Çmendet Messi, ja sa para shpenzoi brenda një nate. Fatura bën xhiron e botës

DITA Online

Futbollisti i Barcelonës Lionel Messi ka nisur pushimet e verës bashkë me familjen e tij pas një sezoni jo aq të mirë për ekipin e tij.

Ai është bashkuar në një festë me futbollistin e Chelsea-t Cesc Fabregas dhe kolegun uruguaian te Barcelona Luis Suarez.

Në një festë të çmendur mes miqsh ylli i Barcelonës ka shpenzuar një shumë ‘të kripur’ parash vetëm brenda një nate.

Besojeni ose jo, por “pleshti” ka harruar plot 37 mijë e 330 euro dhe fatura është zbuluar nga një prej punonjëseve të lokalit për të bërë më pas bërë xhiron e botes në rrjete sociale.

Një shumë jo aq e lartë duke llogaritur fitimet e futbollistëve, por sidoqoftë bie në sy për nga luksi i tepruar.

Sipas medieve ndërkombëtare, Messi së bashku me fëmijët dhe gruan është rikthyer në Barcelonë, pasi ka kaluar disa ditë në Ibiza.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *