Akuzat e PS se LSI e ndihmoi vendin vetëm me vota dhe asgjë tjetër, reagon Luan Rama: LSI nuk e la vendin të binte në duart e kryeministrit

Gazeta Dita

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministri Rama se LSI ka dhënë kontribut thjesht me votat për reformat. Funksionari i lartë i kësaj partie pasi e cilësoi Ramën gjunjëkëputur argumentoi se si ndihma e LSI ka qenë shumë më e madhe për Shqipërinë, sidomos duke mos lejuar që të bëhej sikurse kishte konceptuar kryeministri në funksion të tij.

Luan Rama: Ai tha që LSI gjatë katër viteve në bashkëqeverisje me PS-në ka ndihmuar vetëm me votat e saj për reformat dhe nuk ka bërë asgjë tjetër. Të gjitha të mirat e tjera këtij populli ia paska bërë vetëm Rilindja. Më lejoni t’u kujtoj vetëm njërën prej tyre, më të rëndësishmen padyshim, reformën në drejtësi. Po, kryetari i Rilindjes ka një të drejtë që thotë se ne nuk e lejuam ta bënte reformën ashtu siç e kishte ideuar, konceptuar për ta realizuar ai.

Që reforma në drejtësi të shërbente që edhe ky pushtet i pavarur, pra pushteti i drejtësisë, të bëhej aneksi i Rilindjes.

Luan Rama tha se një tjetër mashtrim i Rilindjes ka të bëjë me deklaratën se në bashkinë e Vorës janë rreth 3 mijë familje që nuk kanë marrë dot hipotekat e pronësisë së tyre.

Luan Rama: I ftoj të 3 mijë familjet qytetare banore të Bashkisë së Vorës që të paraqiten nesër pranë hipotekës së Tiranës për të marrë aktet e pronësisë meqenëse tani e ka zotëria në fjalë të gjithë pjesën e tepsisë.

 

Share This Article
3 Comments
  • More pleh, populli ka zgjedhur Edi Ramen per k/minister e jo like hajdutin e kriminelin. E shihni se cfare kurdisni cdo dite vetem per te vjedhur vota, qe skandali i punesimit te jashteligjshme ne burgun e shkodres, e shume e shume te tjera, ne hipoteka, etj.

  • rEFORMEN NE DREJTESI LSI e beri nga nderhyriet e BE-se dhe te Ambasadorit Amerikan. Ilir Meta nuk ishte kurre dakorte per reformen ne drejtesi. Duke e kundershtuar reformen ne drejtesi Ilir Meta ja beri me sy Sali Berishes per te mos e votuar, dhe Iliri nxori pretendimin se po nuk u votua Refoema edhe nga opozita une nuk do ta bej votimin te njeanshem.
    Kundershtimin e LSI se per reformen te gjith e dijen, pore faktori nderkombetar intervenoi tek deputetet duke i shkeputur nje e nga nje dhe krijoi korumin per ta votuar reformen edhe pa Partin Demokratikwe.
    Ilir Meta(qe i vete mendja se jan budallej te tjeret dhe nuk e kuptojne) kure e pa qe Reforma u plotesua Korumi i tha Saliut. Tani nuk kemi se c`fare te bejm prandaj ta votojm me konsensues. Keshtu Ilir Meta mbajti vete ” aksioni” e votes me konsesnsues pore kjo u be nga forca dhe jo nga ndergjegjeja e Ikluir Metes pore kryesishte nga Ambasadoti LU.!
    Pradaj Ti Luan Rama mos u mundo te shesesh Sapuinin per djathe se shqiptaret nuk jane aqe budallej sa ju kerkoni ti Beni.
    LSI nuk ka fare merit per votimin me KONSENSUES pore nderhyrja Amerikane.!

  • LSI nuk e la vendin qe te Zbatohej ligji e te vendosej drektesia,se kembanat do te binin mbi koke e tyre. Luan ju penguat zhvillimin e vendit dhe vonuat bashkimin e shqiperise me Europen me pelivanlleqet tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *