Deputeti i përjashtuar nga listat e PD-së për këto zgjedhje, Astrit Patozi ka komentuar zërat nëse pas zgjedhjeve të 25 qershorit mund të ketë një koalicion PS-PD.
Fill pas seancës së jashtëzakonshme plenare, Patozi i cilësoi këto lajme si legjenda, që sipas tij duhet të sqarohen këtë javë nga vetë zoti Basha.
“Problemet e PD në fushatë është fakti se qarkullon një legjendë që spo fashitet, që pas zgjedhjeve do ketë koalicion PD-PS. Në rast se në këtë javë të fundit se ndanë PD nga kjo legjendë, pasojat do jenë të rënda dhe përgjegjësi është zotit Basha, i cili duhet të jetë eksplicit për këtë gjë. Ndaj unë shpresoj që këtë javë ky problem të zgjidhjet”, tha Patozi.
Kritiku i PD-së, paralajmëroi se pasojat për PD do të jenë të mëdha nëse nuk ndahet nga këto spekulime. Mes të tjerash Patozi tha se kundërshtari politik nuk po e merr seriozisht PD-në në fushatë.
“Më modest sesa herët e tjera, përsa i përket zgjedhjes së zotit Basha. Kjo nuk më pengon që të jem aktiv. Për herë të parë në historinë e PD, forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari. Është një fushatë që përçmon PD, që nga flamuri, që nga simbolet, nga kryetari dhe nga përfaqësimi politik. S’ka ndodh as në kohët më të vështira. Ndjej keqardhje”, pohoi ai.
Nderkohe, i pranishëm në seancën e sotme plenare ku u bë zëvendësimi i një anetari të komisionit të vettingut dhe betimi i Avokatit të Popullit, Patozi tha se nuk ka ardhur të dorëzojë testamentin politik dhe se marrëdhënia e tij me PD nuk varët nga humori i Lulzim Bashës.
“Kush mendon që kam ardhur sot për të dorëzuar testamentin politik e ka shumë gabim. Nuk kam pasur mëdyshje për të ardhur sot. Është respekt për ata që më kanë zgjedhur dhe detyrim për forcën politike që më ka kandiduar 3 herë. S’kam mëdyshje dhe do vijë sa herë të më kërkohet deri sa përfundoj mandatin tim”, deklaroi Patozi.
“Kush mendon se marrëdhënia ime me PD varet nga humori i Lulzim Bashës e ka gabim, sepse Lulzim Basha më ka gjetur aty dhe do më lërë aty kur do largohet. Në fushatë jam pak më modest se herët e tjera për shkak të zgjedhjes së zotit Basha”, tha Patozi.

Ti zotrrote vec qe je politikane “kalibri” je dhe me shkollim.Rezultati te detyron te besh koalicion me ate parti qe permbush numrin e deputetve per formimi qeverie.Ose nuk po di nese kalohet ne perseritje te votimeve.