Rama çudit nga Kuçova: I bëj thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit, pasi të mbarojnë punën të grumbullojnë vota për PS

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka habitur me fjalën e mbajtur në Kuçovë ku u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të shtetit, madje edhe policëve që pas orarit të punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në.

“U bëj thirrje mësuesve të gjithë Kuçovës dhe gjithë Shqipërisë të mos lenë minutë, ditë e natë pa shfrytëzuar që dinjiteti i tyre i vënë në vend të cenohet përsëri. I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Rama.

Share This Article
2 Comments
  • Cdo punonjes i administrates shteterore eshte edhe votues me te drejta te plota si te gjithe qytetaret!
    E keqja ketu nuk qendron tek thirrja qe u ben Rama per aktivizimin e tyre pas pune,por ate qe ne te kaluaren e Berishes mesuesit dhe policet merreshin gjithe diten me mitingjet ve PD-se!
    Kjo eshte shkelje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *