Trajneri Italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, pritet që të rinovojë kontratën e tij me Shqipërinë para ndeshjes me Slloveninë.
Mediat nga Shqipëria dhe Kosova e po ashtu edhe lojtarët e Kombëtares kanë kërkuar që t’i ofrohet kontrata e re teknikut italian dhe kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.
Së fundmi trajneri ka marrë oferta nga disa skuadra italiane, mirëpo ai gjithmonë ka shprehur dëshirën për të mbetur pjesë e ‘kuqezinjve’. Me De Biassin në krye, Shqipëria ka thyer rekorde në rangimin e FIFA-s, duke u renditur në pozitën e 38-të.

De Biazi eshte trajner i dobet dhe nuk duhet rinovuar kontrata me te .Eshte mire te gjendet nje trajenr tjeter , qofte edhe shqiptar , por jo De Biazi
De Biazi eshte i mire vetem si menaxher per te gjetur talentet , porse ne drejtimin e lojes eshte shume i dobet –
-Nuk merr vesh fare …Duhet ndjekur nga drejtimi i komebtares