Rreziku që i kanoset fëmijëve shqiptarë nga loja “Balena Blu”, është shumë i madh, nëse nuk janë nën kontrollin e vazhduar të prindërve.
Pas rasteve të denoncuara në Gjirokastër e Shkodër, një tjetër rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kamzë.
Një mesazh i mbërritur në Komisariatin e Kamzës ka alarmuar uniformat blu. Në mesazh thuhet se një fëmijë 12-vjeçar ka tentuar të hidhet nga kati i shtatë i pallatit ku banonte në Kamëz, pasi luante lojën ‘Balena Blu’.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pavarësia” në Kamzë dhe forcat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje, sipas raportimeve për “News24”.
Sakaq, edhe dy zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
