James Rodriguez tek Tottenham?

Gazeta Dita

Mesfushori James Rodriguez është lidhur me një lëvizje larg nga “Santiago Bernabeu” këtë sezon, me disa klube që kanë shfaqur interes. United e dëshiron 25-vjeçarin, me “Sky Sports” që pretendon se Reali i ka ofruar lojtarin “Djajve të Kuq”.

Rodriguez luftoi për një vend titullari te “Los Blancos” sezonin e kaluar nën drejtimin e Zinedine Zidane. Ai filloi vetëm 13 ndeshje në La Liga dhe nuk ishte as në stolin e Realit në suksesin 4-1 ndaj Juventus-it në finalen e Champions League.

Sipas medias spanjolle, “Don Balon” kolumbiani dëshiron të bashkohet me Manchester United. Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle “El Confidencial”, Tottenham tani po shikon opsionin për të nënshkruar me 25-vjeçarin së bashku me Arsenal-in dhe Liverpool-in.

Pavarësisht nga interesi që rrethon Rodriguez, duket se ka një pikë të rëndësishme. Asnjë nga klubet e Premier League nuk janë të gatshme të përmbushin çmimin e kërkuar nga Real Madridi.

“El Confidencial” shkruan se “Los Blancos” kërkojnë rreth 66 milionë sterlina, një shifër tepër e lartë. Është sugjeruar se presidenti Florentino Perez është i gatshëm ta mbajë Rodriguez, por Zinedine Zidane do të preferonte që ai të shitej dhe Perez nuk ngurron ta mërzisë trajnerin francez.

Nëse mund të bien dakord për një tarifë të përshtatshme transferimi, Tottenham mund të jetë një destinacion tërheqës për Rodriguez. Londinezët përfunduan në vendin e dytë në Premier League dhe do të luajnë në Champions League.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *