“Allah, re Doktor, sa lezet të ka gënjeshtra!”

editor

“Allah, re Doktor, sa lezet të ka gënjeshtra!”
“Po çfarë nuk më ka lezet mua, o Hysni, nuk më ka lezet President, Kryeministër, kryetar partie!”
“Eeh re! Ku janë mbledhur të gjitha tek ti, ore po humori të shkon, thashethemet të kanë më shumë hije se të vërtetat, po edhe që ç‘të sheh syri ta zë dora, e ç‘të zë dora ta nxë xhepi, po çdo gjë që bën ti ka kuptim, edhe unë që kam qenë nenkampion i lagjes për të gënjyer, nuk më ka ecur fare, ti sa më shumë gënjen aq më lart bën, mua desh më kanë thyer brinjët kur gënjeja, kurse ty të zgjedhin Kyrmenistër!”
“Epo, duhet të dish si ta lozësh edhe këtë lloj sporti, o Hysni, jo dil e gënje kot!”
“Ore, më kot nga ti nuk gënjen njeri, po ja që të ecën!” “Hajt o hajt, pije një gotë edhe mos u ha me mua Hysni, se ti nënkampion i lagjes ke qenë, kurse unë jam kampion botëror. Ore, po kampion kush ishte në lagjen tënde?”
“Lëre lëre, ka qenë Vathi! Ai ma kalonte, sa thoja unë një gënjeshtër, ai do gjente një më të madhe, sa herë loznim domino tek përroi lagjes do mbërtheheshim prej gryke në fund të lojës!”
“Pse aq i rrezikshëm ishte ky Vathi?!”
“Ai ta qëndiste aty për aty, doli një mi aty tek ferra ku loznim domino edhe ishte mi fushe i madh, të gjithë u habitëm edhe komentonim , po po çfarë ishte gjithë ai mi si mace!”
“Ai nuk është gjë fare”, tha Vathi edhe filloi, “kur isha unë minator në minierën e Memaliajt, duke punuar në galeri me çekan, na del një mi, more vëllezër, sa të them! Mori frymë, ne po prisnim të thoshte masën, ai ja këputi, mi miniere, nuk bëhej më i madh, edhe vazhdoi, ne minatorët lamë çekiçët edhe ja futëm të gjithë vrapit nga frika, kur kthyem kokën pas për të parë po na ndiqte miu apo jo, ç‘të shikojmë!”
“Çfarë?!”, pyetëm ne të gjithë njëzëri me sytë shqyer.
“Miu”, vazhdoi Vathi, “kishte marrë çekiçin, kishte vënë kapelen në kokë, edhe po punonte vetë.”
“Epo, kaq desha unë dhe fillova historinë time.”
“Ndërsa, kur isha oficer në kufi duke patrulluar, pamë gratë e fshatit që qëndronin në anë të përroit, edhe nuk kalonin matanë për tek ara me grurë ku ishin nisur për të korrur! Afrohem unë me shokun tim edhe i pyesim çfarë ka ndodhur?! Shikoni atje, na thanë edhe na treguan një gjarpër të madh mbështjellë nja 12 herë rreth vetes! Ishte gjigand! Mos u mërzitni, moj motra u thashë, se këtë punë e rregullon Hysniu! Mora automatikun, u ula në gjunjë, mora shenjë mirë dhe qëllova, vetëm me një plumb që e shpoi në mënyrë simetrike tej për tej, gjarpri u hap në gjithë gjatësinë e tij dhe nga 12 vrimat që shpoi plumbi, rridhte gjaku si çesmë! Gratë e fshatit më falenderuan dhe shkuan të korrnin grurë!”
“Bo, sa gënjeshtra të trasha ke, ti Hysni!
“Pse, ti Ylli, nuk je gënjeshtar?”
“Jo, unë jam kurvar.”
“Po mirë, si shkërdhen kur nuk gënjen ti?!”
“Po pse, doktori që na gënjen do të thotë që na shkërdhen?”
“Doktori bën gënjeshtra politike, ti i bën gënjeshtra erotike!”
“Unë nuk gënjej, mua më vijnë femrat vetë.”
“Mirë e ke ti, edhe ne i vemi doktorit vet, se ai nuk na merr me zor të na gënjejë.”
“Të kisha atë Vathin e lagjes tënde unë, o Hysni, në stafin tim do gënjeja edhe alienët!

Share This Article
4 Comments
  • Jo me kot SHBA dhe EU e kane lene PD ne krye pas shembjes se komunizmit. Keta djemte , nipcet e bllokut dhe te ish komunistave, sekretareve te partise,oficerave e sigurimsave le te presin se mos rilind koha e Enverit prape.

  • ti qenke i mbaruar edhe ne nje vend tjeter keto keshkojtur ti qe nke vertet ai qe te kam percaktuar ne nje koment tjeter me ty fyellit duhet ti biesh ne nje vrime ti tani mu mbush mendja qe ti qeknke i mbarua ..mendjen tende duhet ta kete nje kafshe nje thundrore se kush eshte do ta gjesh shume lehte me sa mer vesh ajo kafsha nga muzika aq mer vesh ti nga politika …..edhe une kam qene i perndjekur po ti qeke me te vertete i goditur me ty eshte e kote te besh debat ,,,,fat per ty qe ke shpetuar nga ai sistem gremisu felliqesire

  • Bijte e nipat e komunisteve sot ankohet kot, cfare kane vuajtur ne keto 23 vjet demokraci ? Vuajtje ishin ato para 90 :
    -3 % shans me kalu kufirin pa u vrare tek kloni, kapja i gjalle = 20 vjet burg, Fisi komplet ne internim.
    -nuk kishim liri fjale, shkoje ne burg.
    -jete qeni, ushqimi minimal, makinat nuk lejoheshin, vetem 1 here ne vitet 70 sollen banane, banonim shume ngushte, rradhat e gjata ne dyqane per gjerat me te domosdoshme ne jete.
    Kjo ishte koha e babait dhe dajes te Edi Rames,Ilir Gjonit, Dash Pezes dhe e drejtueseve te tjere te PS sot, dje PPSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *