Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson skandaloze dhe të paligjshme thirrjen e kryeministrit Edi Rama për punonjësit e policisë së Shtetit që pas uniformës të mbledhin vota për PS-në.
Në një deklaratë të vonë në selinë e LSI-së, nënkryetari i kësaj force Luan Rama deklaroi se ky është një veprim i kundraligjshëm i kryeministrit Edi Rama.
“Nga kjo konferencë për shtyp në këtë orë të vonë por jam i detyruar për të denoncuar një qëndrim tërësisht të pandërgjegjshëm dhe të kundërligjshëm të kryeministrit të vendit, që në mënyrë absurde dhe në humbje totale të kontrollit ka deklaruar se fton Policinë e Shtetit që pasi heq uniformën të mbledhë vota për PS. Ky është një rast skandaloz, i paprecedentë, provokativ sepse Policia e Shtetit e ka të ndaluar me ligj të marrë pjesë në veprimtari politike dhe aq më tepër të mbledhë vota për një subjekt politik”, deklaroi Luan Rama duke lexuar më pas ligjin për policinë.

I gjati e di qe do te marre te gjatin ne votime, prandaj eshte marrosur e po perdor c’do zar qe te maksimizoje rezultatin. Ato 1-milione shuplakat do ti kthehen surratit. Ai e di shume mire kete.
PO ORE BELBACUK,
ke te drejte me Ligjin, por edhe pse psikopat me kartel, ai nuk ftoi policine te dale me kanister per te mbledhur krunde per PS-ne !
Brenda mureve te shtepise, tek gardhi i oborrit, nen hijen e fikut me miq e shoke, askush nuk mund ti ndaloje te hedhin nje fjale te mire jo vetem per PS-ne, por edhe SFIDA-n e te tjere, perfshire ju hajdutet me dhe pa çizme skraparlliu.
Sepse, ne fund te fundit, nuk kemi te bejme me robote, por me njerez qe kane familje, te aferm, miq e shoke shume, dhe Liria e te shprehurit eshte e konsakruar me Kushtetute.
Paçka se ju ka hyre frika ne palc, sa nuk ju dalin Bollinot e Mero Bazet, e Blendushkat kaçurrele, po beni si dikur nje fare Ahmet Zogolli, po kerkoni ndihmen e paljaçove te Greqise, ku antishqiptarizmi eshte bere fustanelle, e opingat ju kane premtuar ti prodhoni ne Çepan !
Rama humbet pike ne thirrje te kunderligjeshme.Vettingu nuk lejon te punohet privatisht,personalisht.Nuk asht per perdorim te xhepit.I ndeshkon dhe disiplinon njerzit te kryej detyra ne mbeshtetje te ligjit ne rrespektim te insitucioneve se vetem keshtu rrespekton te drejtat e popullit.
vetëm kur ushtaraku (polici,ushtri etj..) jan në detyrë në detyrë nuk lejohet të bëjnë fushat ,por kur ata jan jashtë orarit zyrtar të punës të veshur civil , polici ose oficeri i ushtrisë mundë të shkojë në mbështetje të një force politike në zgjedhje si qytetar i thjeshtë .Kjo është e mbështetur me akte nënligjore të ushtarakut dhe kartën e të drejtave europiane .
vetëm kur ushtaraku (polici,ushtri etj..) jan në detyrë në detyrë nuk lejohet të bëjnë fushat ,por kur ata jan jashtë orarit zyrtar të punës të veshur civil , polici ose oficeri i ushtrisë mundë të shkojë në mbështetje të një force politike në zgjedhje si qytetar i thjeshtë .Kjo është e mbështetur me akte nënligjore të ushtarakut dhe kartën e të drejtave europiane të njeriut .Luan Rama ka qenë edhe ministër i brendëshëm dhe duhet ti dijë këto rregulla elementare.