Mourinho: David De Gea-n e vlerësoj 114 milionë euro

Gazeta Dita

Deri para pak sezonesh nuk mund të mendohej që të bëhej një investim më i madh se 50 milionë euro për një portier. Por në merkaton aktuale të futbollit është e mundur, dhe shumë shpejt do të shikojmë disa oferta që do t’i kalojnë 100 milionë euro për një portier. Refuzimi i Donnarumma për të rinovuar me Milan-in ka krijuar një efekt domino në treg. Gjithçka mund të fillojë nga Real Madrid, që pavarësisht paraqitjeve të mira nuk është akoma i bindur nga Keylor Navas dhe është në kërkim të një portieri të rëndëishëm. Nuk është një mister se prej disa vitesh Real interesohet për David De Gea.

Por Florentino Perez nuk ka arritur t’i bindë “Djajtë e Kuq” që ta lënë të lirë numrin 1. Tani është zbuluar edhe se Jose Mourinho e vlerëson 114 milionë euro kartonin e lojtarit. Një shifër shumë e lartë që mund të largojë përfundimisht madrilenët dhe t’i detyrojë ata që ndërrojnë objektiv. Por kjo mund të jetë edhe një taktikë e anglezëve për të ulur çmimin e Alvaro Morata, qendërsulmuesi i spanjollëve që pëlqehet shumë nga Mou. Nuk përjashtohet as mundësia e një shkëmbimi.
Nëse nuk do të arrijë të marrë De Gea, Real Madrid mund të vendosë të kthejë vëmendjen nga Donnarumma. Gjithsesi, edhe në këtë rast do të duhet të bëhet një investim i rëndësishëm për ta bindur Milan-in ta lërë të lirë lojtarin që tani. Gigio ka edhe një vit kontratë me kuqezinjtë dhe nëse do të qëndrojë në Milano, do të largohej pas 12 muajsh me kosto zero.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *