Menaxheri: Conti ka zgjedhur Milan, nuk do të kthehet te Atalanta

Gazeta Dita

Atalanta përpiqet të blindojë Andrea Conti, por futbollisti dëshiron të luajë me Milan, me të cilin ka rënë parimisht dakord.

Takimi mes menaxherit të lojtarit, Mario Guiffreddi dhe Antonio Percassi, presidenti i Atalanta, u zhvillua sot në mëngjes dhe klubi i ofrojë mbrojtësit të djathtë një kontratë deri në vitin 2022, me 800 mijë euro në sezon, një rritje kolosale në krahasim me 300 mijë që merr tani, por Conti ka zgjedhur të luajë me Milan.

Andrea Conti do të kushtojë rreth 20 milionë euro. 10 ditë më parë, Milan mori Keisse nga Atalanta

Kuqezinjtë ofrojnë 2 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme dhe një nivel më të lartë se Atalanta, kjo e ka bindur Conti të mos rinovojë me klubin që e rriti dhe t’i kërkojë largimin presidentit Percassi.

Tani i takon Milan të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin nga Bergamo që pretendon 25 milionë euro. Për uljen e çmimit mund të futen në bisedime disa talente që i pëlqejnë Atalanta, por janë në pronësi të Milan, si Vido, Felicioli dhe Pessina.

 

Menjëherë pas takimit me presidentin Percassi, menaxheri i Conti, Giuffredi, tha për “Sportitalia”: “Andrea nuk do të shkojnë në grumbullim me Atalanta.

Nuk e shoh me vend vendimin e trajnerit Gasperini për ta marrë me detyrim në bazë të kontratës, sepse ai dëshiron të luajë me Milan. Percassi ishte i pranishëm kur ne morëm vendimin dhe ai është i vetëdijshëm se futbollisti ka një mundësi të madh. Mes njerëzve që përdorin logjikën do të gjejmë një zgjidhje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *