatë, dëshmoni edhe një herë kurajon tuaj për të mos rënë pre dhe për të mos e shitur dinjitetin tuaj ndaj presioneve të paskrupullta dhe mashtrimeve të asfaltit e makijazhit elektoral të radhës.

Qyteti i Pavarësisë nuk e shet dinjitetin përballë zinxhirit të korrupsionit masiv që po shtrin tentakulat për të kapur e bërë pis dhe këtë fushatë zgjedhore.Ne zotohemi për t’i dalë për zot çdo qytetari vlonjat, që të ushtrojë lirisht të drejtën e votës siç e parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Share This Article
6 Comments
  • Shezaiiii cfare te lidh me Vloren, apo lidhjen e ke me LSI qe ka te drejten e licensimit vetem per hajdute.
    Shezai shko futi edhe nje kar-aboje flokeve, se te ka dale boja, toc.

  • IKNI OR HAJDUTE ORDINERE ME BLLOK NE DORE POPULLI JU NJEH JU LAVIRE POLITIKE QE LESHONI BYTHEN SA NE NJE PREHER NE TJETRIN.SHEZAI TURP QE JE PROFESOR DHE TE TERHEQ PER HUNDE NJE SHTANGIST FSHATAR KOKE RJEPUR SI ILIR META QE NUK DO ULET DOT NE KARIKEN E PRESIDENTIT DHE KARIKEN E PARTISE JA KA MARE PETRIT VASILI. I MBETET VETEM NJE KAREKELL KU TE ULET AJO E QELISE NE BURGUN 313.

  • O profesor i nderuar.Ke ngatrruar ederen e shtepise more burre.
    Ke shura ne der te gabuar, Ne vende te gabuar me nje lider te gabuar.
    Kthe rruge sa nuk eshte vone.!
    Nuk eshte vend i nderuar per ty ai pozicion politike. Nuk e kuptoi perse e hengre kete kokerr ulliri.
    Une bej nje betim qe ti Rrokaj nuk ke gishte ase tek 700 000 evrote , ase tek floriri i krrabes dhe ase tek sharja e kokepalarve.!
    Ateher pers o prefesor i nderuar behesh ganiture e floririt,?

  • Po mire mor Shezai, çfare ke qe gerrllosej, pse i nxjerr dhembet jashte? Ti je dhe pedagog, Intetelektual, mbrojtes dhe tellall i shqipes, pse e shpie veten kaq poshte: Nuk eshte nevoja te ta kujtojme ne-populli- por inteligjenca nuk flet per dhunen, por i drejtohet aresyes, llogjikes per gjithçka dhe ne rastin konkret nese ke ndonje gje dergoje ne drejtesi, ajo e gjykon me urtesi, dashuri, konsensus e ku di une gjithe ato parime “demokratike” qe ju shquajne jube si parti. Lerja drejtesise te nxjerre dhembet si puna e ujkut dhe jo ti. A po po ju ikin ofiqet qe pretendonit pak me pare kryeministrin, pastaj edhe presidentit. ja qe dardha e ka bishtin mbrapa.. Nuk di nese e kam shkruar sipas mesimeve tuaja te shqipes kete koment. Letrari

  • O Shezo mavrija.
    Ik sa nuk eshte shpejt se do mbeteni pa kryekar se ka llogari per te lare me drejtesine.
    Ti je njeri kot dhe ske asgje me Vloren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *