Mundi kundërshtarin me rezultatin 25:0, shkarkohet trajneri

Gazeta Dita

Trajneri i një ekipi fëmijësh në Spanjë është shkarkuar pas fitores 25:0 – pasi drejtuesit e klubit vendosën se fitorja e madhe ishte kundër shpirtit të lojës.

Pasi mundi një ekip të qytetit të Valencias Benicalap C më 3 qershor, trajneri i ekipit Serranos B i moshave U11 u shkarkua nga detyra.

“Ne besojmë se duhet të nxisim fëmijët të respektojnë kundërshtarin. Pas atij rezultati, vendosëm se trajneri duhet të largohet,” shprehet Pablo Alcaide, i cili drejton skuadrën, për El Pais.

Gjithsesi gazeta spanjolle gjithashtu publikoi edhe komentet e avokatit të trajnerit, i cili pretendon se klienti i tij nuk kishte shtyrë lojtarët e tij të shënonin sa më shumë gola.

Ai kishte instruktuar lojtarët të bënin presion vetëm në gjysmëfushën e tyre në ndeshjen tetë kundër tetë, por Benicalap C vazhdonte të sulmonte duke lënë hapësira mbrapa.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *