Manchester City vazhdon “spastrimet”

Gazeta Dita

Manchester City ka filluar “fushatën e spastrimeve “duke nxjerrë në shitje dhe huazim të gjithë futbollistët në pronësi të klubit, që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Muajin e kaluar, Zabaleta, Clichy, Sagna dhe Jesus Navas u lanë të lirë në fund të kontratës, ndërsa tani mësohet se qarkullon një listë e dytë me futbollistë që duhen shitur sepse kanë kërkesa në treg.

Mes atyre që do të largohen për të pasuruar arkën janë Nolito, Wilfried Bony, Samir Nasri, Eliaquim Mangala, Fabian Delph, Joe Hart dhe Iheanacho

Mes të larguarve ishte edhe australiani Aaron Mooy, i cili do të vazhdojë të luajë me Huddersfield, ku shkëlqeu i huazuar në sezonin e kaluar.

Pasi kjo skuadër fitoi të drejtën për të luajtur në Premier League, Mooy refuzoi shtatë oferta të tjera për të qëndruar me ta. 26-vjeçari kushtoi 10 milionë euro, por City ka të drejtë ta marrë sërish për 12 milionë në dy sezonet e ardhshme.

Drejtuesit e Manchester City kërkojnë të sjellin fytyra të reja në “Etihad Stadium” si Benjamin Mendy dhe Kylian Mbappe të Monaco, Kyle Walker i Tottenham, Ryan Bertrand i Southampton dhe Alexis Sanchez i Arsenal.

Mes atyre që do të largohen për të pasuar arkën janë Nolito, Wilfried Bony, Samir Nasri, Eliaquim Mangala, Fabian Delph, Joe Hart dhe Iheanacho

 

Ndërkohë, City duhet të vendosë edhe për të ardhmen e futbollistëve që nuk kanë luajtur kurrë me ekipin e parë, por janë në pronësinë e tyre. Torino ka bërë një ofertë për mesfushorin francezOlivier Ntcham, i cili ishte te Genoa në sezonin e kaluar, ndërsa Verona kërkon të marrë Bruno Zuculini. Gjithashtu, City synon të marrë mesfushorin e Gjermanisë U-17, Erik Majetschak, nga RB Leipzig.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *