Kryeministri turk Reçep Taip Erdogan ka ftuar një grup të dytë protestuesish anti-qeveritarë për një takim të papritur në orët e vona të natës, pasi dha atë që e cilësoi si “paralajmërimi i fundit” për protestuesit.
Delegacioni i dytë përfshin artistë, aktorë dhe këngëtarë. Kryeministri u takua të mërkurën me grupin e parë të përfaqësuesve. Por pjesa më e madhe e demonstruesve nuk u kushtuan rëndësi bisedimeve, duke thënë se përfaqësuesit ishin zgjedhur nga qeveria.
Dje në orët e para të ditës, zoti Erdohan paralajmëroi protestuesit se kishin 24 orë afat për t’u larguar nga Sheshi Taksim i Stambollit.
Protestuesit kanë dy javë që vazhdojnë protestat kundër planeve për të ndërtuar një kompleks kompercial në një park publik. Shumë shpejt protestat morën përmasat e demonstratave masive kundër regjimit të zotit Erdogan. Opozita e akuzon atë se po përpiqet të imponojë pikëpamjet e tij konservatore islamiste mbi turqit laikë.
