U presin rrugën dhe i dhunojnë, dërgohen në spital kryetarja e LSI dhe ajo e LRI në Pukë

Gazeta Dita

Fushata elektorale për zgjedhjet e25 qershorit, duket se nuk po kalon plotësisht e qetë. Një rast dhune është regjistruar ditën e sotme në Fushë-Arrëz, ku kryetarja e LSI-në në Pukë, Saimira Laçi, dhe ajo e LRI, Romina Kuçi, janë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas raportimeve, Laçi dhe Kuçi ishin duke udhëtuar me makinë në momentin kur u kanë dalë përpara disa persona.

Si pasojë e dhunës, kryetarja e LRI në Pukë ka pësuar lëndime, dhe është dërguar në spitalin e Fushë-Arrzit për të marrë trajtimin mjekësor.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve

 

Share This Article
4 Comments
  • Te gjitha keto episode duken me shume si te sajuara enkas nga LSI, si alibi per te justifikuar neser cdo rezultat negativ te mundshem, larg slloganit: “LSI force e pare, force e papare!”. U foli per dy raste ne qarkun e Fierit, nje ne Lezhe ( ku u fol edhe per armatosje te popullit!) dy ne qarkun e Shkodres etj, dhe kushedi sa do te degjojme neser e ne vijim deri te premten. Megjithate nga te “dhunuarit” nuk jepet asnje prove qe te besohet, gje qe dhunuesit shkojne ne burg. Pse nuk jepet te pakten nje rast me autor dhe perkatesi, kjo e fundit pervecse si aludim?!
    Duket sikur tani ne fushate Meta, po u jep zemer ndjekesve, dhe nese, neser rezultati do te dale i pakenqashem, ai po pergatit terrenin qe te zbatoje ‘skenaret’ e tij si, mosdekretimin e qeverisesi president (nese), e qe do te beje cudira te tjera si keto. Vec dhunimeve e kercenimeve, siC pretendon, kesaj alibie i sherben dhe alarmi per “gjuetine e shtrigave’ qe ka si objekt largimin e mbeshtetesve nga administrata, heqja e 50% te numurusave te tij etj. Sidoqofte, jemi ne fushate, dhe si rendom, marrezi te tilla e kemi zakon qe pas zgjedhjeve, t’i injorojme dhe mire bejme. Se dhe çudia me e madhe zgjat vetem tre dite.

  • Ne se LSI po perdor te njejtat metoda si PD, qe ka kopjuar ato te nazisteve, per te provokuar trazira, do te zbulohen shpejt.
    Si i thone, çdo e keqe e madhe ka nje te mire te vogel, Populli ne keto 27 vjet ka mesuar shume nga kjo eksperience e keqe.
    Po ne radhe te pare duhet te distancohen te majtet e LSI-se, ne se vertet po ndodh kjo gje, do te shkaktonte shume dem te majtes shqiptare ne pergjithesi.
    Atehere po, qe kjo po behet me qellim, dhe nese nuk verehet mire, do kete kosto sh te madhe.
    Prandaj po rri ne heshtje Berisha???!!!
    Po praktikon te njejten metode, por ne radhet e te majtes!??
    Zgjohuni njeres e mos bini preh e armikut.
    Behuni grusht dhe , per kedo qe te votoni, bejeni me qetesi e kulture.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *