Provokimet janë pjesë e futbollit dhe shpesh lojtarë të mëdhenj kanë rënë pre e tyre. Rasti më i njohur gjerësisht është i Zinedin Zidan në Kupën e Botës “Gjermani 2006” ku pas provokimeve të Marco Materazzi-t francezi e goditi me kokë italianin duke lënë ekipin me 10 lojtarë.
Ngjarja e fundit nuk është identike, por më shumë sesa për kartonët ajo bën përshtypje për stilin e përdorur.
Federico Alladance, i cili luan me Pacifico de General Alvear, ka pranuar se ka shpuar sulmuesin e Estudiantes në fitoren shokuese 3:2. Duke folur për Vorterix Radio, Allende u shpreh: “Kam shpuar gjatë gjithë ndeshjes sulmuesin e Estudiantes me një gjilpërë.”
“Ne e dimë që lojtarët e kategorisë së parë i shmangen kontaktit, nuk i pëlqen kur ne vonojmë lojën apo luajmë pisët. Kështu që kjo ishte mënyra e vetme që ne të fitonim. Futbolli është për të zgjuarit.”
Objektivi i Alladance ishte sulmuesi i Estudiantes, Juan Otero, por pavarësisht ankesave tek arbitri, ky i fundit i ka cilësuar qesharake duke mos ndërmarrë asnjë masë. Mendohet se argjentinasi i kishte fshehur gjilpërat në palestrinat e tij, raporton “The Sun”.

