Basha nga Durrësi: Vetëm 10 ditë dhe ndahemi me republikën e mashtrimeve

Gazeta Dita

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në Durrës ku njohu qytetarët me programin e opozitës për ekonominë dhe punësimin.

Basha shoqërohej në takimet me qytetarët nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në këtë qark.

“Plani im për një ekonomi të fortë do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë ekonominë e të gjithë qytetarëve”, thotë Basha.

Këto takime të kreut të opozitës mbërrijnë pas mbërritjes nga vizita në Shtetet e Bashkuara. Më herët, Basha solli në vëmendje ngjashmërinë e planit të tij për ekonominë me atë të presidentit Trump dhe u kërkoi demokratëve angazhim maksimal deri më 25 qershor.

“10 ditë për t’u ndarë njëherë e mirë me republikën e mashtrimeve, republikën e korrupsionit, drogës dhe kriminelëve dhe për t’i hapur derën Republikës së qytetarëve, republikës së ekonomisë së fortë, të nesërmes së sigurtë.

Kjo është ajo që preism të gjithë, apo jo? Kjo është ajo që pret bota nga ne, ajo që presin aleatët nga ne. Ndaj të mos harxhojmë asnjë minutë. Le të marshojmë drejt Republikës së qytetarëve dhe ekonomisë së fortë”, u shpreh Basha.

Share This Article
1 Comment
  • Pas zgjedhjeve, PD te beje koalicion me LSI, kjo do ishte udha e shpetimit te shqiperise nga milioneri, dhe komunisti enverist, Rama, kjo do ishte menyra me e mire per ta futur shqiperine ne udhen e integrimit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *