Shakira nuk tregoi asnjë shenjë frike, ndërsa u bashkua me dy çita mishngrënëse, në një spot të ri publicitar. 36-vjeçarja, joshëse me një fustan të kuq, shoqërohej nga dy macet e egra, në një vendndodhje të panjohur ku u realizua spoti.
Reklama me grabitqarët u realizua për llogari të “Wild Elixir”, një aromë e re parfumi që pason “Shakira Elixir”, në vitin 2012.
Ndërkohë, gjatë së enjtes, këngëtarja kolumbiane u pa në Los Angeles, nga ku kishte udhëtuar për të shpenzuar të gjithë ditën me babain e saj.

